Lajme

Plani Boeri për transportin publik në Tiranë, propozon makina elektrike dhe taksi

Postuar në 12 Prill, 2016 12:01

Stefano Boeri, studioja e të cilit UNLAB është fituesja e projektit për planin urbanistik të Tiranës, nuk mendon se Tirana ka nevojë për tram apo metro për të zgjidhur problemet me transportin publik. Ai propozon makina elektrike për të hequr flotën e makinave me lëndë djegëse si dhe lëvizjen me dhe taksi.

“Panama Papers” trillim i Sorros dhe USAID, u mbars mali e polli një mi

Postuar në 12 Prill, 2016 10:41

E  gjithë historia e “Panama Papers” ishte një trillim i Sorros dhe USAID me qëllim për të dobësuar rolin e presidentit Vladimir Putin. Kështu deklaron ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin “Në të vërtetë në asnjë dokument nuk përmendet emri i Presidentit rus. Nuk ka asnjë fakt konkret për përfshirjen e tij në kompanitë offshore dhe as për familjarët e tij” thotë shefi i ambasadës ruse për emisionin Dritare.

Juristët e administratës nën nivelin mesatar, Harito: Cilësia vjen mbrapa

Postuar në 12 Prill, 2016 10:31

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka zbuluar pak a shumë filozofinë që ndiqet në emërimet e administratës. Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve ajo është përballur me kritika nga deputetët për nivelin e juristëve të administratës.  “Niveli që kemi sot i juristëve në administratën publike është nën mesatare. Që ta kuptosh këtë, mjafton të shohësh ligjet që vijnë këtu. Dhe e kupton se çfarë juristësh ka administrata. Ka një problem që ka të bëjë sa me rekrutimin dhe me vlerësimin në proces.

Regjistrohet procedimi penal për projektin e Parkut të Lodrave të Liqenit Artficial

Postuar në 12 Prill, 2016 09:25

Pas një faze paraprake verifikimi, Prokuroria ka vendosur të regjistrojë procedim penal për veprat “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre”  në lidhje me projektin e Parkut të Lodrave te Liqeni Artificial. Burime jozyrtare nga Prokuroria i thanë Gazetws Panorama  se procedimi është regjistruar fillimisht për veprat penale pa emrin e ndonjë personi konkret, pasi në vazhdim të hetimit do të shikohet përgjegjësia e personave nëse ka të tillë. Hetimi i prokurorisë ka nisur pas kallëzimit që shoqëria civile bëri në lidhje me projektin e Parkut të Lodrave te Liqeni Artificial.

Planet A, B dhe C të republikanëve kundër Donaldit

Postuar në 12 Prill, 2016 04:19

Figurat kryesore të partisë Republikane në SHBA nuk duan që Donald Trump të jetë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë. Kjo, për dy arsye – e para sepse nuk pëlqejnë që Donaldi të jetë lideri i partisë së tyre, dhe e dyta, sepse sondazhet tregojnë se ai ka gjasa të mundet keqazi si nga demokratja Hillary Clinton, edhe nga socialdemokrati Bernie Sanders.

Për Tiranën, ide për ndryshime edhe në pallatet ekzistuese

Postuar në 11 Prill, 2016 22:57

Stefano Boeri, arkitekti italian i përfshirë në disa projekte për Tiranën, ka dhënë një intervistë për Top-Story. Boeri jep edhe disa mendime për kryeqytetin shqiptar për të cilin mendon se “duhet zhvilluar së brendshmi”. Më poshtë dy nga përgjigjet e tij:

Plane të cilat kanë qenë “të Ramës”, “të Bashës”, por kurrë plane “të Tiranës”. Cili do të ishte dallimi i këtij të riut nga të tjerët? Pra, cila do të jetë firma e një eksperti, e një arkitekti, sepse Tirana gjithmonë ka pasur firmën e arkitektëve politikë, kjo që nga kohërat e Enver Hoxhës.

Zbulohen vrima të zeza supermasive të vendosura në një vijë

Postuar në 11 Prill, 2016 20:55

Një ekip kërkuesish në universitetin e Cape Town dhe në universitetin e ëestern Cape në Afrikën e Jugut kanë identifikuar një reshtim të supervrimave të zeza në një rajon të largët nga Toka, prej nga të cilat emetohen valë radio në një drejtim.

Zgjedhjet e vitit 2009 i fitoi Berisha

Postuar në 11 Prill, 2016 20:24

Në emisionin "Zululand" Ben Blushi ka sqaruar disa nga momentet e përballjes së tij me Edi Ramën në PS, duke aluduar për një sëmundje të vjetër të këtij të fundit me zgjedhjet. Sipas Blushit kjo u kuptua që me qëndrimin e kreut socialist pas zgjedhjeve të vitit 2009, që sipas deputetit socialist u humbën nga PS-ja.
Më poshtë intervista:

"I dashur armik" liro vendin e punës për Drejtorin e LSI-së (Video)

Postuar në 11 Prill, 2016 20:07

9 muaj pas fitores së Bashkisë Gjirokastër, kryetarja Zamira Rami e zgjedhur nën siglën e LSI-së, ka nisur lëvizjet e para në nivel drejtorish në bashkinë që ajo drejton. “Lapsi” të parit i ka rënë drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Dashamir Qeli. Ky i fundit në fakt ka qenë një prej themeluesve dhe kryetarëve të parë të degës së LSI-së në Gjirokastër, por më pas u rikthye sërish në radhët e PS-së. Shkarkimi i Dashamir Qelit vjen në një moment kur banka gjermane KFW” po investon mbi 4 milionë euro në Ujësjellësin e Gjirokastrës raporton Lapsi.al.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme