Lajme

Shqipëria mund të investojë në Tec "Kosova A"

Postuar në 02 Qershor, 2016 15:12

Ndër marrëveshjet që pritet të firmosen në mbledhjen e përbashkët të qeverisë se Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është edhe mundësia e investimeve të përbashkëta në energjetikë. Fjala është për rigjallërimin e Termocentralit Kosova A, ku pjesë e projektit mund të bëhet edhe njëri prej operatorëve shqiptarë të energjisë.

"TemaTv"

PD-ja flet përmes kryebashkiakut të Kukësit: Konçesioni për rrugën Durrës –Kukës, shton kostot. Të rishikohet vendimi

Postuar në 02 Qershor, 2016 14:03

Partia Demokratike shprehet kundër dhënies me konçesion të rrugës Durrës-Kukës. Ajo ka folur përmes kreut të Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, që ka deklaruar se konçesioni shton kostot për biznesin dhe qytetarët. “Dhënia e rrugës me koncesion përbën kosto shtesë për bizneset dhe qytetarët. Gjithashtu, pagesa për rrugën frenon ardhjen e turistëve kosovarë në Shqipëri”, ka deklaruar Shehu.

Blushi: Jeni me ligjin apo me krimin?

Postuar në 02 Qershor, 2016 12:48

Ben Blushi reagoi ashpër pas dorëheqjes së Elvis Roshit dhe faktit se ai është dënuar në Italinpër përdhunim në grup. Kritikat më të forta ishin për kreun socialist Edi Rama dhe qëndrimin që mbajti Partia Socialiste ndaj fakteve të dala së fundmi në dritë.

Kaos në kampin e emigrantëve në Lesvos, 3 të lënduar nga zjarri

Postuar në 02 Qershor, 2016 11:40

Një qendër e izolimit të refugjatëve në ishullin grek Lesvos është përshirë në flakë gjatë natës, si pasojë e përleshjeve midis refugjatëve afganë dhe pakistanezë. Mediat raportojnë se ka patur dhjetra të lënduar, tre prej të cilëve janë dërguar në spital.
Sekuenca nga zjarri janë projektuar në rrjetin social Twitter, nga i dërguari i gazetës britanike, The Independent, në ishull.
Zjarri ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës së komisariatit të lartë të OKB-së për regujatët (UNHCR), përfshirë depo me veshmbathje dhe ushqime.

Sinjale të qarta për qeverinë, 89% e shqiptarëve shohin korrupsion alarmant, 59% përkeqësim të ekonomisë

Postuar në 02 Qershor, 2016 11:34

Perceptimi i qytetarëve shqiptarë për korrupsionin në vend mbetet i lartë. Pothuajse 89% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është ose “i përhapur” ose “shumë i përhapur” mes zyrtarëve publik. Pothuasje 1 në 3 qytetarë mendojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me 3 vjet më parë, ndërsa 37% mendojnë që korrupsioni ka mbetur i njëjti krahasuar me tre vjet më parë.

“Problemi më i madh i korrupsionit mbetet tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët"

Postuar në 02 Qershor, 2016 11:12

"Nuk habitem aspak nga ky përfundim, ai tregon se populli shqiptar e kupton me vërtet se cfarë po ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët ta dëgjojnë"- tha ambasadori amerikan, Donald Lu në takimin ku u prezantuan rezultatet e sondazhit për korrupsionin. "Kam pasur një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë me të vërtetë debatin për reformën në drejtësi.

Fullani fiton 12 paga me vendim gjykate, dëmshpërblim rreth 110 mijë dollarë të thata në dorë

Postuar në 02 Qershor, 2016 10:56

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani do marrë 12 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Vendimi u dha këtë të enjte nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, duke i rrëzuar të gjitha kërkesat e tjera që Fullani përmes avokatëve kishte bërë në gjykatë. Rroga vjetore e Fullanit llogaritet në 114 320 dollarë, me një pagë mujore 9 milionë lekë në muaj. Me vendimin e Gjykatës Administrative Fullani do të përfitojë rreth 110 mijë dollarë të thata në dorë. Fullani kërkonte shfuqizim të vendimit që e “zhveshi” nga detyra e Guvernatorit.

Kërcënim i hapur nga BE për Shqipërinë, interesat personale të politikës pengojnë integrimin e vendit

Postuar në 02 Qershor, 2016 09:57

Bashkimi Evropian po flet me një gjuhë drejtërdrejtë me klasën politike shqiptare, e cila po krijon dyshime të forta se nuk e do hyrjen në Bashkimin Europian për interesat të ngushta personale
Në një deklaratë për mediat, Komisioneri Johanes Hahn i nxit palët të vendosin interesin e vendit dhe të qytetarëve mbi interesat individuale dhe të gjejnë kompromis për çështje politike pa prekur thelbin e reformës.

Ceremoni e pazakonshme për hapjen e tunelit Gotthard në Zvicër

Postuar në 02 Qershor, 2016 01:08

Pages

Subscribe to RSS - Lajme