Lajme

Përtej vlerës ose mosvlerës/Prishja e fasadës, kërkohet publikimi i dokumentacionit që detyron Karta e Restaurimeve

Postuar në 14 Gusht, 2016 15:57

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me prishjen e fasadës deh bazorelievit në stadiumin “Qemal Stafa”. Sipas PD-së me këtë akt janë shkelur ligjet dhe rregulloret në funksion të interesave private.

Hartat e Merkatorit nuk janë të sakta

Postuar në 14 Gusht, 2016 15:44

Krime dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar/Pas klorinës së Assadit në Halep, video me përdorim të fosforit në Irak

Postuar në 14 Gusht, 2016 14:58

Një video e pubikuar në "Youtube" paraqet avionë të Ministrisë irakene të Mbrojtjes që lëshojnë bomba me fosfor mbi Qayyarah, një pikë e fortë e mbajtur nga militantët e DAESH. Janë hedhur dyshime se ky lloj municioni i djegshëm është hedhur në zonë edhe nga avionë të Task-Forcës irako-amerikane, që e implikon rëndë misionin çlirues ndaj terroristëve të organizatës islamike. Kjo sepse fosfori i bardhë nuk lejohet të përdoret në konflikte dhe përbën krim sipas ligjit ndërkombëtar.

Kërkesa për 8 porte jahtesh në bregdetin shqiptar

Postuar në 14 Gusht, 2016 13:57

Qeveria shqiptare po shqyrton kërkesa për ndërtime të 8 porteve jahtesh. Kështu raporton “TvReport” sipas të cilit kërkesat përqendrohen në segmentin Vlorë-Sarandë.

Lineker mban fjalën, shfaqet me të brendshme në studio pasi Leicester fitoi kampionatin

Postuar në 14 Gusht, 2016 13:31

Një anglez i përgjigjet përherë bastit. Kështu ka bërë edhe ish-futbollisti Garry Lineker në shfaqjen "Match of the day".

Dënohen me burgim të përjetshëm dy agjentë të UDB-së

Postuar në 14 Gusht, 2016 13:27

Gjykata e Mynihut (Muenchen), pas përfundimit të gjykimit kundër dy ish shefave të UDB-së jugosllave, Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq, i shpalli ata fajtorë për vrasjen e emigrantit kroat Sthjepan Gjurekoviqit dhe i dënoi me burgim të përjetshëm, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nigeri/Boko Haram publikon video me vajzat e marra peng në qytetin Chibok

Postuar në 14 Gusht, 2016 13:24

Rroftë e shkuara, poshtë e shkuara! (Foto)

Postuar në 14 Gusht, 2016 11:50

Prishja e dy bazorelievëve në fasadën e stadiumit "Qemal Stafa" dhe më pas reagimi i kryeministrit që i quajti mballoma vulgare të komunizmit, ka nxjerrë sërish në pah paqëndrueshmërinë e vetë kreut të qeverisë, por edhe qeverisë që përfaqëson në raport me të shkuarën komuniste. Ka qenë kjo qeveri që ka rivitalizuar për qëllime muzeale sipas saj objekte të kohës së komunizmit. Le të përmendim këtu muzeun "Bunkart", Shtëpinë e Gjetheve apo dhe ndërtimin e bunkerit në krah të Mistrisë së Brendshme, por edhe parrulla.  

Sërish tensione mes Ukrainës dhe Rusisë. Moska zyrtare paralajmëron ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike

Postuar në 13 Gusht, 2016 21:54

Era e luftës fryn sërish mbi frontin ruso-ukrainas. Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, “Sputnik” i kushton një shkrim situatës së krijuar pasi shërbimet sekrete ruse likujduan në rreth spiunësh ukrainas në Krime, të cilët sipas FSB-së, do të kryenin akte sabotazhi dhe terrorizmi në infrastrukturën e gadishullit të ankesuar nga Rusia. Në vijim të këtyre zhvillimeve, kryeministri rus, Dimitri Medvedev ka lënë të hapur mundësinë e shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve, ndonëse siç nënvizoi ai, kjo nuk do të ishte e dëshirueshme.

Kariman Abuljadayel , sprinterja e parë e Arabisë Saudite që garon në 100 m

Postuar në 13 Gusht, 2016 18:26

Pages

Subscribe to RSS - Lajme