Lajme
Rumania dhe Polonia brenda rrezes raketore ruse, kërcënojnë sigurinë e Moskës
Moska akuzon SHBA-të se kanë refuzuar t’u përgjigjen sugjerimeve të Rusisë për të diskutuar mbi programin e mbrojtjes raketore të promovuar nga Uashingtoni. Deklaratat janë bërë nga zëvendës ministri rus i Mbrojtjes Anatoly Antonov, i cili e përshkroi nismën SHBA si "shumë e rrezikshme".
Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi Rumaninë dhe Poloninë muajin e kaluar se do të jenë brenda rrezes së raketave ruse, sepse në territorin e tyre kanë zhvilluar sistemet amerikanë të mbrojtjes antiraketë, të cilën Moska e sheh si një kërcënim direkt ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë .
Republikë e inkriminuar
Elvis Roshi është akuzuar për përdhunim në grup. Ai dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Bshkisë së Kavajës, por pastaj e anulloi atë për të pretenduar se duhet të flasë drejtësia. Kryeministri heshti. Heshti për të hapur rrugën e rikthimit të Roshit. Roshi është nga njerëzit e përmendur që në zgjedhjet lokale edhe nga ambasadori amerikan si person që nuk duhet të kandidojë. Si person i papërshtatshëm. Por kryeministri është një fanatik i dëshmisë së penalitetit. A beson ende njeri, përveç tij se Roshi është vetëm një njeri që ka përballur dallgët e jetës?!
Rilindja Fashiste e Shqipërisë
Albanologu Robert Elsie sjell sërish një album fotosh nga Shqipëria e viteve 1940-41-42. Autori i tyre është Vilibald Koleger (1910-1943), lindur në Grac të Austrisë, “një publicist austriak i kohës naziste”. Fotografitë janë marrë nga libri i tij “Rilindja e Shqipërisë”, Vjenë 1942, një vepër që Elsie e cilëson “propagandistike" dhe "në mbështetje të sundimit fashist italian në Shqipëri”.
Reagim i Ministrisë së Jashtme Greke për deklaratat e Ramës
Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Rama një ditë më parë për çështjen çame, duke konfirmuar tensionin e madh që egziston mes dy vendeve.
"Ëndrra marksiste", në Zvicër propozohet e ardhur mujore bazike për çdo njeri
Në Zvicër pritet të votohet për atë që nga disa është quajtur “Ëndrra marksiste”. Një propozim, sipas të cilit çdo qytetari të Zvicrës, bashkë me të huajt që janë rezidentë në këtë vend prej të paktën pesë vitesh, duhet t’u jepet për çdo muaj një e ardhur minimale që konsiston në 2500 franga zvicerane. Propozuesit sugjerojnë që kjo e ardhur do të ndihmonte në luftën kundër varfërisë dhe pavarazisë në një botë ku punët e mira gjenden me vështirësi.
Qarkore e Prokurorisë, kultivimi i kanabisit i shtrirë në të gjithë vendin
Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar prokurorive në rrethe një qarkore, sa i përket fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike që sipas saj është shtrirë në të gjithë vendin dhe se kohëve të fundit kultivuesit po e mbjellin atë edhe në ambiente të mbyllura si tunele, magazina dhe ndërtesa të vjetra. Në këtë qarkore thuhet se për kultivimin e tyre në këto ambiente po përdoret energjia elektrike ndërkohë që fenomeni është i përhapur edhe në toka pa pronarë, kryesisht në zona të thella.
Prokuroria qetëson Partinë Socialiste: Thirrja e Berishës për armatosjen e popullsisë në kuadër të aktivitetit parlamentar
Prokuroria e Përgjithshme e ka gjetur të pabazuar në ligj shqetësimin e një grupi deutetësh të Partisë Socialiste që kallëzuan ish-kryeministrin Berisha për thirrjet për armatosje ose marrje pa të drejtë e komandës, thirrjet publike për veprime të dhunshme dhe përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik.
Dështim i paralajmëruar i takimit Rama-Basha
Me nxitjen e ndërkombëtarëve dhe kryesisht të ambasadës amerikane, kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike do të takohen të hënën në përpjekje për të gjetur konsensusin e nevojshëm për miratimin e reformës në drejtësi.
Vizita e Kotzias, Athina do kushtëzojë kërkesat e Tiranës me integrimin e Shqipërisë në BE
Në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias në Tiranë të dyja palët kanë qartësuar pozicionet e tyre në lidhje me çështjet e nxehta që do shtrohen në tryezën e bisedimeve. Një ditë më parë kryeministri Rama deklaroi si kusht shfuqizimin e ligjit të luftës, ndërsa bëri të qartë se qeveria shqiptare nuk do të negociojë për kufirin detar. "Për të çuar në një fazë të re marrëdhëniet me Greqinë, për të cilat jemi shumë të interesuar, heqjen e ligjit të luftës e kemi kusht"- theksoi kryeministri.
Telefonata me Nuland, Berisha flet për mundësinë e një kompromisi për reformën në drejtësi
Ish- kryeministri Sali Berisha a zbardhur përmbajtjen e bisedës që pati sot me Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Berisha flet për mundësinë e një kompromsi, thjeshtimin e arkitekturës së institucioneve të drejtësisë dhe kërkesën e opozitës për vendet e rezervuara, si garancia për të mos lejuar kapjen e drejtësisë. “Kjo bisede u perqendrua kryesisht ne reformen e drejtesise.
