Lajme
Greqia, pro një roli të Rusisë në sigurinë europiane dhe përballë Turqisë. Një qasje që kushtëzon edhe raportet Shqipëri-Greqi
Greqia duket se po rishikon shumëçka nga pozicioni dhe roli i saj brenda Bashkimit Europian, sidomos sa i përket çështjeve të sigurisë. E prekur rëndë nga kriza e emigrantëve dhe e lënë për një kohë të gjatë e vetme përballë saj, Athina zyrtare po del me propozime që e risjellin atë në prononcimin tradicional si një shtet që “dëshiron të mirëkuptojë interesat ruse”. Në një intervistë për gazetën e djathtë “Kathimerini”, ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias ka mbrojtur ndër të tjera idenë e “një arkitekture të re sigurie për Europën”, brenda së cilës duhet “inkorporuar edhe Rusia”.
Shikuesit ankohen përmes e-maileve dhe prezantuesen e veshin në skenë
Ka ndodhur me Liberté Chan, meteorologe e KTLA, televizion në Karolinën e Jugut:
Klinton-Tramp 227-143, ndërsa 168 vota elektorale janë në diskutim
Zgjedhja e presidentit të SHBA-së bëhet në mënyrë të tërthortë, përmes kolegjit elektoral. 50 shtetet e federatës dërgojnë përfaqësuesit e vet në kolegjin elektoral, në përpjestim me popullsinë e secilit (gjithsej 538 përfaqsues). Në shumicën dërrmuese të shteteve, nëse një kandidat e fiton garën e shtetit qoftë edhe me 0.1% më shumë vota të qytetarëve, ka të drejtën të dërgojë në kolegjin elektoral të përzgjedhurit e vet nga ai shtet.
Ndryshojnë rregullat për prokurimet publike
Agjencia e Prokurimit Publik në një njoftim për shtyp të saj bën me dije se ka ndryshuar dokumentet standarde për pjesëmarrësit në tendera me fondet publike. Në një njoftim të këtij institucioni bëhet me dije se tashmë autoritetet kontraktore do të kenë mundësi që të përcaktojnë rastet kur lejohet ose jo nënkontraktimi.
“TemaTv”
Lajme të reja nga OSHEE: 50kv më shumë për emigrantët
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot se në Operatorin e Shpërndarjes po qarkullon një urhdër verbal sipas të cilit kërkohet faturim prej 50kv më shumë për njerëz që banojnë jashtë Shqipërisë. “Elektriçisti dixhital informon: Vjedhjen e qytetareve nga OSHEE per te mbushur arken! Urdherin e Çeles per ti faturuar çdo abonenti 50 kv me shume sesa ka konsumuar, me perparesi emigranteve. Me poshte keni mesazhin e tij!
"Jemi nën përgjim", thotë Berisha. Por nuk publikon listën e plotë për të cilën akuzon
Ish-Kryeministri Sali Berisha publikon sot një listë me emra personash publikë, apo drejtues partish politike e institucionesh, që sipas tij janë në përgjim në kundërsh
Dasma e vajzës së Erdogan/Rama, i vetmi kryeministër nga Europa. Asnjë zyrtar i lartë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i ftuar në dasmën e vajzës së Presidentit turk, Erdogan. Një festë familjare, pjesëmarrja në të cilën flet për miqësinë mes Edi Ramës dhe presidentit turk, miqësi që erdhi në rritje nga 21 janari 2011 e më pas. Më poshtë po sjellim lajmin ashtu siç e ka raportuar Agjencia Telegrafike Shqiptare, që është edhe lajmi zyrtar për aktivitetin:
“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka martuar vajzën më të vogël, Sumeyye, sot me industrialistin Seluck Bayrajtar.
A kemi ende një Polici të Shtetit?
Klemend Balili duket se ka dalë nga Shqipëria dhe askush nuk di të thotë se ku ndodhet. Hamendësimet e Sali Berishës se ai është në Kubë, janë një version që kalohet në heshtje nga Policia e Shtetit me në krye Sajmir Tahirin. Por edhe nëse nuk ka dalë nga Shqipëria, e sigurtë është se Klemend Balili, një zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i akuzuar në mediat greke për lidhje me një fill trafiku droge, po fshihet.
Tiranë-Durrës, me siguri që Haxhinasto po pret aksidentin e radhës që "të bëjë pakëz dritë"
Po debatohet shumë për akaidentin tragjik të Kavajës, ku humbën jetën dy fëmijë. Pas një heshtjeje të gjatë inkriminuese dhe procedimeve penale nga Prokuroria e Kavajës për disa zyrtarë të ARSh-së, dje një spcialist aksidentesh në Ministrinë e Transporteve, doli në një prononcim televiziv duke deklaruar se vetëm 4% e aksidenteve ndodhin për shkak të sigurisë në rrugë. Pra për shkak të rrugëve. Me idenë se aksidenti i Kavajës është edhe përgjegjësi e drejtuesit të mjetit.
