Lajme
Meta shpall kandidaturën për kryetar i LSI-së, në dilemë koalicioni me PS në 2017
LSI në vjeshtë do shkojë në zgjedhje të strukturave dhe kryetarit të saj. Ilir Meta është kandidati i parë që ka lajmëruar përfshirjen në “garën” për kreun e partisë, madje duke ironizuar edhe me referendimin e Partisë Socialiste. “Unë mund t’ju siguroj se jam kandidat i sigurt për kryetar i Lëvizjes Socialiste Socialiste për Integrim sepse do të kemi zgjedhje brenda vjeshtës në LSI-së, sipas statutit të LSI-së”-tha kreu i LSI-së në një intervistë në emisionin “Komiteti” të gazetës Expres.
Nami i referendumit “alla laburist” shqiptar shkon deri në Francë
Modeli laburist i adoptuar nga Partia Socialiste për zgjedhjen e kryetarit duket se pati sukses në planin e brendshëm, por jo në atë të jashtëm. Nisur nga debati për primaret që do të zhvillohen për garën presidenciale në Francë, deputetja socialiste franceze, Aurelie Filippetti tha se modeli i zgjedhjeve brenda partisë me një kandidat të vetëm nuk duhet ndjekur. “ Ka nga ata që ëndërrojnë një primare alla shqiptare: vetëm me një kandidat, Francois Hollande, dhe asnjë kokë të mos ngrihet”-thekson deputetja franceze në një artikull të saj të botuar në gazetën “Le Parisien”.
Meraku i PD për muxhahedinët
PD është e shqetësuar se me ccfarë standardesh do priten dhe trajtohen 3 mijë muxhahedinët që do strehohen në Shqipëri. Zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, ka depozituar në kuvend kërkesën për informacion për masat e marra, për kapacitetet pritëse, për standartet e ofruara, për trajtimin e tyre. Noka kërkon gjithashtu numrin e saktë të personave të mbërritur, sa pritet të vijnë dhe afatet kohore. A e kanë statusin e refugjatit, a janë regjistruar lëvizjet e tyre, etj.
Profesori i PS i paraprin përjashtimit të Blushit
Pyetja që shtrojnë socialistët pas referendumit plebishitar në favor të kryetarit të tyre është se çfarë qëndrimi do mbahet me Ben Blushin. Baza në shumë raste është emotive dhe në të tilla situata kërkohet mendimi i më të urtëve ose atyre që në gjuhën partiake quhen “senatorët” e PS. Njëri prej tyre, Servet Pëllumbi, i njohur si profesori i socialistëve e sheh Blushin jashtë Partisë Socialiste.
Patriarkana përplaset me Kishën Ruse, Bartolomeu refuzon ceremoninë me Putin në Athos
Udhëheqja politike dhe fetare e Rusisë do të mbërrijë në fund të majit në Malin Athos në Greqi për të marrë pjesë në festimet për 1 mijë vjetët e praninë së murgjve ruse në Malin e Shenjtë. Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirilli dhe presidenti Vladimir Putin do të bëjnë një pelegrinazh zyrtar për të kremtuar mijëvjeçarin e ortodoksisë ruse, ceremoni nga e cila megjithatë do të mungojë jo aksidentalisht Patriarku Ekumenik Bartolomeu, lideri shpirtëror i ortodoksëve.
Ftesë për kujtesë dhe për besë ndaj Edi Ramës
Çështja e refugjatëve sirianë është rimarrë sot nga gazeta greke “Kathimerini” përmes një shkrimi të Evangelos Venetis. Po sjellim një pjesë nga ajo që ka përkthyer gazeta “Mapo”: “Shqiptarët e mbajnë mend, se Greqia, ndryshe nga Italia, i hapën kufijtë dhe grekët e Epirit pritën qindra e mijëra refugjatë shqiptarë me mikpritje, duke iu dhënë ushqim, ujë dhe strehë, duke iu garantuar akomodim dhe duke i ndihmuar ata për të shkuar më në jug, drejt qendrave më të mëdha urbane të Greqisë.
Hyjmë edhe në listën e zezë të kinezëve. Rruga e Arbrit? Një rrëfenjë...
Para një viti e më shumë bëri lajm firmosja e një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe bankës kineze “Exim Bank” e cila mori përsipër financimin e Rrugës së Arbrit. Qeveria shqiptare arriti deri aty sa të pranonte kushte të tilla si, nëse fluksi i mjeteve ishte më poshtë se 7 mijë në ditë, firma kineze që ndërtonte dhe merrte me konçesioin rrugën, e që do të financohej nga “Exim” kompensohej nga buxheti i shtetit. Më tej akoma, qeveria miratoi një procedurë të veçantë për financimin e rrugës, që u pompua si sukses i Tiranës zyrtare në Samitin e Bukureshtit.
Drejtori i CEZ-Albania, çeku Hajsek nën akuzë për vjedhjen e 5 milionë $. A është ende Marrëveshja e Mirëkuptimit me CEZ më e mira?
Ish-drejtori i kompanisë CEZ – Albania, Josef Hajsek, është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës, e cila ia kakomunikuar atë zyrtarisht. “Nga hetimet ka rezultuar se, çeku në bashkëpunim me administratorin e kompanisë “DIA”, Kastriot Ismailaj, kanë arritur t’i vjedhin buxhetit të shtetit 5 milionë dollarë. Nëpërmjet veprimeve fiktive dhe falsifikimit të dokumenteve te dy këta shtetas kanë plotësuar bilance sikur kompania “DIA” ka mbledhur borxhet, por realisht kjo gjë nuk ka ndodhur. Ndërkohë më pas nga kompania CEZ është paguar përqindja që i takonte kompanisë “DIA”.
Clinton në garë, Obama e mbron: “Shkujdesje me emailet, por i ka shërbyer vendit”. Po qëndrimet për Shqipërinë si përpilohen?
Presidenti amerikan Baracka Obama, ka dalë hapur në përkrahje të kandidates për president, Hillary Clinton, e cila në ushtrimin e detyrës së vet si Sekretare e Departamentit të Shtetit kishte përdorur e-mailin e vet privat për të shkëmbyer materiale pune. WikiLeaks publikoi faktin se janë 32 mijë emaile të tilla, të cilat janë cilësuar si shkelje e rëndë me pasojë cenimin e sigurisë kombëtare. Por Obama, që po mbyll mandatin dhe karrierën e vet mendon ndryshe. “Unë mendoj se është e rëndësishme të mbahet kjo parasysh.
Vdekja e Enver Hoxhës - Blloku në mort
Një video jo shumë e njohur, risjellë nga "Opinion" tregon momentet e para të vdekjes së Enver Hoxhës dhe mësymjen e rrethit të ngushtë të pushtetit në shtëpinë e tij në përmbushje edhe të një zakoni shqiptar.