Lajme
Sa është pasuria e Putin? Një pyetje që rikthehet nga zbulimi i “Letrave Panameze”
“Letrat Panameze” nxorën në dritë pasuri të mëdha të Vladimir Putinit, apo më saktë të rrethit të tij, duke e kthyer presidentin rus në qendrën e vëmendjes për skandalin e saposhpërthyer. 2 miliardë dollarë të qarkulluara prej grupit të tij në kopmani offshore, çuan gazetën britanike “The Guardian” të realizonte një video shpjeguese për ciklin e qarkullimit të parave, pikërisht duke kmarrë si personazh Putin.
Zbulohet një gjendje e re e materies
Shkencëtarët zbuluan për herë të parë një gjendje misterioze të materies, e parashikuar katër dekada më parë nga studiuesi Philip Warren Anderson, fitues i çmimit Nobel. Formën e re të materies shkencëtarët e kanë quajtur “tjerrja kuantike likuide”. Në këtë gjendje, elektronet sillen sikur të jenë të “fragmentarizuar”, në kaos të rregullt.
Ferri i pashlyeshëm i Ruandës
Lufta civile ruandeze tetor 1990-gusht 1993 u zhvillua mes qeverisë së presidentit Juvénal Habyarimana dhe grupit rebel Frontit Patrotik Ruandez. Vrasja e presidentit në fjalë çoi në atë që njihet si Genocidi Ruandez ku rreth 800 mijë njerëz të fisit tutsi dhe dhe hutu të moderuar u masakruan nga qeveria me shumicë hutu. Fotografi Jack Picone ka qenë dëshmitar i disa preja momenteve më rrënqethëse të genocidit etnik që nuk kursente asgjë. Disa foto të tija flasin vetë për Ferrin Ruandez që siç shkruan “Al Jazeera” e ka lënë edhe atë të tronditur:
Përplasje në Parlament(video)
“Referendumi është një “ParaRama Papers””
Disa deputetë të Partisë Socialiste e kanë quajtur referendumin e brendshëm të 9 prillit si shenjë demokracie. Por jo të gjithë mendojnë kështu. Kundërshtari i vijës aktuale politike, Ben Blushi, paralajmëroi manipulime të mëdha në një referendum që nuk pati fushatë. “Ky referendum është një "PaRama Papers", pasi ka falsifikim për të grabitur mandatin. Ky referendum është një akt i pashembullt. Edi Rama do të mbahet mend për shumë budallallëqe”, ka thënë Blushi, duke kujtuar se procesi nuk ka monitorues.
Refugjatët refuzojnë të largohen nga kampet e Idomentit dhe të Pireut
Greqia po përballet me probleme të reja që vijnë nga kriza e imigrantëve. Mediat greke raportojnë se pas marrëveshjes së ripranimit me Turqinë dhe kthimit të 202 imigrantëve në Turqi, imigrantët e tjerë, që janë përqendruar në Idomeni dhe në Pire, kanë kundërshtuar rikthimin mbrapsht. Autoritetet po përpiqen që të bindin imigrantët se kufijtë drejt Europës janë mbyllur dhe se është e nevojshme zhvendosja drjet kampeve më të organizuar.
Çfarë është planeti i nëntë?
Disa shkencëtarë mendojnë se një planet i nëntë, me orbitë 20 mijë vjet rreth Diellit, ka shkaktuar zhdukjet masive të jetës në Tokë. Duke kaluar në rripin Kuiper, i përbërë nga kometa, ai i shtyn ato drejt brendësisë së sistemit Diellor duke provokuar goditje shkatërrimtare. Kur kalon sërish ky planet afër nesh? Kjo është duke u debatuar dhe po ushqen frikë te disa:
Rama dorëzon Leskajn e Sulin
Pas kushteve të vendosura nga Partia Demokratike dhe pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht atij amerikan, mazhoranca më në fund është tërhequr për rastet e papajtueshmërisë së mandateve të deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli. Lapsi.al thotë se mazhoranca ka pranuar t'i dërgojë kërkesat e opozitës në Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar vendimin e dhënë nga kjo Gjykatë për rastin e deputetit Koço Kokëdhima.
Versioni i qeverisë për helikopterin në doganën e Hanit të Hotit
Qeveria ka reaguar ndaj publikimeve nw media se helikopteri i rrëzuar në Shkodër ishte parë në doganën e Hanit të Hotit.
Transparenca për monumentet
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka justifikuar në këtë mënyrë mungesën e tranparencës për projektin e dhënies me qira të monumenteve të Kulturës. "Më lejoni gjithashtu të sqaroj se ky akt, pra një udhëzim, nuk përfshihet në aktet ligjore apo nënligjore, të cilat i nënshtrohen ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.
