Lajme
Refugjatët refuzojnë të largohen nga kampet e Idomentit dhe të Pireut
Greqia po përballet me probleme të reja që vijnë nga kriza e imigrantëve. Mediat greke raportojnë se pas marrëveshjes së ripranimit me Turqinë dhe kthimit të 202 imigrantëve në Turqi, imigrantët e tjerë, që janë përqendruar në Idomeni dhe në Pire, kanë kundërshtuar rikthimin mbrapsht. Autoritetet po përpiqen që të bindin imigrantët se kufijtë drejt Europës janë mbyllur dhe se është e nevojshme zhvendosja drjet kampeve më të organizuar.
Çfarë është planeti i nëntë?
Disa shkencëtarë mendojnë se një planet i nëntë, me orbitë 20 mijë vjet rreth Diellit, ka shkaktuar zhdukjet masive të jetës në Tokë. Duke kaluar në rripin Kuiper, i përbërë nga kometa, ai i shtyn ato drejt brendësisë së sistemit Diellor duke provokuar goditje shkatërrimtare. Kur kalon sërish ky planet afër nesh? Kjo është duke u debatuar dhe po ushqen frikë te disa:
Rama dorëzon Leskajn e Sulin
Pas kushteve të vendosura nga Partia Demokratike dhe pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht atij amerikan, mazhoranca më në fund është tërhequr për rastet e papajtueshmërisë së mandateve të deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli. Lapsi.al thotë se mazhoranca ka pranuar t'i dërgojë kërkesat e opozitës në Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar vendimin e dhënë nga kjo Gjykatë për rastin e deputetit Koço Kokëdhima.
Versioni i qeverisë për helikopterin në doganën e Hanit të Hotit
Qeveria ka reaguar ndaj publikimeve nw media se helikopteri i rrëzuar në Shkodër ishte parë në doganën e Hanit të Hotit.
Transparenca për monumentet
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka justifikuar në këtë mënyrë mungesën e tranparencës për projektin e dhënies me qira të monumenteve të Kulturës. "Më lejoni gjithashtu të sqaroj se ky akt, pra një udhëzim, nuk përfshihet në aktet ligjore apo nënligjore, të cilat i nënshtrohen ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.
"Parajsa" fiskale që propozon Basha
Aksionin politik opozita po e shoqëron me një paketë propozimesh që nga pikpamja praktike ofron kosto më të ulëta për taksapaguesit, përfshi bizneset dhe individët. Një ofertë që i jep avantazhe platformës së opozitës, nisur nga premtimet që po bën kryetari i saj, por që mbetet me pikëpyetje sa mund të konkretizohet nëse Partia Demokratike vjen në pushtet.
Nxitim i M. së Mbrojtjes për të mbyllur ngjarjen e helikopterit. Pilotët shpallen “Dëshmorë të Atdheut”, ndërkohë që hetimi vazhdon!!!
Ministria e Mbrojtjes po e fut çështjen e rrëzimit të helikopterit në Grizhë të Malësisë së Madhe në një situatë absurde që krijon edhe dyshime. Qëndrimi zyrtar i Mbrojtjes për këtë ngjarje u përcoll nga shefi i Shtabit të Ushtrisë, Jeronim Bazo, i cili ndër të tjera deklaroi se: “...helikopteri ishte brenda trajektores, itinerarit të miratuar gjatë një stërvitjeje fluturimi rutinë, apo siç e quajmë ne, fluturim për njohje, pasi ky helikopter shërbente për operacionet e kërkim – shpëtimit. Ky ishte qëllimi i fluturimit”.
Ministri i Shëndetësisë në overdozë nervash...
Ky është ministri i Shëndetësisë, i mirënjohuri Ilir Beqja. I cili në vitin 2015, u konkurua për habere nga feudi i tij dikasterial, vetëm nga Ilir Meta, të cilit me sa po kuptojmë “i ranë në qafë të tjerë”. Beqja ka qenë në Shkodër ku është përballur me korrespondentin e “Zëri i Amerikës” Pëllumb Sulo, ndaj të cilit hakërrehet me një ton dhe fjalor të padenjë për një intelektual. “Ke filluar trash zonin ti Pëllumb”, i drejtohet ministri që nuk është e qartë se përse bezdiset nga kamerat në një mjedis publik si spitali.
Myftiu i Madh i Sirisë: Rebelët kanë bërë oferta për marrëveshje në këmbim të ndërprerjes së veprimeve tona ndaj Izraelit
Damasku zyrtar del së fundmi me një tjetër skenar që sipas një prej përfaqësuesve të tij, Myftiut të Madh të Sirisë, Sheik Ahmad Badreddin Hassoun, është zhvilluar në mënyrë konfidenciale. Në një intervistë për televizionin libanez “Lebanese al-Mayadeen”, myftiu ka deklaruar se bga grupet rebele që luftojnë kundër pushtetit të Bashar al-Assadit, kanë ardhur shpesh oferta për armëpushim dhe marrëveshje.
