Lajme
Prefekti i Shkodrës: “Ligji 7501, katrahura e të dyja partive. Referendum në Shkodër për pronat nëse nuk ndërhyhet për zgjidhjen e tensioneve”
Paulin Radovani, prefekt i Shkodrës ka deklaruar se qeveria duhet të marrë masa për situatnë e tensionuar që ka prodhuar legjislacioni mbi pronën në zonën e Shkodrës. Pas një takimi me bashkitë e Shkodrës, Lezhës, Pukës dhe Agjencisë së Kthimit të Pronave, Radovani tha se 80% e familjeve kanë probelme me pronën dhe nuk përjashtohet mbledhja e firmave për një referendum që të japë një mendim për “katrahurën e ligjit 7501”.
Kërcënimi i pavend i kryeministrit: “Po vjen “zonja e hekurt”...
Mazhoranca ka përqendruar shpresat te karta “Nuland” për reformën në drejtësi. Apo më saktë: për kalimin të pandryshuar të variantit të saj më datë 21 korrik.
Rregulla të reja mbi kontrollin e pensioneve private
Fondet e pensioneve private dhe ato të sipërmarrjeve kolektive do të kontrollohen nga shoqëri audituese, që do të miratohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një rregullore të re që përcakton mënyrën sesi do të auditohen shoqëritë administruese të sipërmarrjeve kolektive dhe ato të fondeve të pensionit vullnetar.
Ministrja e Kulturës me "Pallatin e ëndrrave 2": “Në Shqipëri, para ’90-ës, ëndrrat ishin të bllokuara”
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka dhënë një intervistë për Alessia Bottone të “Baltic Revieë”. Ministrja ka folur për imazhin e Shqipërisë, përkatësinë europiane, që sipas saj ilustrohet edhe me pjesëmarrjen në Bienalen e Venecias, por edhe për kohën e Diktaturës, aty ku shqiptarët mund të duken ende disi grimcat ekzotike të mekanikës kuantike, të cilat “nuk dihet si sillen” dhe pse ekzistojnë.
Rama në samitin e NATO-s: Shqipëria do dyfishojë trupat në Afganistan
Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan. Shqipëria, tha Kryeministri, është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm.
Dalja nga Bashkimi Europian, nacionalistët austriakë tërhiqen nga ideja e referendumit
Nënkryetari i Partisë të ekstremit të djathtë, Nacionalist e Lirë, njëherësh kandidat për President i Austrisë, Norbert Hofer ka ndryshuar qëndrim lidhur me qëndrimin ose jo të vendit të tij në Bashkimin Europian. Pas referendumit britanik Hofer kishte deklaruar se brenda një viti Austria duhet t’i nënshtrohej një referendumi nën shembullin e Britanisë. Por në një intervistë për gjermanen Die Presse dhënë ditët e fundit ai u shpreh se dalja e Austrisë nga BE do të ishte një gabim. “ Nuk janë më favor të daljes së Austrisë nga Bashkimi Europian.
Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi, ndërhyn me thirrje për dialog edhe ambasadori shqiptar
Në debatin publik për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi është përfshirë edhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Përmes një interviste për gazetën “Zëri” Minxhozi bën thirrje për dialog dhe mirëkputim. “Çështja e demarkacionit nuk zgjidhet duke vendosur flamuj, por duke dialoguar”, citohet të ketë thënë Minxhozi që përfaqëson një vend ku dialogu pa mbikëqyrjen e të huajve dështon rregullisht.
Ndërkohë vetë Shqipëria ka të pazgjidhur kufirin me Kosovën, Malin e Zi dhe me Maqedoninë(kufijtë ujorë).
Në ndjekje të demave të Pamplonisë (foto)
Vendim i NATO-s: Forcë luftuese e Aleancës në Poloni dhe vendet e Balltikut për të parandaluar një sulm eventual rus
Në ditën e parë të samitit të Varshavës, shtetet anëtare të NATO-s vendosën instalimin e një force shumëkombëshe të aleancës në Poloni dhe vendet e Balltikut, për të parandaluar çdo sulm të mundshëm të Rusisë.
Paralelisht me këtë vendim NATO ngarkoi misionet e saj diplomatike t'i shpjegojnë Moskës arsyet e këtij vendimi. "Forcat që do të zhvendosen do të jenë të konsiderueshme dhe shumëkombëshe. Në këtë mënyrë e bëjmë të qartë se çdo sulm ndaj një vendi anëtar do të konsiderohet sulm ndaj aleancës"-deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë konferencës për shtyp.
Zbulohen në Teheran vepra të panjohura të filozofit ibn Adi, i shkollës së kristianizmit siriak
Janë zbuluar në një medrese në Teheran të Iranit rreth 20 vepra të panjohura të filozofit Yahya ibn Adi. Lajmi është bërë i njohur nga American Philosophical Association sipas të cilit kërkimi që çoi në zbulim i drejtua nga Rob Wisnovsky i McGil University.
Ibn Adi është një filozof kristian i shkollës siriake, i cili lindi në Tikrit të Irakut në vitin 893 e.s., asokohe qendër e kristianizmit siriak(ortodoks lindor) dhe njihet si përçues i veprave të Aristotelit që rihyri në Europë më vonë me ndërmjetësinë e filozofëve më të njohur si Averroe dhe Avicenna.