Lajme
Modeli kroat për antikorrupsionin, axhenda e LSI-së dhe Byroja e Hetimit si kartë rezervë
Reforma në Drejtësi është me gjasë kushti i ekzistencës së koalicionit aktual qeverisës. Kjo u bë e qartë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një interviste të paradisa ditëve deklaroi se nëse ajo nuk miratohet, marrëdhënia me Lëvizjen Socialiste për Integrim, prishet. Pika kritike e kësaj marrëdhënieje që po merr shkas nga “lexime” të ndryshme të draftit të të propozuar nga ekspertët, është njësia antikorrupsion, e cila së fundmi, është shoqëruar me propozimin e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Hapet rruga për ndërtimin/Nga 31 marsi, aplikim online për leje
Qeveria e tanishme e nisi rrugën e vet duke iu kundërvënë ndërtimeve pa leje. Apo katastrofës në territor. Por brenda këtyre fjalëve ka edhe ndonjë përjashtim që nuk harrohet kollaj, pasi na sjell parasysh sesa lehtë mund të shkelet ligji në Shqipëri. Pallati në Vlorë, i njohur si pallati i Lulzim Bashës, ishte me leje, e megjithatë ai u prish, ndërkohë që u deshën disa reagime në media, që Bashkia e Tiranës, INUV, INUK, apo Ministria e Kulturës të shikonin ndërtimin që mbiu befas një ditë në mjediset e Kinema “Millenium”.
Përjetimi i ngjarjeve/Associated Press i hap rrugë “gazetarisë 3D”
Associated Press njofton se do të hapë shumë shpejt një kanal transmetimi video ku operohet me gazetarinë 3D(immersive journalism – përkufizimi këtu: https://en.wikipedia.org/wiki/Immersive_journalism) dhe teknologjinë e realitetit virtual. AP-ja do ta vërë në funksionim këtë kanal në bashkëpunim me AMD, duke ofruar kështu për shikuesit një mundësi të “përjetimit” të lajmeve dhe ngjarjeve.
Praktikat e pazakonshme të OSHEE-së dhe një Ent Rregullator që ngre supet
Drejtuesja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati ka përsëritur sot kërkesën që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, t’i japë fund praktikës së deritanishme të tenderave të energjisë. Kjo praktikë qëndron jashtë ligjit për prokurimet dhe ndjek këtë logjikë: OSHEE merr fillimisht ofertat nga tregtarët privatë dhe pas tenderit hyn në negociata individuale me secilin prej tyre. Diçka krejt origjinale, por që ka sjellë ankesa nga tregëtarët.
Betejë për uljen e taksave vendore
Taksat vendore do të gjykohen në Gjykatën Administrative. Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë ka protestuar sot para Bashkisë së Tiranës, duke deklaruar se do të kërkojë shprehjen e gjykatës për një çështje që prek interesat edhe të qytetarëve. “Në çdo vend normal të botës së lirë, në fillim bëhet një studim se si do të rriten taksat dhe tatimet, shihet se sa rritet puna jonë, në çfarë shifrash, dhe në mënyrë propocionale, pushteti qendror dhe ai lokal fillon dhe rrit taksat.
Ballkani Perëndimor, shtojcë e Austrisë në politikën ndaj refugjatëve. Konferenca e Vjenës lë jashtë Greqinë
Nesër zhvillohet në Vjenë një konferencë e përbashkët mes Austrisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Bullgarinë, në nivel ministrash të Jashtëm dhe të Brendshëm. Takimi organizohet nga pala austriake dhe në të njoftohet se janë ftuar të marrin pjesë ministra nga Shqipëria, Bosnje - Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Serbia dhe Sllovenia.
Presidenti që "shet" lajme
Një muaj pasi njoftoi vendimin për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin "Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave’”, presidenti Bujar Nishani ka njoftuar për së dyti dërgimin e çështjes në Gjykatë.
Parku i Liqenit/Fëmijët do të luajnë pranë një “Grand Kafe”
Gazeta “Shqip” publikon sot një dokument që provon se ndërtimi te Parkuni Liqenit të Tiranës, për të cilin protestohet sot, është nisur të projektohet që në maj të vitit 2015. Iniciativën e ka marrë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili ka kontaktuar sipërmarrje private pqr konsulencë për hartimin e masterplanit të liqenit dhe pesë projekteve pilot. Po dje arkitekti gjerman i këndit të lojërave, Peter Ëilson, shpjegoi në një intervistë televizive se “parku do të jetë 50 për qind më i madh, ndërsa do të ketë edhe një urë përmes liqenit”.
Të varfër dhe të shtrenjtë
Shqipëria është në listën e 50 vendeve botërore më të lira për të jetuar. Por, e krahasuar me vendet fqinje ballkanike, Shqipëria duket më e shtrenjtë, e renditur e 28-ta në këtë listë..
GoBankingRates ka kryer këtë renditje, shkruan gazeta prestigjioze Time.com, duke marrë në konsideratë 4 tregues të përballueshmërisë: fuqia blerëse, indeksi i qirasë, indeksi i çmimit të ushqimeve dhe i shërbimeve e të mirave, krahasuar me standardin e NeëYork.
Jamarbrit i del emri, prishi ndërtime në Jalë për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi turistik
Sot është kordinator i Partisë Demokratike, karrierë politike që ia dedikon vjehrrit të tij Sali Berisha. Jamarbër Malltezi ka denoncuar nga foltorja e PD-së çështje që sipas tij lidhin qeveritarë të sotëm me skandale korruptive. I specializuar në sektorin e urbanistikës dhe territorit, Jamarbër Malltezi është përmendur në një raport të Bankës Botërore se gjatë kohës që ka qenë drejtor i njësisë së kordinimit e ka përdorur projektin për menaxhimin e bregdetit të Jugut për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi turistik.
