Lajme
Maqedoni, digjet zyra e presidentit Ivanov
Maqedonia është në një gjendje destabilizimi por kësaj radhe jo për shkak të tensioneve ndëretnike, por si pasojë e kthimit të shtetit në shërbim të korrupsionit. Akti i Presidentit George Ivanov për të amnistuar të gjithë politikanët e përfshirë në manipulime zgjedhore ka provokuar reagime të cilat sot kanë mbërritur deri në zyrën e tij e cila është djegur.
Më poshtë disa pamje:
Vendosmëria e të pavendosurve, kujt do t'i mbetet në derë reforma në drejtësi?
Duke kuptuar se koha po kalon dhe reforma në drejtësi po kthehet në një prolog deklaratash pa produkt, socialistët bënë një lëvizje të sforcuar me Fatmir Xhafën për të treguar se partia që udhëheq koalicioin e majtë është e vendosur për të plotësuar një imperativ të shqiptarëve siç është reforma në drejtësi.
Ambasada e SHBA: Vendimi për xhihadistët mund të sjellë dhunë
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet që së shpejti të japë vendimin për “xhihadistët” e akuzuar për terrorizëm. Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se, pas vendimit për gjykimin e nëntë imamëve mund të ketë dhunë.
“Grupet ekstremiste kanë akuzuar për dhunë nëse nëntë imamët shpellën fajtorë”, thuhet në mesazhin e ambasadës për qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri apo që do të vizitojnë vendin tonë.
Qeveria miraton marrëveshjen për patrullimin e hapësirës ajrore nga forcat e NATO-s
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e sotshme një vendim për parrullimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë nga forcat e NATO-s. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
PPP edhe bankina në zonën turistike të Bunecit në Lukovë. Raportohet se edhe baza detare në Sarandë mund të kalojë nën administrimin e Bashkisë
Sot qeveria ka marrë një vendim për transferimin e bankinës së Bunecit, në Lukovë nga Ministria e Mbrojtjes drejt Ministrisë Transporteve.
Kamerat në shkolla, kushte fiktive në garë dhe kosto jo reale
Një projekt për sigurinë në shkolla ku do të instalohen kamera dhe pajisje regjistruese, është shndërruar në një aferë të dyshimtë dhe ka sjellë hetimin nga disa institucione të rëndësishme të pavarura të shtetit.
Kjo ka ardhur pasi Autoriteti Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit AKSHI ka hartuar kushte fiktive për kompanitë në garë, duke hedhur dyshimin për favorizim të kompanive të tjera.
Amerikanët 'pasojnë' gjermanët: Klimë e keqe biznesi në Shqipëri
Pas vërejtjeve të Dhomës Gjermane të Tregëtisë edhe Dhoma Amerikane e Tregëtisë ka përsëritur thuajse të njëjtën gjë. Presidenti i saj, Marc Crowford, ka deklaruar sot se ikja e kompanive të naftës që operojnë në Shqipëri, disa prej të cilave po shesin kontratat, nuk ka të bëjë me çmimet e ulëta, por me klimën e keqe të biznesit që është krijuar nga sjellja e autoriteteve dhe e Albpetrolit.
Kujt i intereson izolimi i Bibliotekës Kombëtare?
Bibliotekat nuk mund të luajnë rolin e duhur, nëse funksioni i tyre nuk mbështetet në teknologjinë bashkëkohore të informacionit dhe të komunikimit. Bibliotekat kanë të drejtën e përdorimit të aplikacioneve të ndryshme dhe të drejtën e përdorimit të regjistrimeve bibliografike, të cilat janë krijuar nga bibliotekat e tjera. Aktualisht, përjashtim përbëjnë vetëm bibliotekat e Shqipërisë
Nga Mag. Tomaž Seljak
Mendime për historinë e feve si lëndë mësimore
Në një shtet laik dhe, sidomos, të themeluar si laik, lënda e historisë së feve nuk ka se përse të mos ketë vendin e vet në programet arsimore. Në gjendjen e sotme problematike të kulturës shqiptare, specialistëve të arsimit nuk do t’u shkonte qëndrimi i aristokratëve francezë që mburreshin: “Ne kemi Voltaire-in, populli ka meshën...”. Kusht parësor i konceptimin dhe trajtimit në shkollë të një lënde të tillë do të ishte karakteri i saj shkencor, që do të thotë në këtë rast jofetar.
Veliaj paralajmëron fundin e Nishanit
Presidenti Nishani dhe kryebashkiaku Veliaj janë përfshirë sërish në replika, pasi kreu i shtetit një ditë më parë priti përfaqësues të shoqërisë civile që janë kundër ndërtimit të parkut të lokrave në Liqenin Artificial. Sot kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi diskutimin e planit të qendrës me banorë të një njësie në Tiranë për t’i treguar presidentit se karriera e tij politike është drejt fundit. “Do i bashkohet Strazimirit me patllake në brez të protestojë kundër lojërave të kalajmve, do hyjë në historinë botërore si i vetmi president që shkon të prishë lojërat e fëmijëve.