Lajme
Rama: Duroni, duhet sakrificë për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër
Ndonëse me pushime kryeministri është aktiv në komunikim me publikun. Nisur nga komentet për fotot e postuara prej tij nga projektet për qendrat e qyteteve, kryeministri e ka parë të udhës të japë vetë sqarime dhe mesa duket të një përgjigje për skeptikët apo të pakënaqurit. Dhe formula është durim dhe sakrificë. “Nuk besoj që edhe më të verbërit, ta besojnë vërtetë se është mëkati i kësaj qeverie që në raport më zhvillimin urban të territoreve bashkiake, e ka nisur punën aty ku, në fakt, puna duhet të kishte nisur 25 vjet më parë!
Oscar Morrell, vrasje nga urrejtja e imamit dhe asistentit të tij në SHBA
Një 35 vjeçar akuzohet nga autoritetet amerikane për vrasjen e imamit Mola Akontzi dhe ndihmësit të tij në Brooklyn Park në afërsi të aeroportit JFK në Neë York. Autori i dyshuar është Oscar Morrell, i cili do të përballet me akuzat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.Morell u arrestua pasi përplasi me makinë një çiklist, pak minuta pas vrasjes së 55 vjeçarit, Mola Akontzi dhe asistentit të tij 64 vjeçar.
Çështja “CEZ”, pushohen hetimet për ministrin Gjiknuri
Prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve për ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka. Burime të konfirmuara i thanë gazetës “Panorama” se Kontrolli i Lartë i Shtetit është njoftuar për vendimin e prokurorit të çështjes dhe po bën përgatitjen e ankimit kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë. Gjiknuri dhe Hiçka u paditën në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me akuzën se me negociatat për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarraveshjeve me kompaninë çeke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh.
Qipro, zbulohet një mozaik i rrallë i kohës romake
Një mozaik i rrallë është zbuluar pranë Nicosia në Qipro. Ai daton në shekullin e katër dhe është 12 m i gjatë dhe mbi 4 m i gjerë. Sipas arkelogëve mozaiku është ndër të paktët në botë që paraqet gara me karroca në një hipodrom. Mendohet se ai i përkiste një vile e një personi të pasur në kohën kur Qipro sundohej nga Roma. Copëza të mozaikut u zbuluan në fshatin Akaki, rastësisht nga një fermer në vitin 1938. Zona u qarkua si sit arkeologjik, por gërmimet janë kryer vetëm tani për shkak të prioriteteve të tjera.
Trump: Testim për emigrantët që duan të hyjnë në ShBA
Kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se do të vendosë një testim të detyrueshëm për emigrantët që hyjnë në vend. Testi do të ketë natyrë ideologjike dhe do të shtrojë pyetje sesi e shohin emigrantët Amerikën, vlerat e saj për lirinë e besimit, barazinë gjinore dhe të drejtat e gayve.
“Inovacioni” i radhës: Ndalohen me ligj “influencat e papërshtatshme” mbi prokurorët. Edhe përmes Medias! Çfarë janë “influencat e përshtatshme”
“Report Tv” publikon sot disa fragmente nga ligji për Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila do të financohet dhe administrohet nga amerikanët. Drafti i ri ka të integruar edhe çuditë e reja që vijnë si propozim i ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT, mes të cilave edhe kjo:
Beteja për Halepin
Snajpera të ushtrisë siriane në qytetin kryesor për të cilin luftohet aktualisht në Siri.
Protesta e Himarës: “Toka është e himarjotëve dhe kështu do të mbetet”. Merr pjesë edhe Mediu me Dulen
Protesta e paralajmëruar në Himarë është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe pa incidente. Nga materiali video që është publikuar nga televizoni lokal “sarandweb”, përcillen disa elementë që mund të nënvizohen:
Ambasada shqiptare në Athinë: Vdekja e emigrantit e filmuar. Kemi kërkuar pamjet
Vdekja misterioze e 29-vjeçarit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në një komsiariat të policisë në kryeyqtetin grek Athinë do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës, ku të afërmit e të ndjerit kanë bërë kallëzimin penal.
Stadiumi si pronë private/Përtej fasadës, arkitekti Aliaj flet për ekzistencën e një tuneli
Arkitekti Besnik Aliaj, shpjegon sot në një postim në profilin e vet në Facebook, se poshtë stadiumit “Qemal Stafa”, aktualisht në transformim tërësor, ndodhet edhe një tunel. Sipas Aliajt, tuneli ndodhet në anën veriore dhe lidh stadiumin me objekte të tjera jashtë tij. Ai është ndërtuar që në fillim nga italianët, arkivës së të cilëve u referohet Aliaj për këtë çështje. Por ekzistenca e tunelit nuk është përmendur në projektin e ri, që eliminon kështu edhe një element tjetër të stadiumit të vjetër. Shkruan Aliaj: