Lajme

Përgjimi në Shqipërinë e gjeneratës së sotme/Sajmir Tahiri duhet të dorëhiqet

Postuar në 07 Qershor, 2016 14:17

Haki Çako nuk është më drejtor i Policisë së Shtetit. Dy vartës të tij janë në arrest. Të gjitha këto për çështjen e përgjimeve dhe më e rëndësishmja: ME NJË VENDIM GJYKATE.

Vlorë, dhunë mbi gruan në prani të fëmijës

Postuar në 07 Qershor, 2016 13:33

Një banor i një lagjeje në Vlorë filmoi me celularin e tij një akt çnjerëzor. Videoja tregon se si një person qëllon me shkelma e grushta bashkëshorten dhe fëmijët e tij, në mes të rrugës, në mes të ditës dhe në prani të disa njerëzve. Ai e qëllon fillimisht gruan me grusht dhe e tërheq me forcë për flokësh. Në vendngjarje nuk ka patur uniforma policie, ndërsa nuk dihet ende nëse gruaja ka bërë denoncim ndaj bashkshortit të saj. Nderkohe mësohet se policia pas ngjarjes së rende ka shoqëruar burrin që ka ushtruar dhunë.

Demokracia e Re kërkon interpelancë me Komisionin Europian për protestën "qeveritare" të çamëve. Rama zbutet në takimin me Kotzias

Postuar në 07 Qershor, 2016 12:45

Ndërsa ministri i jashtëm grek po takohej me kryeministrin shqiptar, një eurodeputete nga Greqia, kërkonte mendimin e Komisionit europian, lidhur me atë që ajo e quan “pretendime irredentiste nga ana e Shqipërisë”. Eurodeputetja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki, ka marrë shkas nga protesta e djeshme para ministrisë së jashtme në Tiranë, ku merrte pjesë edhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, apo deklaratat e kryeministrit Edi Rama që u cilësuan të papranueshme nga Athina.

Pajisja e Përgjimit, pezullohet Haki Çako, arrest shtëpie për dy zyrtarë të policisë, nën hetim edhe ministri

Postuar në 07 Qershor, 2016 12:01

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka pezulluar nga detyra  Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Drejtorin e Forcave Operacionale të Policisë, Artion Duka dhe specialistin  Entiol Xhelilaj pas dyshimeve se kanë administruar në kundërshtim me ligjin pajisjen specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi.

PD konteston rolin e ambasadores së BE, akuzon Vlahutin për njëanshmëri politike

Postuar në 07 Qershor, 2016 11:38

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi sot përmbajtjen e takimit mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama. Gjatë mbledhjes, deputeti Eduart Selami i ka parashtruar Bashës pyetjen nëse qëndrimi për reformën në drejtësi përplas PD me ndërkombëtarët. Për herë të parë kreu i opozitës, Basha shprehu publikisht rezervat e tij për ambasadoren e BE-së, Romana Vllahutin, duke e akuzuar për njëanshmëri politike.

Retorika nacionaliste e kryeministrit nxit deputetin grek të kërkojë reparacione për krimet e çamëve (Video)

Postuar në 07 Qershor, 2016 11:15

Retorika e kryeministrit Rama për çështjen çame ka ngjallur reagime të ashpra në Greqi, duke nxitur zërat që i mëshojnë një raporti konfliktual mes dy vendeve nisur që prej Luftës së Dytë Botërore.

Masakër në qendër të Stambollit, 11 të vrarë nga shpërthimi pranë një stacioni autobusi (Foto)

Postuar në 07 Qershor, 2016 10:07

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm qendrën e Stambollit. Një makinë e parkuar afër një stacioni autobusi u hodh në erë duke shkaktuar të paktën 11 të vrarë e dhjetra  të plagosur. Mes viktimave 7 janë punonjës policie dhe 4 qytetarë. Bilanci është ende paraprak dhe numri i viktimave pritet të rritet.

Video/72 vjet nga zbarkimi në Normandi

Postuar në 06 Qershor, 2016 23:05

Triumf i axhendës/ave personale

Postuar në 06 Qershor, 2016 22:42

Takimi mes drejtuesve të pozitës dhe opozitës përfundoi pa produkt. Të dyja palët, përkatësisht kryetari i PS-së, kryeministri Edi Rama, fajësoi PD-në për dështimin duke e akuzuar se është ajo që nuk e do reformën në drejtësi. Edi Rama lexoi një fjalim të prapërgatitur në letër, një provë se ai hyri në takim me pritmërinë e dështimit. Lulzim Basha, pasi arriti një takim simbolik, u tha shqiptarëve se Edi Rama do të kapë drejtësinë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme