Lajme
260 000-350 000 gra të sterilizuara në Peru nga regjimi i Alberto Fujimori
Në Peru, mes viteve 1996-2000, nën drejtimin e Alberto Fujimorit si President, 260 000-350 000 gra, shumica të varfra, folëse të dialektit Quechua, u sterilizuan. 2 074 femra dëshmuan se kjo ishte bërë kundër dëshirës së ttre, ndërkohë që Ollanta Humala, presidentja e tanishme e vendit, ka krijuar një bazë të dhënash me rastet e viktimave. Në një protestë zhvilluar në Lima, gratë bëjnë thirrje për drejtësi.
Pandemi nervozimi te qeveritarët
Basha “nxin” qeverinë në takimin me Fajon
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim eurodeputeten Tanja Fajon, e cila ka mbajtur detyrën e Raportueses për Shqipërinë kur vendi ynë përfitoi liberalizimin e vizave. Kreu i opozitës nuk i kurseu akuzat për mazhorancën që sipas tij në mënyrë arrogante ka zhbërë ligjet konsensuale dhe refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Egjipti dhe Arabia Saudite njoftojnë ndërtimin e një ure mbi Detin e Kuq
Pasi u ndërtua kanali, tani do të ndërtohet ura. Kjo po ndodh mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite, vende fqinje të cilat kanë njoftuar ndërtimin e një ure në detin e Kuq. Lajmi është bërë publik gjatë vizitës së mbretit saudit, Salman, në Egjipt, ku ai ka takuar presidentin egjiptian, Abdul-Fattah al-Sisi. Ky i fundit ka shtuar se ura do të mbajë emrin e monarkut saudit. Egjipti është vendi me popullsinë më të madhe arabe, ndërkohë Arabia Saudite ka një rol të madh në botën arabe, si pasojë e pasurisë që posedon.
Arti i shaolinëve
Performanca e studentëve të "Shaolin Tagou Martial Arts School" është e jashtëzakonshme.
BE-ja do të rikthejë vizat për shtetasit e SHBA-së
Bashkimi Europian ka ndërmend të vendosë regjimin e vizave për shtetasit amerikanë. “Euobserver” raporton se mbledhja për këtë çështje pritet të mbahet javën që vjen dhe kjo konfirmohet nga një zëdhënëse e Komisionit Europian. Arsye për këtë vendim është fakti se SHBA aktualisht mban regjim vizash për pesë shtete që janë pjesë e BE-së, ndaj ky i fundit do të aplikojë parimin e reciprocitetit.
Zerva, çami që bashkëpunoi me nazistët(përditësuar)
“Tema” citon sot autorin Aurel Plasari që të ketë “replikuar” me sfidat morale që lëshon herë pas here me zë të lartë kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Plasari merr shkas nga deklarimet e Idrizit, i cili i kërkonte ministrit të Jashtëm, Bushati, që të sfidonte homologun grek me faktin se asnjë çam nuk ka bashkëpunuar me nazistët gjatë luftës së Dytë. Mirëpo Plasari mendon që të ndajë me opinionin shqiptar një të vërtetë që politika preferon ta fshehë. Thotë studiuesi në fjalë:
Drejtësia për shqiptarët do vonojë
Raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein do të vizitojë Tiranën për të parë ecurinë e dialogut për reformën në drejtësi. Shqipërisë mund t' i jepet statusi nëse reforma kalon, por drejtësia do të dojë kohë të reformohet. "Për reformën në drejtësisë duhet të ketë një diskutim të gjerë. Reforma do të diskutohet edhe në gjirin e Kuvendit, Por ky diskutim duhet të jetë pa mëdyshje dhe të shpresojmë edhe i shpejtë për të arritur në aprovim. Ne e dijmë shumë mirë që pas aprovimit fillon puna e vërtetë, që është zbatimi i reformës dhe është e qartë, se zbatimi do të marrë kohë.
Kundër farsës së referendumit
Një ditë para referendumit në PS, deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi, duke e cilësuar atë një farsë të kryeministrit, u është drejtuar me një apel socialistëve, të mos bëhen pjesë e farsës, të mos kenë frikë dhe të mos lejojnë që të përdoren.
Në një deklaratë për mediat, Hafizi theksoi se thirrja e referendumit nuk ka të bëjë me asnjë nga shqetësimet reale të socialistëve, as me qeverisjen, as me arsimin, as më punësimin dhe pagat më të larta, as me nevojën për një administratë më të përkushtuar e as me demokracinë në PS.
