Lajme
Erdogan: Europa kujdeset më shumë për kafshët dhe homoseksualët sesa për emigrantët sirianë
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan ka rritur sërish tonet, duke kritikuar perëndimin se karaktirizohet nga një mendësi që buron nga epoka e skllavërisë. Spas tij Europa kujdeset më shumë për homoseksualët dhe kafshët sesa për fatin e miliona refugjatëve sirianë.
Dyshimet për përgjime të paligjshme nga policia, Çako fut në lojë italianët
Policia është nën presionin e prokurorisë për të zbardhur përgjegjësinë e saj në instalimin e një pajisjeje përgjuese në zyrat e saj. Dy ditë pas nisjes së hetimeve, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e pajisjes përgjuese të paautorizuar, që është instaluar në zyrat e Policisë së Shtetit. Gazeta "Mapo" raporton se dy oficerë të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë janë paraqitur në zyrat e policisë mëngjesin e djeshëm, me vendimin e sekuestrimit në dorë. Ata mësohet se kanë kërkuar takim me titullarin, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.
Kryeministri: “Rroga e mjekëve sipas volumit të punës...Të shfrytëzojnë kapacitetet spitalore për vete pas orarit të punës”
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në hapjen e Qendrës së re të Konsultave Ambulatore pranë QSUT-së, që siç shkruan Zyra e Shtypit e kryeministrisë “është modeli i parë në QSUT-së në ofrimin dhe marrjen e shërbimeve mjekësore me një ndalesë”. Kryeministri ka diskutuar edhe me mjekët e QSUT0së me të cilët ka ndarë pikëmapmjen se interesi i përbashkët e do që mjekët të shfrytëzojnë privatisht QSUT-në, por edhe në vlerësimin e tyre me pagesë sipas volumit të punës.
PD-ja "nxjerr" LSI-në nga qeveria
Dy ditë pasi në media dhe në skenën politike është konsumuar çështja "Balili" ka dalë në një deklaratë për shtyp edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. "Me bekimin e ministrit te brendshem dhe nen mbrojtjen e policise Klement Balilaj prej dy ditesh eshte arratisur dhe nuk gjendet. Kjo nuk eshte rastesi por sherbimi i fundit pas lehtesirave per trafikun e droges qe Sajmir Tahiri i beri Klement Balilajt.
1969 - kundërkultura Hipi, konvertohet në kulturë dominuese
Fotot janë nga revista "Life" e kohës dhe tregojnë lirinë e natyralizuar të atyre viteve të ndryshimit.
Aksidenti i Kavajës/Kompania e karburantit, fituese e tenderit për mirëmbajtjen e rrugës. Pse e ka qepur gojën ministri Edmond Haxhinasto?
Zbulohet skandali i radhës në lidhje me aksidentin tragjik, ku humbën jetën dy fëmijë në autostradën në Kavajë. Mungesa e barrierave metalike anash rrugës, që solli edhe pasojat tragjike të këtij aksidenti, ka ardhur si pasojë e një sërë vendimesh dhe veprimesh, që lidhen pikërisht me karburantin, i cili ka përfituar nga mungesa e këtyre barrierave.
Nisin hallet gjyqësore për protestuesin Veliaj
Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal për protestën e dy ditëve më parë të organizuar nga Bashkia e kryeqytetit pranë selisë së Gjykatës Administrative. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se, organi i akuzës e ka ndërmarrë nismën e tij për veprat penale “organizim të manifestimit të paligjshëm” dhe “kanosje e fyerje ndaj gjyqtarëve”. Sipas njoftimit, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike të protestës së 11 majit, të transmetuara në televizione.
Rishtetëzimi i CEZ, Komisioni Hetimor do të thërrasë edhe kryeministrin Edi Rama
Komisioni Parlamentar Hetimor për rishtetëzimin e CEZ, do të thërrasë për të dëshmuar edhe kryeministrin Edi Rama. “Duket se Partia Demokratike do thërrasë para komisionit edhe kryeministrin Edi Rama. Gjithësesi palët kanë rënë dakord për të punuar bashkarisht për hartimin e një plani hetimi të përbashkët, i cili do të miratohet mbledhjen e ardhshme”, raporton Top-Channel.
ERE i faturon klientëve koston e shërbimeve të OSHEE-së
OSHEE do të aplikojë një rregullore të re në marrëdhëniet me klientët dhe shërbimet që ofron ndaj tyre. Gazeta “Shqip” raporton sot se draft rregullorja e re parashikon 7 tarifa për lidhjet e reja që klientët do të kërkojnë të vendosin dhe se ajo do të miratohet nga Enti Rregullator i Energjisë. “Struktura e tarifave të lidhjes përbëhet nga tarifat për një lidhje të re ose modifikim lidhjeje ekzistuese.
