Lajme

Gjiknuri e Çela thirren si dëshmitarë në gjyqin e Kastriot Ismailajt

Postuar në 07 Maj, 2016 18:22

Damian Gjiknuri, Alma Hicka, Ardian Çela, shtetasja amerikane, Rebeka Gaskinë dhe çeku Josef Hajsek thirren nga gjykata e Tiranës, me cilësinë e dëshmitarëve në procesin penal ndaj Kastriot Ismailajt. Ishte kërkesa e këtij të fundit, që në mesin e personave që do të thirren si dëshmitar të përfshihen edhe këta emra.  Gjykata me vendim të ndërmjetëm, pranoi listën e dëshmitarëve të prokurorisë si dhe atë të paraqitur nga mbrojtja e Ismailajt. Avokati tha se ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri do të pyetët në lidhje me bisedimet dhe më pas marrveshjen me kompaninë CEZ-Shpërndarje.

Një pakujdesi e vogël nga Alessandra Ambrosio

Postuar në 07 Maj, 2016 17:39

Shqipëria nuk ka profesionistë, por liderët nuk mungojnë. Ca i shpall BBC-ja, ca konkursi, por asnjëherë Vota

Postuar në 07 Maj, 2016 17:03

Shkruan kryeministri në Facebook: "Neser ne 11.30 nis nga Teatrit i Durresit gara kombetare per lideret e rinj ‪#‎FRESSHVOICE.‬ 190 konkurente perballe jurise ne nje gare unikale"(https://www.facebook.com/edirama.al/?fref=ts). 

Po quhen Rilindës ata që dëmtojnë interesat kombëtare

Postuar në 07 Maj, 2016 15:54

Deputeti Ben Blushi ka qenë sot në Lezhë ku ka promovuar librin e tij “Kandidati”. Nisur nga diskutimet që ka provokuar libri dhe asocimet me persona të caktuar, Blushi ka bërë disa sqarime që hedhin dritë, por edhe që vijnë si komente për situatën politike. “Dua të them se ky libër është për Shqipërinë e ditëve tona.  Në 50 vjet u mësuam që mjafton të ishe komunist apo të ishe me regjimin ishe shumë i mirë pavarësisht çfarë kishe bërë, çfarë bëje, sa mediokër mund të ishe, pavarësisht çfarë vlerash morale mund të kishe, vlerësoheshe. U kthyem mbrapsht.

Ndarjet ideologjike mes të së majtës dhe të djathtës janë duke u shembur

Postuar në 07 Maj, 2016 13:25

Zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA janë të jashtëzakonshme. Kush mund ta kishte parashikuar ngritjen mahnitëse të Donald Tramp, dhe provokimet e llogaritura e mendjemprehta të Bërni Sandersit? Por Shtetet e Bashkuara nuk janë i vetmi vend, ku politika e demokracisë liberale është duke marrë një kthesë të papritur. Mjafton të lexoni shkrimin e fundit të Pier Briançon në “Politico Europe”, mbi rënien më të fundit të partive tradicionale evropiane të krahut të majtë. Ai bën një arsyetim bindës, se ato kanë kapur fundin.

Dorëhiqet nga BBC-ja për shkak të raportimit të njëanshëm të luftës në Siri

Postuar në 07 Maj, 2016 12:57

Disa media ndërkombëtare po i bëjnë jehonë dorëheqjes së një gazetareje me origjinë siriane që drejtonte një emision në BBC. Sipas gazetares Dima Izzedin, largimi nga puna në këtë televizion të njohur vjen për arsye të raportimit jo të drejtë mbi ngjarjet në Siri, që sipas saj kanë pasqyruar paragjykime. “Standarded e adoptuara nga ky institucion i madh supozohet të jenë më të lartat, që e bëjnë atë të parënnmes mediave, por ky nuk është rasti.

Londra në duart e një myslimani pakistanez

Postuar në 07 Maj, 2016 10:56

Kryeqyteti britanik ndërroi kurs pas tetë vitesh. Kandidati me origjinë pakistaneze, laburisti liberal, Sadiq Khan, e la dukshëm pas konservatorin, Zac Goldsmith. Sipas përllogaritjeve, Khan merr 56,8 % të votave, ndërsa rivali Goldsmith vetëm rreth 43% të tyre. Rezutati përfundimtar u publikua të premten në mbrëmje. Gjatë fushatës zgjedhore, Khan nuk e fshehu origjinën e tij e besimin e tij, por theksoi se besimi eshtë vetëm një element përbërës i tij.

"Kurum" shkriu kantierin e riparimit të anijeve, në portin e ri të peshkimit ankorohen jahtet

Postuar në 07 Maj, 2016 10:29

I ndërtuar rreth një vit më parë me një vlerë prej 15 milionë euro, porti i peshkimit në Durrës ende nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Portual dhe nuk po shfrytëzohet për qëllimin që është ngritur. Ky port është kthyer në një vendqëndrimi për jahtet dhe velierat, ndonëse brenda hapësirës së tij janë ndërtuar e kanë përfunduar magazinat e peshkut për grosistët, bankinat dhe infrastruktura e duhur që kërkon një port peshkimi.

Liberalizimi i përgjimeve, një lojë e rrezikshme me të drejtat e të gjithëve

Postuar në 07 Maj, 2016 01:06

Qeveria aktuale po hedh disa hapa të dyshimtë dhe pa e sqaruar publikun, përmes të cilave hapësira e lirisë dhe të drejtave do të ngushtohet duke rrezikuar të jetë peng i arbitraritetit. E bën më shqetësuese situatën mungesa e argumentimit të vërtetë për nevojën e ndryshimeve ligjore  që prekin privatësinë, mbrojtja e së cilës nuk mund të kuptohet pas funksionimin e gjykatave, si dhe mungesa e provua e kapaciteteve për të realizuar synimet që shpallen. Çfarë po ndodh dhe çfarë po synohet?

***

E ardhmja e Shqipërisë në variantin LSI(Video)

Postuar në 06 Maj, 2016 21:47

LSI-ja mbajti këtë të premte konventën zgjedhore të gjimnazeve, duke shtrirë veprimtarinë e vet politike dhe në shkollat e mesme - një bazë e mirë kjo që në të ardhmen të depërtojë edhe në tetëvjeçare apo shkollat fillore. Nuk është e vështirë për një parti me eksperincë të vërë në dispozicion një dekor, një podium dhe të lërë brezin e ri të flasë për të ardhmen, rininë, Shqipërinë dhe udhëheqjen  që e inspiron.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme