Lajme

Clinton në garë, Obama e mbron: “Shkujdesje me emailet, por i ka shërbyer vendit”. Po qëndrimet për Shqipërinë si përpilohen?

Postuar në 10 Prill, 2016 16:54

Presidenti amerikan Baracka Obama, ka dalë hapur në përkrahje të kandidates për president, Hillary Clinton, e cila në ushtrimin e detyrës së vet si Sekretare e Departamentit të Shtetit kishte përdorur e-mailin e vet privat për të shkëmbyer materiale pune. WikiLeaks publikoi faktin se janë 32 mijë emaile të tilla, të cilat janë cilësuar si shkelje e rëndë me pasojë cenimin e sigurisë kombëtare. Por Obama, që po mbyll mandatin dhe karrierën e vet mendon ndryshe. “Unë mendoj se është e rëndësishme të mbahet kjo parasysh.

Vdekja e Enver Hoxhës - Blloku në mort

Postuar në 10 Prill, 2016 16:13

Një video jo shumë e njohur, risjellë nga "Opinion" tregon momentet e para të vdekjes së Enver Hoxhës dhe mësymjen e rrethit të ngushtë të pushtetit në shtëpinë e tij në përmbushje edhe të një zakoni shqiptar.

Vdekja e Enver Hoxhes - Blloku në mort by 3-14-15-92

Kryeministri ukranias jep dorëheqjen: “Qeveri e re, ose Ukraina destabilizohet”

Postuar në 10 Prill, 2016 16:02

Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk thuhet se ka dhënë dorëheqjen. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” citon mediat lokale në Ukrainë, sipas të cilave kryeministri është dorëhequr dhe do ta bëjë aktin zyrtar më 12 prill në Parlament. Po këto media citojnë kryeministrin të jetë shprehur se nëse një qeveri e re nuk krijohet, destabilizimi i Ukrainës është i pashmangshëm. Yatsenyuk ka nënëvizuar se nëse krijohet boshllëk në pushtetin ekzekutiv, luftimet në rajonin e Donbass-it do të rinisin, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Koha për të rrëzuar Rilindjen

Postuar në 10 Prill, 2016 13:49

"Do t'i tregoj Shqipërisë se nuk është koha për ta përçmuar Rilindjen, por për ta rrëzuar". Me këtë fjali ka reguar Ben Blushi pas shpalljes së rezultateve të referendumit për kryetarin e Partisë Socialiste.

Basha projekton ndarje të re territoriale: I fitoj zgjedhjet po të bëhen tani

Postuar në 10 Prill, 2016 12:52

Kreu i opozitës ka paralajmëruar zhbërjen e ndarjes administrative, për ta konsultuar me qytetarët. I pyetur në Vaqarr për mungesën e shërbimeve në disa njësi adminstrative Basha tha se me ardhjen në pushtet ndarja territoriale do t’i nënshtrohet për diskutim dhe vendimmarrje qytetarëve. Kreu i opozitës, tha se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve dhe se opozita i fiton zgjedhjet. "E që të dielën e ardhshme po të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo qeveri është e rënë.

Papa përqafon viktimat shqiptare të prostitucionit në Vatikan

Postuar në 10 Prill, 2016 11:03

Gjatë ditës së sotme në sheshin San Pietro, Papa Francesco, me rastin e dëgjesës jubilare, ka patur një përqafim domethënës me një grup prej 50 grash ish-prostituta dhe transeksualë, që vinin nga 10 vende të ndryshme dhe që kanë qenë viktima të trafikimit.
“Edhe gratë e detyruara të prostituojnë – shpjegon e përditshmja e Selisë së Shenjtë- kanë diçka të bukur brenda tyre, që mund ta ndajnë me Papën, kanë dëshirë të luten së bashku me të, veçanërisht për fëmijët e tyre”.

Të zhgënjyerit nga turizmi shqiptar

Postuar në 10 Prill, 2016 10:58

1 milionë euro ka dhënë qeveria gjermane për një projekt të promovimit të turizmit shqiptar në rajonin e bregdetit të jugut. Drejtori i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Hans-Juergen Cassens thotë se Shqipëria ka potenciale të mëdha turizmi, por vuan mungesën e larmishmërisë dhe po ashtu rrezikun që të zhgënjyerit nga turizmi shqiptar ta përhapin shpejt lajmin.

Ski në bikini - festivali BoogelWoogel

Postuar në 10 Prill, 2016 01:29

Në resortin "Rosa Khutor" në Sochi të Rusisë është zhvilluar një festival i skive në bikini - BoogelWoogel . 1000 pjesëmarrës i kanë dhë një pamje tjetër malit më dëborë që zakonisht e vizitojnë njerëz të veshur mirë. 

Filmi “Parrullat”, sipas skenarit të PD-së së Vlorës (Video)

Postuar në 09 Prill, 2016 22:12

Vlora News raportoi gjatë drekës se një grup simpatizantësh të Partisë Demokratike kanë fshirë  me bojë mbishkrimet e komunizmit në qendër të fshatit Kudhës. Gupi udhëhiqej nga kryetari PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj. Mbishkrimet e realizmit socialist në Kudhes u restauruan një vit më parë kur u reabilitua qendra e fshatit sipas idesë së Auron Tares.

 

Pro me votën e popullit pushtetar!

Postuar në 09 Prill, 2016 21:26

Politika flet gjithmonë në emër të popullit. Kësaj radhe foli populli për politikën. Natyrisht me vote dhe pjesëmarrje. Referendumi i Partisë Socialiste që u mbajt këtë të dielë ka një veçori sepse mobilizoi atë që mund të quhet populli pushtetar, i cili është vështirë të angazhohet në kauza partiake ndryshe nga populli opozitar që me një fërshëllimë mblidhet në seli apo në shesh. Dhe me pjesëmarrje thuajse plebishitare u vendos që kryetari ka të drejtë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme