Lajme
Defiçiti i 7 mujorit, shkak mosrealizimi i rentës minerare, TVSH-së dhe të ardhurave të pushtetit vendor
Drejtori i Poltikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, i ftuar në studion e "Tema Tv" ka analizuar treguesit fiskalë të 7 mujorit, të cilat kanë një defiçit prej 2.2 miliardë lekësh. Lera sqaron se ky defiçit nuk është shqetësues dhe ka argumentuar se ai është krijuar nga mosrealizimi i tatimit të rentës minerare, TVSH-së dhe të ardhurave të pushtetit vendor. Shpenzimet e tkurura sipas tij nuk lidhen me faktin se jemi para një viti elektoral.
Hungari, arkeologët bien në gjurmë të varrit të Sulejmanit të Madhërishëm
Kërkuesit turq dhe hungarezë mendojnë se kanë gjetur në qytetin Szigetvar varrin e Sulejmanit të Madhërishëm, sulltanit osman që vdiq aty në shtator të vitit 1566. Sulejmani, i cili përfaqëson kulmin e Perandorisë Osmane dhe sundoi në vitet 1522-1566 vdiq nga shkaqe natyrale në qytetin hungarez, në moshën 72 vjeç dhe pak orë pasi forcat osmane ta merrnin atë. Fitorja ishte me shumë humbje edhe për osmanët që u detyruan të braktisin idenë e rrethimit dhe sulmit mbi Vjenë.
Kosto të mbivendosura për rrugën Tiranë-Elbasan, 1 miliardë lekë për mirëmbajtjen e tunelit të Krrabës
Rruga Tiranë Elbasan është një nga akset e parashikuara për t'u dhënë me konçesion, por pavarësisht kësaj Ministria r Transportit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar po i mbivendosin kostot para se rruga ti dorëzohet konçesionarit. Rruga është ende e papërfunduar dhe një prej zgjidhjeve ishte dhënia me konçesion me detyrimin që konçesionari të merrte përsipër përfundimin e investimit dhe mirëmbajtjen e tunelit, por ministria ka menduar ndryshe. Të mos e përfundojë rrugën dhe të shpenzojë 1 miliardë lekë për mirëmbajten e tunelit.
Shqipëria e Diktaturës/Varësia reciproke mes Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë*
“Pas muajve të pare të vitit 1984, Enver Hoxha nuk doli më në publik me pretekstin e shkruarjes së kujtimeve. Ishte e qartë se ai ishte i sëmurë dhe ishte i paaftë të luante rolin e tij si udhëheqës. Ramiz Alia mori në dorë punët e shtetit i vëzhguar rreptë nga Nexhmija.
Irani lejon ushtrinë ruse të përdorë territorin, Moska dhe Teherani aleatë në mbrojtje të Asad
Nga territori i Iranit u ngritën avionë luftarakë rusë për të bombarduar pozicionet e forcave antiqeveritare në Siri. Një zhvillim që tregon se Moska dhe Teherani po bashkëpunojnë ngushtësisht për të luftuar "armiqtë" e Asad. Siç njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes avionë bombardues Tupolev-22M3 dhe avionë luftarakë Sukhoi-34 u ngritën nga baza ushtarake e Hamedan në Iranin Perëndimor dhe bombarduan pozicione të Shtetit Islamik dhe organizatës Al Nusra në Alepo.
"Për vete dhe jo për Greqinë", nga idhull olimpik në patriot i shtirur
Shprehja që e bëri të njohur dhe shoqëroi rrugëtimin e tij si rekordmen i botës dhe kampion Olimpik ishte se çdo peshë e ngritur kishte një motiv "Për Greqinë". Pirro Dhima, djali nga Himara që i dha Greqisë 3 medalje të arta olmipike dhe shumë medalje të tjera 12 vjet pas Olimpiadës së fundit që u mbajt në Athinë në 2004 akuzohet piblikisht se patriotizmin e shiti në emër të famës dhe përfitimeve personale.
Bajden nga Beogradi në Prishtinë: Serbia, motorri ekonomik i gjithë rajonit
Zv.presidenti amerikan Xho Bajden theksoi në Beograd rolin e rëndësishëm të Serbisë në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit. “Nëse Serbia ecën mirë ekonomikisht dhe politikisht, i gjithë rajoni ecën mirë dhe kam besim se do ta bëjë diçka të tillë”, tha Bajden.
Parada e punëve botore
Ka disa ditë që kryeministri në vetë të parë, përmes profilit të vet në Facebook poston rregullisht copëza të asaj që e quan Rilindje Urbane të Shqipërisë. Shkolla të rikosntruktuara, sheshe publike në qytete të Shqipërisë ku është bërë ndërhyrje, projekte për teatro etj.. Një galeri suksesesh dhe projektesh që emfatizohen si përpjekja për ringjalljen e vlerave komunitare.
Funerali i "turpit" të një vajze*
Ngjarja e fundit në Divjakë që pari si viktimë 29 vjeçaren Jonida Çanaku e gjetur e vrarë në një apartament në Golem, hedh dritë mbi një situatë kritike të moralit të shoqërisë. Çanaku ishte e ndarë nga i fejuari dhe ishte lidhur me binzesmenin Sokrat Shano nga Krutja. Edhe Shano ishte i divorcuar dhe lidhja e tyre nuk shkaktoi asnjë dramë familjare apo divorc. Siç është raportuar Shano e ka vrarë Çanakun duke e torturuar, duke e lidhur në këmbë dhe duke e mbytur. Më tej Shano vret veten dhe lë adresën e vendit ku ndodhej viktima e tij.
