Lajme
Ambasada e SHBA: Mbështesim qeverinë për të çuar draftin e reformës për miratim. Apel deputetëve: Keni përgjegjësi individuale
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë për shtyp ku shpreh zhgënjimin e saj mbi dështimin e takimit të 6 qershorit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ambasada vlerëosn se “qeveria shfaqi fleksibilitet, kurse opozita jo”. Një ditë pas takimit, Basha deklaroi se opsioni i vendeve të rezervuara, ishte sugjeruar nga ambasadori Donal Lu, ndërkohë që sot ka deklaruar se në dështimin e reformës, bashkëpërgjegjës janë edhe ambasadorët. Më poshtë deklarata, që është në mbështetje të hapur të qeverisë:
Haki Çako pranon se pajisja përgjuese identifikon numrat IMEI të aparateve celularë. Mohon dijeninë për regjimin doganor të saj
Haki Çako ka apeluar vendimin për shkakrimin e tij nga detyra, ndërkohë që sot ka dëshmuar në Prokurori. Sipas Tv Klan, Çako ka pranuar se pajisja përgjuese identifikon numrin IMEI të çdo aparati celular. “Gjatë marrjes së tij në pyetje për këtë çështje, numri një i Policisë ka sqaruar se pajisja është në gjendje të identifikojë numrin IMEI të çdo aparati telefonik. Ai ka thënë gjithashtu se nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor të hyrjes së pajisjes në vendin tonë.
Shorea faguetiana, 89.5 m. Pema më e lartë tropikale
Gjendet në Malajzi:
Paketa e re fiskale, bizneset japin disa mendime
Ministria e Financave bëhet gati për një paketë të re mbi barrën fiskale për biznesin. Por si gjithnjë masat që merren kalojnë në tyreza burokratësh dhe jo në grupet e interesit. po çfarë mendojnë aktorë të biznesit të vogël? Disa mendime janë marrë sot nga TemaTv, duke i paraprirë një fushate ku qeveria do të prezantojë procedurat e reja tatimore.
Një film për Rumiun
Një film për poetin e njohur sufi të shekullit të 13-të, Jalaluddin al-Rumiu. I dashur shumë në SHBA, poeti iranian, i vdekur në Konyta të Turqisë, është ideuar si figura qendrore një filmi biografik nga skenaristi i filmit “Gladiatori”, David Franzoni dhe producenti, Stephen Joel Broën. Ata mendojnë se një film i tillë do t’i japë “një fytyrë dhe imazh” poetit që është shumë i lexuar në Perëndim dhe në SHBA, por edhe do të ndryshojë disi rrjedhën e narrativave për myslimanët, që së fundmi dominohen nga stereotipet negative.
Pajisja përgjuese, Prokuroria i kërkon informacion Ministrisë italiane të Drejtësisë
Tre zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit po hetohen dhe gjykohen për përgjim të paligjshëm dhe sado që qeveria po deklaron se bëhet fjalë për një proces politik, fakt është se prokuroria po vijon punën. “Top-Channel” citon sot burime të organit të akuzës, sipas të cilave, ky i fundit, i ka kërkuar ambasadës italiane dhe Ministrisë italiane të Drejtësisë informacione mbi pajisjen përgjuese.
Kryeministri si kastigues gjykatash dhe gjykatësish
Një ditë pasi gjykata vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë, Haki Çako, në kuadër të hetimeve për pajisjen përgjuese, dy personat të prekur direkt në këtë aferë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama, kanë reaguar duke përdorur gjuhën e forcës. Ministri shprehu që dje mbështetje për oficerët e shkarkuar, një sinjal që merr kuptime të tjera në kushtet e një personi që është në presionin hetimor.
Gjykata Kushtetuese i thotë “jo” kërkesës së PD-së për mandatin e Valentina Leskajt: “Nuk është në juridiksionin tonë”
Gjykata Kushtetuese ka mbyllur çështjen e konfliktit të interesit mes mandatut të deputetes Valentina Leskaj dhe përfitimit të fondeve publike nga djemtë e saj. Gjykata, e vënë në lëvizje nga një kërkesë e PD-së, por edhe nga disponimi i vetë deputetes, ka vendosur se kërksa nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore për të legjitimuar shqyrtimin e çështjes prej saj. Gjykata ka çmuar se kërkesa siç është formuluar del jashtë juridiksionit të saj. Vendimi i shpëton mandatanin Valentina Leskajt, e cila është përfolur jo pak nga PD-ja.
Komisari i Dritës*
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili është nën hetim nga Prokuroria për pengimin e veprimeve që çojnë në zbardhjen e së vërtetës për çështjen e pajisjes së Interforcës italiane i qëndroi sot retorikës se kjo nuk është një çështje ligjore, por një betejë parimore mes të mirës dhe së keqes.
Ministri tha se vendimi i Gjykatës për të pezulluar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është politik dhe i ndërmarrë nga një prej anëtarëve të Frontit të së Keqes, duke përdorur termin e shpikur një ditë më parë nga kryeministri.
Basha: Ndërkombëtarët bashkëpërgjegjës për dështimin e reformës
Kreu i opozitës, Lulzim Basha bëri sot një deklaratë të fortë, duke lënë të kuptohet se në dështimin e reformës në drejtësi janë përgjegjës edhe ndërkombëtarët. Sipas tij heshtja pas takimit që pati me Ramën e atyre që në 25 vite kanë ndihmuar Shqipërinë i bën bashkëpërgjegjës në dështimin e reformës.