Lajme
Një paradë për bamirësi nga studentët e Kembrixh
20 studentë të Universitetit të Kembrixhit kanë zhvilluar një paradë para 1000 personave me veshje të realizuar prej vetë tyre. Për bamirësi për Cambridge House në Londrën Jugore. Një mënyrë origjinale për të kontribuuar në zbutjen e disa problemeve sociale.
http://en.protothema.gr/see-cambridge-university-students-walking-down-t...
Zbulohet një kompozim i përbashkët i Mozart dhe Salierit
Një kompozim i Wolfgang Amadeus Mozart dhe Antonio Salierit është gjetur në muzeun kombëtar në Çeki. Lajmi bëhet i ditur nga “AFP”, e cila referon edhe zëdhënësen e muzeut, Sarka Dockalova, e cila deklaroi se “bëhet fjalë për një kompozim të përbashkët të Mozart dhe Salierit me libret të Lorenzo da Ponte”. Vepra mendohej e humbur prej kohësh, ndaj edhe gjetja e saj i shton vlerën.
Rama: Truri elektronik për mbledhjen e TVSH-së do eleminojë konkurencën e pandershme
Gjatë një vizite në fabrikën e tullave "KID-ALB shpk", kryeministri Rama deklaroi se lufta kundër informalitetit po jep rezultate, por ka akoma shumë për të bërë. Sipas tij nisma për instalimin e një sistemi që do të bëjë të mundur raportimin elektronik në kohë reale të TVSh-së, do të eleminojë konkurrencën e pandershme.”Ne po përpiqemi dhe bëjmë çmos të mos e stresojmë biznesin. Kemi ndryshuar taktikë sepse tani jemi në një fazë tjetër. Kemi një tru elektronik në tatime që bën gjithë mbledhjen e xhirove dhe që jep alarm kur ka devijime.
“Heqja e sanksioneve ruse ndaj produkteve shqiptare, në dorë të Tiranës. Rusia, e pavëmendshme sa duhet për rigjallërimin e miqësisë shqiptaro-ruse”
Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksander Karpushin, i ka dhënë një intervistë gazetës “Shqip”, që publikohet sot, një ditë pas vizitës në Tiranë të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Intervista lidhet me Ditën e Diplomatit, që është më 10 shkurt dhe trajton aspekte të historisë së diplomacisë në këtë vend të madh. Por ajo merr në vështrim edhe marrëdhëniet me Shqipërinë, që kanë një specifikë të vetën, të paktën gjatë mesit të shekullit të 20-të.
PD-ja propozon energji elektrike falas për familjet e varfra
Partia Demokratike ka bërë një tjetër propozim me natyrë sociale. Ose më saktë gati humanitare. Ajo ka propozuar një projektligj që rregullon të drejtën për energji falas për familjet e varfra, me një kosto që shkon jo më shumë se 500 milionë lekë në vit. Drafti, parashikon që familjet e varfëra të marrin 90 kilovatë/orë energji falas në muaj, nga qershori në tetor dhe 150 kilovatë për 6 muajt e tjerë më të ftohtë të vitit dhe sipas deputetit Dashamir Shehi nisma niset edhe nga dy premisa: “Keni çuar policinë të mbledhë lekët, keni rritur çmimin, do bëni ndonjë lëshim?
Tirana pranon strehimin e 2 mijë muxhahedinëve iranianë
Mediat e huaja i bënë jehonë vizitës së sekeretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë dhe një marrëveshje të mbyllur me qeverinë shqiptare për strehimin në Shqipëri të 2 mijë muxhahedinëve iranianë. Iefimerida.gr raporton se nuk është hera e parë që qeveritë shqitarë marrin përsipër të strehojnë muxhahedinë. I prari që pranoi një kërkesë të amerikanëve për strehimin e 210 muxhahedinëve të opozitës iraniane ishte ish-kryeministri Berisha në Maj të vitit 2013. Edi Rama ra dakord të pranojë 2 mijë nga 2 mijë e 800 të tillë që gjenden aktualisht në bazën amerikane “Liria” të Irakut.
Tjetër minus për INSTAT. Ministri i Bujqësisë: “Të dhënat për vitin e kaluar, joobjektive”
Të dhënat e INSTAT marrin një tjetër minus besueshmërie dhe kësaj radhe nga brenda vetë qeverisë. Në një intervistë dhënë për gazetën “Shqip”, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka hedhur poshtë statistikat e INSTAT-it për eksportet bujqësore.
Arben Ndoka në prezantimin e prefektit të Lezhës
Deputeti i dorëhequr menjeherë pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin, Arben Ndoka ka marrë pjesë si përfaqësues i mazhorancës në prezantimin e prefektit të ri të qarkut të Lezhës, Eduart Ndreca. Opozita ka denoncuar daljen sërish në skenë të ish-deputetit socialist të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Gwyneth Paltrow nuk zhgënjen pavarësisht moshës...
Aktorja e vlerësuar me çmimin Oscar, Gwyneth Paltrow është fotografuar në Malibu për nevojat e një fushate fotografike duke treguar se dieta dhe palestra kanë dhënë rezultate të kënaqshme..
Bosnje-Hercegovina troket në derën e BE-së
Bosnja-Hercegovina paraqiti kërkesën zyrtare për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, megjithëse Brukseli thotë se Sarajeva nuk ka përmbushur të gjithë kushtet.
