Lajme
Një muze nënujor për krizën e refugjatëve në Europë
“Museo Atlántico” ndodhet në Spanjë në ishullin Lanzarote dhe ai konsiston në disa skulptura të instaluara nën ujë. Një metaforë për krizën e refugjatëve në Europë përmes skulpturave që paraqesin apo marrin shkas nga njerëz të vërtetë. Ato janë realizuar nga artisti britanik Jason deCaires Taylor. Muzeu hapet në 25 shkurt dhe vizitorët do të detyrohen të zhyten nën ujë.
Një zhurmë misterioze në Oregon të SHBA
Një spital në Los Angeles paguan hakerët 17 000 $ në Bitcoin për të rivënë në punë sistemin kompkuterik
“Reuters” njofton për një ndodhi “të çuditshme”: një spital në SHBA ka paguar hakerat për të rimarrë kontrolin e sistemit kompjuterik, pas një sulmi kibernetik. Më tej akoma, pagesa u bë në Bitcoin, në vlerën ekuivalente me 17 mijë dollarë. Subjekt i lajmit është Qendra Mjekësore Presbiteriane në Hollywood e cila ka realizuar këtë ndërhyej me anë të njerëzve që operojnë jashtë ligjit. “E shpejtë dhe efiçente”, kështu cilësohet rruga e gjetur për të zgjidhur një problem shumë serioz.
Tarkhan, rroba e endur më e vjetër në botë
Kjo bluzë(?) është veshja e endur më e vjetër në botë që njihet. 5500-5100 vjet e vjetër, ajo është quajtur “Tarkhan” dhe është gjetur në varr në Egjipt. E endur nga fibra bimësh, apo lëkurë kafshësh, ajo i ka mbijetuar kohës.
Ishte Cani që hoqi Canin
Është arrestuar pasditen e sotme drejtori i Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë, Androkli Kokthi. 40 vjeçari ishte në hetim disa mujor nga Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që edhe ka kërkuar arrestimin. Prokuroria ka lëshuar urdhrin dhe Kokthi ndodhet në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës me mallrat e sekuestruara. Kokthi është një drejtues i njohur në Tatime dhe jo pak i përfolur. Para një viti një punonjës i tij e akuzonte për vonesa në kontrollin e subjekteve, duke shkaktuar evazion. Këtu video e këtij denoncimi:
Berisha paralajmëron revolucion për të kundërshtuar konçesionin e TVSH-së
Ish-kryeministri Berisha ka komentuar në parlament shkarkimin e Skëlqim Canit nga Ministria e Financave dhe emërimin në vend të tij të Arben Ahmetajt. Berisha tha se ky ndryshim mund të çojë në destibilizimin e vendit, pasi opozita nuk do të pranojë konçesionin për administrimin elektronik të TVSH-së, arsye për të cilën sipas tij u shkarkua edhe ish-ministri Shkëlqim Cani. “Ministër që shkarkohet se nuk donte të lejonte një marrëveshje korruptive nuk kam parë unë. A doli se është TVSH e Olsit dhe Edit sepse ai zotëria që hoqët nuk pranonte ta firmoste atë.
Modelet e gabuara me restaurimet
Arsyetimi i zonjës Lejla Hadzic, drejtuese e organizatës së shoqërisë civile CHwB Albania, në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me restaurimin e hamamit në kalanë e Krujës dhe kritikat që ka pasur për mënyrën e ndërhyrjeve, janë të prezantuara verën e vitit të kaluar. Në atë kohë u bë edhe përurimi i përfundimit të punimeve, të cilat me sa di unë i ka përshëndetur edhe vetë Kryeministri Edi Rama.
Kompanitë e kasave fiskale: Sistemi “Nexus” ka probleme
Është folur disa herë për teknologjinë e investuar në sistemin tatimor, apo edhe në atë që operon në treg për fiskalizimin e transaksioneve apo pagesave. Por vetë drejtuesit e kompanive të kasave fiskale, pohojnë të kundërtën: sipas tyre sistemi në vetvete duhet të përditësohe. Në intervista të realizuara nga “Tema Tv” drejtuesit e kompanive, Bledi Balla i “AED”, Ilir Kumbaro i “Iva Elektronik” dhe Endri Bedini i “BNT” pranojnë se ndërhyrja me teknologji të re është e domosdoshme. Për më tepër që edhe sistemi “Nexus” në Tatime ka provuar dobësi.
Sulmohet autokolona turke, 7 ushtarë të vrarë
Një bombë me telekomandë vuri në shenjestër-mengjesin e së enjtes disa makinë të ushtrisë turke në provincën juglindore të Dijarbakërit, në Turqi. Të paktë shtatë ushtarë humbën jetën. Ngjarja vjen një ditë pas sulmit me autobombë në Ankara ku humbën jetën 28 persona dhe u plagosën mbi 60 të tjerë, jo shumë larg ndërtesave të ministrive, parlamentit dhe shtabit të përgjithshëm të ushtrisë. Atentatori i sulmit kamikaz quhet Saleh Nexhar (Saleh Nejar) dhe është anëtar i milicisë kurdo-siriane YPG, që kishte hyrë në Turqi, me valën e emigrantëve.
Apeli jep arrest me burg për ish-ministrin. Ksera: Më diskriminoni nga kombësia greke
Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera i arrestuar pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ish-Ministri kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, por Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Ksera e quajti diskriminues vendimin e Gjykatës së Apelit duke thënë se trupa mori këtë vendim për shkak të kombësisë greke të tij. Ndërsa avokati i ish-ministrit tha se do t’I drejtohet Gjykatës së Lartë për rievokimin e masës së sigurisë.
