Lajme
Serbia: Reduktimi i personelit të KFOR, me pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë
Mund të duket disi e papritur por Serbia kërkon që numri i trupave të KFOR-it, misioni i NATO-s në Kosovë, të mos reduktohet në personel. Sipas shefit të Shtabit të ushtrisë serbe, gjeneral Ljubisa Dikovic, një masë e këtillë, do të kishte implikime në sigurinë e shtetit kosovar. Qëndrime të tilla. Dikovic i shprehur gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta, të enjten datë 11 shkurt.
Gjiu i Vlorës, 439 mijë m2 jepen për akuakulturë një kompanie turke?
Kreu i Departamentit të Çështjeve Mjedisore në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar përmes profilit të tij në “Facebook” një projekt që e sheh Gjiun e Vlorës si hapësirë për shfrytëzim për akuakulturë. “Nuk ka mundesi te jene vec te cmendur. Gjithe Gjiri i Vlores po jepet per akuakulture PA ASNJE (i) vleresim strategjik mjedisor, (ii) vleresim te thelluar te ndikimit ne mjedis, (iii) vleresim te ndikimit kumulativ, (iv) batimetrise se Gjirit, dhe (v) ne dhunim te Direktives se Bashkimit Evropian! 438,880 m2 shfrytezim me 1 leje! 5 te tjera aplikuar”, shkruan Malltezi.
Sindroma “Nexhmije” “kap” edhe Europën. Gjyq publik ndaj “Corriere della Sera” për intervistën me Putin
Disa ditë më parë gazeta italiane “Corriere della Sera” i mori një intervistë presidentit rus, Vladimir Putin.
Demokracia si kryefjalë e opozitës
Axhenda e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, ka përfshirë edhe nja takim me kreun e opoiztës, Lulzim Basha. Duke vlerësuar rëndësinë që ka roli i një opozite në vende si Shqipëria, po përcjellim atë që Basha tha pas takimit me Kerry:
Njohja e fesë, pjesë e programit shkollor. Tirana zyrtare tërhiqet nga qëndrimi për një Marrëveshje të re të Ohrit
Duket se njoftimet paraprake të medias për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, kanë qenë të pasakta. U tha se në takim do të flitej për muxhahedinët e opozitës iraniane dhe se do të kishte edhe një marrëveshje, por kjo në fakt është mohuar nga kryeministri Edi Rama. Duket se pika kryesore ka qenë siguria në rajon dhe kërcënimet nga terrorizmi ndërkombëtar, në aktivitetet e të cilit, Ballkani zë një vend jo të vogël.
Rusia planifikon mbrojtjen nga goditja e trupave qiellorë përmes raketave balistike ndërkontinentale
Rusia po mendon të mbrohet nga goditjet e meteorëve, apo trupave qiellorë që i drejtohen Tokës, duke përdorur raketat balisitike ndërkontinentale. Lajmi vjen nga agjencia shtetërore TASS, e cila citon drejtuesin e kërkimeve shkencopre në këtë fushë në Byronë e Projektimit Raketor Makeyev, Sabit Saitgarayev. Objekt i goditjes do të jenë meteorët me përmasa 20-50 m dhe si testim do të përdoret asteroidi 99942 Apophis, qëe sipas Saitgarayev do të kalojë në një distancë të rrezikshme me Tokën në vitin 2036.
“Kam një vit pa dhënë leje ndërtimi. Do jem i pakursyer për lejet për mjedise sportive”
Bashkia e Tiranës do të mbështesë krijimin e ambiente sportive në institucione të arsimit publik dhe privat. Për të promovuar nismën e tij të re, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka zgjedhur një universitet privat, “Marin Barleti”. “Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ne jemi sot një nga qytetet më obeze në Europë. Në fakt, 20% e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç, janë zyrtarisht obezë. Tirana është qyteti i tretë në Europë kur vjen puna te shëndeti dhe obeziteti i fëmijëve. Kjo nuk është një lloj kupe që ne dëshirojmë”, tha Veliaj.
I qartë për interesat amerikane; Aleatë për terrorizmin, reformat në dorën e shqiptarëve
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka dhënë një mesazh të qartë ditën e sotme, në konferencën për mediat me kryeministrin Rama. Ai vlerësoi mjaft rolin e Shqipërisë në partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri, duke vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në konfliktet në Lindjen e Mesme, si edhe në luftën ndaj terrorizmit. Kerry e vuri theksin në reformën në Drejtësi dhe tha se ky proces duhet të përfundojë, duke shtuar edhe ndihmën e pakursyer të SHBA-ve për këtë proces.
Mungesa e investimeve të huaja lidhet me vendimet politike dhe jo me mungesën e tregut të kualifikuar të punës
Dy përfaqësues të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregëtisë në Shqipëri, Rolf Castro-Vasquez, president dhe Alexander Zsolnai, zëvendëspresident dhe Përgjegjës Thesari, kanë dhënë një intervistë për revistën ekonomike “Monitor” në të cilën japin disa mendime për klimën e biznesit në Shqipëri. Është folur gjatë për investimet e huaja direkte dhe qeveria është përpjekur të japë idenë se ato mungojnë sepse nuk ka treg pune dhe krah pune të kualifikuar. Për dy përfaqësuesit gjermanë ka edhe arsye të tjera: “Qeveria ka bërë përpjekje për të tërhequr Investime të Huaja Direkte.
Rreth 1 milionë qytetarë janë pajisur me karta shëndeti
Pajisja e qytetarëve shqiptarë me karta shëndeti duket se ka ecur mirë. Sipas Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor deri më tani janë pajisur me karya shëndeti 941 mijë e 954 qytetarë. “FSDKSH bën me dije se vetëm për periudhën 05 janar – 11 shkurt 2016, janë shpërndarë rreth 249,528 karta shëndeti, në të gjithë Shqipërinë, për të gjitha kategoritë përfituese të skemës së sigurimit shëndetësor, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 692,426 karta shëndeti.