Lajme
Kristaq Mitro: “Në vitin 1985 u realizua një film artistik për Enver Hoxhën”
Kinostudio ka realizuar një film artistik mbi Enver Hoxhën në vitin 1985. Ky fakt është bërë publik nga regjizori Kristaq Mitro në rubrikën “Emocione” të shoë “E diell” në “Top Channel”. Mitro ka rrëfyer se filmi u realizua bashkë me regjizorin tjetër Ibrahim Muço dhe skenaristin Vath Koreshi.
“Lartësitë Golan nuk janë pjesë e Izraelit”
Lartësitë Golan janë çështja më e fundit në përballjen mes Izraelit dhe SHBA-së. Ose më mirë mes qeverisë së Beniamin Netanjahut dhe administratës Obama. Dy ditëmë parë kryeministri izraelit deklaroi se Lartësitë Golan “do të jenë përherë nën sovranitetin e Izraelit”. Por një ditë më pas, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, theksoi të kundërtën: “Administrata Obama nuk i konsideron Lartësitë Golan si pjesë të Izraelit.
Mediu: Ka naivë në PD që mendojnë se me LSI-në do vijnë sërish në pushtet
Në konferencën e degës së Tiranës, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se vendi drejtohet nga një qeverisje tribale e klanore që kërcënon këdo që i del përpara. Shqetësimi i parë i sipas tij i pasqyruar edhe në raportet e ndërkombëtarëve është korrupsioni i përhapur në çdo degë të qeverisë.
A ka dorë politika në zgjedhjet në universitete?
Denoncimi për kërcënimin ndaj profesorit Mynyr Koni ka rihapur debatin nëse elita jonë akademike është apo jo e politizuar. Ministrja e Arsimit thotë që jo. Sipas saj në garën për të zgjedhur drejtuesit e departamenteve, dekanët, senatorët dhe rektorët, sfida e vetme janë shkalla akademike dhe platformat për cilësi në arsimin tonë të lartë. Për ministren kjo është një garë pa ndërhyrje nga qeveria apo politika.
Koha e aktit të parë seksual mund të jetë e kushtëzuar edhe nga faktorët genetikë
Populli e ka thënë me kohë kur e përcjell konsideratën referuar rracës, apo sojit. Por nga ky pohim empirik dhe abuziv, shkenca vjen në ndihmë si komplementare. Kështu një studim i universitetit të Kembrixhit, aplikuar mbi 380 mijë njerëz, ka zbuluar se genet ndikojnë në mënyrë substanciale për moshën e aktit të parë seksual te njeriu.
Letër e një socialisti nga Berati
"Zoti Blendi Klosi! Lidhur me komentin për takimin e Z. Blushi dhe Znj. Hafizi në Berat. Po të shkruaj që të dish të vërtetën, pastaj komentet dhe interpretimet bëj si të shkojnë përshtat politikisht. Z. Klosi, ju komentoni. “Ndonjë media flet për 150 vetë të pranishëm në takim me deputetet dhe ju e përgënjeshtroni duke aluduar se kanë qënë më pak” Në atë takim shumica dërrmuse ishin socialistë, simpatizantë dhe votues të PS dhe mbi 15 veta themelues të PS që ju i kini abandonuar dhe mënjanuar. Këta janë më shumë socialistë se sa ju që vetëm keni përfituar nga vota e jonë.
"Kujtohu që je i vdekshëm!"
Përkthyesi dhe poeti Alket Çani me ciklin e ri poetik, “Memento mori”, – një libër ku përfshihen edhe përkthime nga Borges, Michaux, Kavafis, Valéry, Baudelaire etj.. Një takim mes gjendjeve të përkohshmërisë së jetës, udhëtimeve dhe kujtesës.
Gjithmonë disa kushte paraprake favorizojnë krijimin, nxitjen e, për pasojë, shtysën drejt vendimit për një tekst e, në rastin tuaj, poetik. Si erdhën këto deri në idenë e një libri?
Një leksion për Johnny Depp dhe të shoqen, Heard, në Australi
Aktori Johnny Depp dhe e shoqja, Amber Heard kanë përjetuar një përvojë të vërtetë australiane, kur vetëm pse kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë deklaruar se kishin me vete dy qenë, janë detyruar të regjistrojnë këtë video. Të dy kërkojnë falje, thonë se Australia është një vend i mrekullueshëm, se duhet bërë gjithçka që Australia të mbrohet. Gjithë një shfaqje sureale, ku Depp shfaqet me një fytyrë të vrerosur. Gazeta britanike “The Guardian” spekullon se diçka u ka ndodhur të dyve që kanë dalë e kanë bërë këtë lloj deklarate, pse jo edhe ndonjë seancë presioni psikologjik.
Zyrtare/Kërcënimi ndaj Mynyr Konit ishte i vërtetë(fotodokument)
Burimi: Lapsi.al
