Lajme

Berlusconi shet Milanin

Postuar në 06 Korrik, 2016 15:17

Berlusconi ka hequr dorë nga Milani. Merr fund një histori suksesi që magjepsi tifozët dhe admiruesit e futbollit të një ekipi, ngritja e të cilit ka padyshim vulën e sipërmarrësit, ish-kryeministër i Italisë.  Tani radhën e kanë pronarët e rinj. Shitja i është bërë një konsorciumi kinez për 400 milionë euro pagesë në dy vjet. “Milani ka nisur rrugën e tij drejt Kinës”, citohet Silvio Berlusconi, ndonëse disa media italiane shkruajnë se marrëveshja është ende duke u mbyllur.

Edhe rivali direkt i Milanit, Inter, u shit te kinezët e “Sunning Commerce Group”, muajin e kaluar. 

Entuziast që Rama nuk pranoi propozimin e PD për reformën, por nuk do as zgjedhje te parakohshme

Postuar në 06 Korrik, 2016 14:22

Shumë entuziast për injorimin që mazhoranca i bëri propozimit të Partisë Demokratike për nenin 88 të Venecias, kryetari i opozitës u shfaq para mediave për t’i komunikuar publikut se Edi Rama nuk e pranoi ofertën e opozitës  për formulën e zgjedhjes së anëtarëve për organet e reja të drejtësisë. Ai tha se ky propozim i është bërë mazhorancës që në 24 Qershor, por ende opozita nuk ka marrë asnjë përgjigje. PD propozon komision Ad Hock  me 12 anëtarë, 6 të opozitës dhe  6 të mazhorancës, secili deputet.

Kodheli pranon cënimin e sigurisë kombëtare: “Nuk e di nëse kufiri duhet të ishte lënë gjithë këto vite me roje private”

Postuar në 06 Korrik, 2016 13:07

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka komentuar  grabitjen me armë në aeroportin e Rinasit dhe akuzat për cënim të sigurisë kombëtare. Indirekt ajo pranoi se hyrja në pistën e aeroportit përbën shkelje të inegritetit territorial dhe se Prokuroria duhet të nxjerrë në pah përgjegjësit për atë që ka ndodhur. “Sot çështja ka kaluar në dorë të Prokurorisë dhe është ajo që do të nxjerrë në pah përgjegjësitë dhe mangësitë e kësaj që ka ndodhur. Personalisht e konsideroj rrethimin e aeroportit një pikë kufitare dhe nuk e di nëse duhet të ishte lënë në vite me roje private.

21 muaj burg për Messin

Postuar në 06 Korrik, 2016 13:05

Lionel Messi është dënuar me 21 muaj burg për evasion fiskal. Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle sipas të cilave edhe babai i futbollistit argjentinas të Barcelonës, Jorge Messi, është dënuar me burg për të njëjtën akuzë. Prokurorët kanë deklaruar se parajsat fiskale në Belize dhe në Uruguaji janë përdorur për këtë qëllim. 

Intervista e Ramës për Francë Culture: Mos hapja e bisedimeve për anëtarësim na çon në rrugë të tjera

Postuar në 06 Korrik, 2016 11:52

Zyra për shtyp e kryeministrit ka pëcjellë një intervistë që kreu i qeverisë Edi  Rama ka dhënë për France Culture ku thotë se Bashkimi Evropian duhet të hapë sa më parë bisedimet me Shqipërinë dhe vendet e ballkanit, në të kundërt sipas tij krijohen kushtet për të lëvizur jo në rrugën e duhur.

Përgjigjia e Haxhinastos për skandalin e grabitjes: Duhet të thellohemi se çfarë detyrash nuk kemi bërë

Postuar në 06 Korrik, 2016 11:12

Është nga ministrat që kalon nga skandali në skandal dhe me cinizmin që e karakterizon i shmanget çdo përgjegjësie. Ministria që ai drejton ka në varësi institucionet që përgjigjen për Menaxhimin Aeroportual, dhe në këtë pikë puna duket se ka çaluar pas problemeve me sigurinë në aeroportin e Rinasit. Burime thanë për Respublica se Ministria e Transporteve është sinjalizuar nga institucionet ligjzbatuese për mangësitë në funksionimin e aeroportit, por nuk ka vepruar për të vënë para përgjegjësisë konçesionarin.

Mandati i Rakip Sulit, Kushtetuesja vendos më 14 korrik

Postuar në 06 Korrik, 2016 09:49

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në 14 korrik kërkesën për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli. Deputeti i PS-së në Tiranë akuzohet nga PD se ka përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij Aurora Group e cila është në pronësi të të birit. Opozita thotë se ambientet e kompanisë në fjalë i janë dhënë me qira OSHEE-së. Në 14 prill Kuvendi vendosi me shumicë votash dërgimin e mandateve të Leskajt dhe Sulit në Gjykatën Kushtetuese.

Çështja “Mimran”, “Haaretz” paralajmëron skandal për Netanyahun që mund të dorëhiqet

Postuar në 05 Korrik, 2016 23:45

Hetimi i kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu për çështjen “Mimran”(http://www.respublica.al/2016/03/27/telashe-të-reja-për-netanyahun-publikohet-një-foto-e-tij-me-arnaud-mimran-i-akuzuar-si) ka marrë një përmasë tjetër. Gazeta e njohur “Haartez” njofton se policia ka në dorë materiale të reja, “detaje të të cilave i njohin shumë pak njerëz” në kuadër të një hetimi që pritet të shpërthejë së shpejti.

Nuk mund të ngrihen akuza për Clinton. Republikanët kërkojnë t'i bllokohet aksesi për informacion të klasifikuar

Postuar në 05 Korrik, 2016 23:13

Drejtori i FBI James Comey tha se nuk ekzistojnë arsye për të ngritur akuza penale kundër ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton lidhur me përdorimin prej saj të një serveri privat gjatë kohës që ishte në këtë detyrë. Zoti Comey u shpreh se hetuesit kanë lexuar të 30 mijë emailat që zonja Clinton i kishte dorëzuar Departamentit të Shtetit në vitin 2014 dhe shtoi se 110 prej tyre përmbanin informacion të klasifikuar. Drejtori i FBI-së tha e mundur që aktorë me synime armiqësore të kenë patur qasje në llogarinë e saj personale të emailit.

Stenografistja e Gobbels: “Nuk dija gjë për Holokaustin...Nuk ka Zot, as drejtësi. Por Satanai ekziston”

Postuar në 05 Korrik, 2016 22:47

Brunhilde Pomsel, 105 vjeç, ka qenë stenografe e Joseph Goebbels, ministër i Propagandës i regjimit nazist në Gjermaninë e Adolf Hitlerit. Goebbels ishte një nga njerëzit më të afërt të Hitlerit, në brendësi të çdo lloj informacioni dhe për aq sa na mëson akti i vetëvrasjes së tij, edhe një fanatik i nacionalsocializmit dhe diktatorit gjerman. Por Brunilde deklaron se nuk dinte asgjë rreth Holokaustit. “Askush nuk do më besojë sepse të gjithë mendojnë se ne dinim gjithçka. Por e vërteta është se ne nuk dinim asgjë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme