Lajme
Pas Brexit, alarmi ngrihet për Italinë
Vendimi i britanikëve për të lënë Bashkimin Europian ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Por sipas disa analizave, rreziku më i madh për Unionin vjen nga një tjetër vend: Italia. Në një shkrim të publikuar në “Business Insider” apelohet për këtë “neglizhencë” ndaj asaj që po zien në fqinjin tonë perëndimor, që cilësohet si “një bombë që po pret të shpërthejë”. Pikë kritike shihet referendumi për reformën kushtetuese që zhvillohet në muajin tetor, e që pritet të përcaktojë të ardhmen e qeverisë Renzi.
Gjuha e marrëveshjes me TIA dhe gjuha e sotme për konsum publik
Ka disa ditë tashmë që media të ndryshme furnizohen rregullisht me lloj lloj dokumentesh të cilat publikohen me synim fajësimin e TIA-s për grabitjen në Rinas. Siç mund të merret me mend dokumentacioni ka origjinë nga zyrat e qeverisë, ndoshta pranohet falas, por ai sërish ka për qëllim “amnistimin” e policisë dhe Ministrisë së Brendshme nga përgjegjësia për ngjarjen. Kjo është çështje e hetimeve, nëse ato do të përfundohen ndonjëherë, por nuk ka sesi mos të bjerë në sy kërkesa për rishikim të marrëveshjes konçesionare që bëri ministri i Brendshëm, dështaku i paprecedent, Saimir Tahiri.
Kopje, akuza dhe përsëritje provimi të anglishtes për gradimin e oficerëve në ushtrinë shqiptare
Me sa duket të mos vrasësh mendjen, të mos lodhesh dhe të futësh mik po kthehet në një lloj tipari kombëtar. Provimet shtetërore janë bërë një barrë e paadministrueshme, duke nisur që nga shkollat për të përfunduar së fundmi deri në gradimin e oficerëve në ushtri. “Tv Klan” raporton një rast sipas të cilit në testimin e fundit për gradim është kopjuar dhe Shtabi i Përgjithshëm është detyruar të përsërisë provimin.
"Do të derdhim gjak për pronat tona në Himarë"
“Kërkojmë nga Bashkia Himarë transparencë për projktet, duhet të konsultohet me qytetarët” - ka qënë kjo deklarata e Nikollaq Neranxit, Drejtorit Ekzekutiv i Shoqatës së Komunitetit Himariot. I ftuar në studion e TemA TV, Neranxi shpjegoi konfliktin e dhunshëm të pak ditëve më parë në Këshillin Bashkiak, konflikt që sipas tij buron nga terri informativ në të cilin janë lënë banorët. Sa i përket çështjes së pronave, Neranxi tha se himariotët do të derdhin gjak për të përfituar titujt e pronësisë.
Sateliti "Juno" nis orbitimin ndaj Jupiterit
Satelitit “Juno”, i cili u shkëput nga toka 5 vjet më parë, ju desh të lëshonte motorin e tij kryesor, për të ngadalësuar shpejtësinë e për t’u kapur nga graviteti i Jupiterit. Ekspertët e NASA-s në Pasadena të Kalifornisë shpërthyen në britma gëzimi pas konfirmimit se misioni ishte përmbushur me sukses.
“NASA e bëri sërish. Kjo nënkupton gjithçka për mua dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës që e mundësoi këtë. Ne kemi punuar kaq shumë, kemi pasur rreth vetes njerëz të mrekullueshëm dhe kjo është gati një endërr e bërë realitet”.
Basha reciton suren e Kuranit “Ndriçimi”: Çfarë po vjen është më e mirë se çfarë po shkon (Video)
Për të përcjëllë mesazhin e tij jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe për qytetarët që sipas tij ky Bajram i ka gjetur në vështirësi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha recitoi një sure Kurani pasi doli nga selia e komunitetit mylsiman, duke nënkuptuar edhe mesazhin politik për elektoratin.
Ndriçimi
Në mesditë ku shndrrin dielli apo ditën kur errësira bie,
Zoti yt nuk të ka braktisur, as zemëruar me ty nuk është,
E patjetër çfarë po vjen më e mirë është se çfarë po shkon
E Zoti bujar do të jetë me ty e ti i kënaqur!
Çfarë pritje për heronjtë e Islandës! (Video)
Sytari nga Shkodra: Mos u tkurrni nga politikat e islamofobëve, ne nuk jemi pakicë kombëtare (Video)
Dita e Fitër Bajramit u përcoll me mesazhe nga krerët fetarë në vend, ku myftiu i Shkodrës dhe ai i Elbasanit ishin më të drejtëpërdrejtë. I pari kërkoi nga besimtarët të jenë krenarë për besimin e tyre dhe të mos tkurren nga politikat e islamofobëve, ndërsa i dyti tha se kriza që po kalon shoqëria mund të zgjidhet vetëm më drejtësinë e Zotit
Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari:
“Duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me shqiptarët”
Serbia dëshiron të vendosë marrëdhënie sa më të ngushta të mundshme me Shqipërinë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri serb, Alexander Vuçiç, gjatë takimit me homologun e tij, Edi Rama në kuadër të Samitit të Parisit. Dje u bë i ditur lajmi se të dyja vendet do të organizojnë një konferencë të përbashkët të biznesit dhe të politikës në funksion të forcimit të këtij bashkëpunimi. Por një rëndësi jo të vogël kanë edhe fjalët e kryeministrit serb, që ka folur hapur në favor të miqësimit serbo-shqiptar.
"Ballkani Perëndimor nuk ka pse të ketë frikë nga Brexit. Perspektiva për në BE mbetet”
Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nuk prek perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të paktën këtë garanci e ka dhënë nga Konferenca e Parisit, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila theksoi sërish nevojën e përmbushjes së standardeve. "Me vendimin e Britanisë së Madhe nuk ka ndryshuar asgjë. Këto vende nuk kanë pse të kenë frikë...Fjala është natyrisht për kushtet që ato duhet të përmbushin për ta çuar përpara procesin e pranimit. Në këtë drejtim secili vend ka arritur në një stad tjetër”, citon Merkel, agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle”.