Lajme

Pezullohet puna në Gjykata, avokatët kundër ligjit të sigurimeve

Postuar në 08 Shkurt, 2016 12:08

Ligji për rritjen e sigurimeve për profesionet e tlira ka bërë që avokatët të hidhen në grevë, ndërsa është pezulluar puna në gjykatat e vendit. Kështu, mësohet se avokatët e Fierit kanë bojkotuar të gjitha çështjet gjyqësore.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Zenun Hajdërmataj pohoi se nëse nuk ndryshon vendimi për tarifat minimale të pagës. “Jemi të gjithë të bashkuar. Kush shkel vendimin do ketë masë disiplinore”, tha Hajdërmataj.
Ndër të tjera vetëm ditën e sotme ishin rreth 60 çështje civile dhe penale.

Teknologjia e informacionit, Shqipëria e fundit në Europë

Postuar në 08 Shkurt, 2016 10:35

Shqipëria renditet e fundit në Europë në indeksin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit (IDI) për vitin 2015 dhe e 94-a në botë, sipas një renditjeje të publikuar së fundmi nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) në raportin “Matja e Shoqërisë së Informacionit”.
Nga tre nënindekset, Shqipëria renditet më mirë në atë të aftësive, ku është në vendin e 61 dhe më keq në atë të aksesit, ku është e 105-a në botë, ndërsa është e 81 në indeksin e përdorimit raporton Monitor.

Goditet me vezë e domate ministri Beqaj (Video)

Postuar në 08 Shkurt, 2016 10:24

Makina e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj është goditur me vezë nga aktivistë të Aleancës Kuq e Zi.Incidenti ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne jashtë ministrisë që ai drejton, teksa aktivistët e AK-së po e prisnin Beqajn aty.
Aktivistët mësohet se kanë thirrur ndaj tij: “Hajdut, hajdut”, teksa kanë qëlluar mbi makkinën e tij dhe stafin e Beqajt. Burime nga policia thonë se në momentin e ngjarjes, ministri Beqaj nuk ka qenë në makinë.
Me protestat me vezë dhe domate Aleanca Kuq e Zi po ndjek shembullin e opozitës në Kosovë që ka sulmuar disa ministra në këtë mënyrë.

Propozohet forcë ushtarake europiane për të ruajtur kufijtë e Greqisë

Postuar në 08 Shkurt, 2016 09:58

Greqia po përballet me një qëndrim të ashpër nga ana e partnerëve lidhur me çështjen e refugjatëve. Disa prej shteteve anëtare të BE po insistojnë se duhen gjetur mënyra për tjera për të kufizuar flukset e refugjatëve që mbërrijnë në vendet e tyre.
Përherë e më tepër po shtohen skenaret, sipas të cilave vendet e BE do të bashkëpunojnë më shumë me Maqedoninë dhe Serbinë se sa me Greqinë.

Arrestohet biznesmeni Sait Fishta

Postuar në 07 Shkurt, 2016 23:18

Është arrestuar sot në mbrëmje Sait Fishta, biznesmen dhe ish-kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit. Po kështu Fishta ka qenë më herët kandidat edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Sot paradite mediat njoftuan se u vendos sekuestro preventive për 9 pallate në Velipojë, që ishin ndërtuar nga Fishta. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorisë në Shkodër.

http://www.m.lapsi.al/lajme/2016/02/07/arrestohet-sait-fishta-kandidati-...ër-deputet-në-shkodër#.VrfCCq-kqrU

Matteo Renzi propozon votim në popull për Presidentin e Komisionit Europian

Postuar në 07 Shkurt, 2016 22:13

"Nuk durohen këta teknokratët, të cilët nuk e dinë se çfarë do të thotë marrëdhënie me qytetarët". Kryeministri italian, Matteo Renzi deklaroi se Partia Demokratike italiane e qendrës së majtë do të propozojë  një votim të hapur  me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për  pasardhësin e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Firmoset zyrtarisht “divorci” i qeverisë me Crown Agents

Postuar në 07 Shkurt, 2016 18:01

Kontrata dyvjeçare mes qeverisë dhe kompanisë konsulente “Crown Agents” ka mbërritur zyrtarisht në fund. Edhe pse e ka cilësuar si një bashkëpunim të suksesshëm, Ministria e Financave nuk e ka rinovuar edhe një tjetër vit kontratën me kompaninë britanike, një mundësi kjo që ishte parashikuar që në momentin e nënshkrimit, por ka vendosur t’i japë fund asaj.

Platforma ekonomike e PD; Ulje e taksash dhe thjeshtim procedurash

Postuar në 07 Shkurt, 2016 17:46

Partia Demokratike njoftoi se vijon konsultimin e programit të saj të bazuar në një platformë ekonomike që synon ulje të taksave. Propozimet janë vendosja e taksës së sheshtë në nivelin 9% mbi të ardhurat dhe kontributet, ulja e normës së TVSH në nivelin 15%, eleminim i taksave të fshehta apo tarifave administrative paralele siç jane taksat mbi karburantet dhe ambientin dhe lehtësim të procedurave.

Ngjela e nxjerr pa dashje Ilir Metën si njeriun më të mençur në Shqipëri

Postuar në 07 Shkurt, 2016 16:34

Ngjela e nxjerr pa dashje Ilir Metën si njeriun më të mençur në Shqipëri

Vonesat për skanimin, problem i krijuar nga Drejtoria e Doganave. “Masa kundër terrorizmit dhe nevojë për disiplinë”

Postuar në 07 Shkurt, 2016 14:38

Prej disa ditësh raportohet në media një problem i lindur në dogana mes bizneseve dhe konçesionarit të skanimit. Vonesat në përpunimin e automjeteve dhe kufizimi i orareve për ata që eksportojnë, kanë sjellë jo vetëm orë të zgjatura, por i kanë hapur rrugë edhe korrupsionit. Mirëpo sot gazeta “Shqip” shkruan se shkak për këtë situatë është bërë një urdhër i lëshuar nga Drejtori e Përgjithshme e Doganave në muajin dhjetor, përmes të cilit detyrohen degët doganore që të aplikojnë oraret e kthyera në problem.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme