Lajme
Nishani zbulon skenarin e Ramës për Reformën në Drejtësi
Presidenti Nishani është i shqetësuar për korrupsionin në politikë. Ai ka paralajmëruar një skenar sipas të cilit maxhoranca do të kërkojë të miratojë pa konsensusin e opozitës ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Në një intervistë për Panorama Presidenti është shprehur se maxhoranca nuk i ka e vetme votat dhe për këtë arsye reforma mund të miratohet me ‘blerjen’ e votave të disa deputetëve të Kuvendit.
Familja Mitsotakis drejt rikthimit në pushtet. Djali i ish-kryeministrit zgjidhet në krye të Demokracisë së Re
Eksperimentit me Aleksis Tsipras duket se po i vjen fundit. Zhgënjimi i grekëve po i jep kohë opozitës konservatore të ridimensionohet në një kohë të shpejtë.Demokracia e Re ka zgjedhur liderin e ri të saj pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Samaras dhe drejtimit provizor të opozitës nga Vangelis Meimarakis. Kryetari i ri i Demokracisë së Re te do të jetë Kyriakos Mitsotakis, djali i ish-kryetarit dhe ish-kryeministrit Konstandinos Mitsotakis.
Aktivizohet sërish vullkani Shiveluch në Rusi(foto)
Mediat ruse njoftojnë riaktivizimin e vullkanit Shiveluch në gadishullin e Kamchatka. Aktiviteti i tij po vjen në rritje dhe kjo ka çuar në spekullimin se mund të ketë një shpërthim të madh. Vullkani u aktivizua ditën e djellë duke nxjerrë një re tymi që arriti 7 km në atmosferë. Vullkani u aktivizua edhe gjatë vitit 2015.
Izrael, ndalohet futja në kurikula e një romani. “Haaretz” shkruan për një diktaturë fetare të së djathtës dhe për një “luftë të ftohtë civile”
Situata e brendshme politike në Izrael po shkon drejt tensionimit të vazdhueshëm. Nuk është vetëm çështa palestineze, apo problemi demografik, por adoptimi i tyre si probleme, zgjidhja e të cilave ka sjellë ngurtësimin e qeverisë në pozicione që shihen si jodemokratike. Në një shkrim në të mirënjohurën “Haartez”, nënvizohet se pas formulës së kryeministrit Beniamin Netanjahu: “Unë nuk do të pranojë dy shtete brenda Izraelit”, po kalohet në një situatë që autori Roger Alpher e quan “Luftë e Ftohtë Civile”. Premisat janë të qarta.
Një përvojë e vjetër europiane/Gjykatësi: “Unë ha çdo gjë”
Kohët e fundit po flitet shumë për gjyqtarë të korruptuar në Shqipëri. Për reformë në drejtësi, e për tërmete që do të shkundin nga vendi të keqen që e ka mbërthyer për fyti vendin. Do shpresuar përherë.
Thahet plotësisht liqeni i dytë më i madh në Bolivi – 1000 km2
Liqeni i dytë më i madh në Bolivi, Poopo, 1000 km2 sipërfaqe ujore, është tharë plotësisht. Humbja kishte nisur një dekadë më parë, kurse më 17 dhjetorin e kaluar u raportua tharja në masën 99.9% të tij. Ai merrte ujë nga lumi Desaguadero i cili rrjedh nga loqeni më i madh i Boliviaë, Titicaca. Poopo ndodhet në lartësinë 3 700 m.
Familjarët e gjyqtarëve shqiptarë të punësuar në poste të privilegjuara në sistemin e drejtësisë
Gjyqtarët e republikës janë vendosur nën shënjestër për shkak të reformës në drejtësi, e cila do të fillojë së pari me një vlerësim të të gjithë trupës gjykuese, por dhe asaj hetimore ekzistuese. Një nga kriteret e verifikimit do të jetë dhe analiza e pasurisë së tyre, ku do të shihet nëse ajo justifikohet.
Veliaj, gati një tjetër parkim me konçesion te Stacioni i Trenit
Pa u shuajtur akoma jehona e parkimit nëntokësor te Parku Rinia, Erion Veliaj njoftoi edhe ndërtimin e një parkimi tjetër publik në zonën ku do të shtrihet Bulevardi i Ri.
“Jemi të vendosur që të ecim me po të njëjtin ritëm edhe gjatë vitit 2016. Ambicia jonë është që brenda këtij viti, ne të kemi filluar punimet e parkingut nëntokësor për 400 makina, në zonën ku Unaza dhe ish-stacioni i Trenit puqet me Bulevardin e Ri. Kemi vendosur për një hapësirë për trenin që do të mbërrijë në Tiranë, si një stacion terminal, por jo si një parking vagonash”, theksoi Veliaj.
Kadare injoron Nishanin
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit Bujar Nishani për të marrë medaljen e "Urdhërit të Flamurit" me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij. Nishani zbuloi në darkën me gazetarët se i është drejtuar me një letër Kadaresë, por nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga shkrimtari. "Eshte një fakt që nuk e kam bërë publik në media. Por e vërteta është se i kam dërguar me shkrim një letër shkrimtarit, ku sugjeroja prezencën e tij në Tiranë për të marrë medaljen më të lartë që kemi "Urdhrin e Flamurit", pikërisht në vitin e 80 të lindjes së tij.
