Lajme

Të sigurta janë taksat dhe vdekja

Postuar në 06 Prill, 2016 10:32

Benjamin Franklin nuk kishte dëgjuar për Mossack Fonseca, kur ai vërejti “asgjë nuk mund të thuhet që është e sigurt, përveç vdekjes dhe taksave”. Firma ligjore me bazë në Panama mund ta kishte ndryshuar mendjen e tij shkruan The Economist.
Kompani të tilla si Mossack janë të specializuara për të ndihmuar të huajt të fshehin pasurinë. Klientët mund të duan të mbajnë paratë larg nga gratë me të cilat do divorcohen së shpejti, të shmangin sanksione, të pastrojnë paratë, ose të shmangin taksat.

238 milionë euro jashtë vendit nga bankat dhe kompanitë celulare

Postuar në 06 Prill, 2016 10:10

Sipërmarrjet e huaja që operojnë në Shqipëri kanë transferuar jashtë vendit 238 milionë euro në 2015-n, me një rritje prej 11% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Në krahasim me 2013-n, fitimi i transferuar është trefishuar

Zbulohet arsyeja pse Berisha sulmoi Sorosin 2 muaj më parë

Postuar në 05 Prill, 2016 23:54

Për herë të parë akuzohen për korrupsion në tendera dhe zyrtarë të huaj

Postuar në 05 Prill, 2016 20:30

TemATV raporton mbi një aferë të mundshme korruptive q

"Komplekset e inferioritetit kanë prodhuar amplifikimin dhe delirin për gjuhën dhe kulturën"

Postuar në 05 Prill, 2016 20:28

Primo Shllaku, poet dhe studiues ka qenë sot në emisionin "Zululand" ku është folur për kulturën, gjuhën, letërsinë.

Dorëheqja e kryeministrit të Islandës, efekti “pa bereqet” i Panamasë

Postuar në 05 Prill, 2016 19:29

Efektet e mega-skandalit financiar “Panama Papers” kanë prodhuar zhvillime polutike në Islandë. Mediat islandeze raportojnë se kryeministri, Sigmundur Gunlaugson dha dorëheqjen pas protestës masive kundër tij. Ai dyshohet se ka fshehur të ardhurat përmes një kompanie offshore të themeluar nga bashkëshortja e tij në Panama.  Gunlaugson fillimisht refuzoi të dorëhiqej dhe i kërkoi presidentit shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Dorëheqja e tij mund të ketë një efekt zinxhir edhe për qeveri të tjera të përfshira në skandal.

Kanamara Matsuri – Festivali i Penisit në Japoni

Postuar në 05 Prill, 2016 19:01

Në Japoni që nga viti 1977 zhvillohet Festivali i Penisit. Një aktivitet ku adhurues të penisit, femra, dalin dhe zhvillojnë një paradë festive duke mbajtur në duar penisë – objekte. Festivali qëuhet Kanamara Matsuri dhe thuhet se origjina e tij shkon deri në shekullin e 17-të. 

Kostoja e rindërtimit të Sheshit Skëndërbej 6 deri në 7 milionë euro (Foto)

Postuar në 05 Prill, 2016 17:49

Rindërtimi i Sheshit Skëndërbej do t’i kushtojë Bashkisë së Tiranës 6 deri në 7 milionë euro. Të paktën kaq para ka kërkuar bashkia nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, që është nën administrimin e qeverisë. Kosotoja paraprake është vlerësuar nga specialistë të Bashkisë dhe sipas drejtorit të Urbanistikës Joni Baboçi, shuma finale do të saktësohet nga projekti i zbatimit. Gjithsesi kostoja përfundimtare mund t’i tejkalojë parashikimet.

Kryeministri i Islandës kërkon shpërndarjen e Parlamentit

Postuar në 05 Prill, 2016 17:43

Kryeministri islandez, Sigmundur Gunnlaugsson, i përmendur në “Letrat Panameze” është vënë përballë një vale protestash në vendin e vet. Ai është përpjekur të mohojë se ka bërë shkelje të ligjit, por kjo nuk e ka qetësuar situatën. Pasi opozita kërkoi mocion mosbesimi, kryeministri i kërkoi presidentit të vendit, Olafur Ragnar Grimsson ashpërndarjen e Parlamentit, por ky i fundit ka dekalruar se do të bisedojë me partitë politike. 

“Letrat Panameze” , një kronologji dhe pikëpyetja: Pse nuk figuron asnjë amerikan?

Postuar në 05 Prill, 2016 14:49

“Panama Papers”, apo “Letrat Panameze” është emri mediatik që i është vënë rrjedhjes më të madhe të dokumentacionit financiar në histori. Janë 11.5 milionë dosje, që prekin kompoani, politikanë, apo persona nga 200 vende,  të nxjerra nga baza e të dhënave të “Mossack Fonseca”, një nga katër kompanitë më të mëdha në botë offshore, pra nga ato kompani që bëjnë transferimin e pasurisë “jashtë”, në ato vende ku taksat janë shumë të ulëta dhe ku sigurohet sekreti bankar.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme