Lajme
Kosto të mbivendosura për rrugën Tiranë-Elbasan, 1 miliardë lekë për mirëmbajtjen e tunelit të Krrabës
Rruga Tiranë Elbasan është një nga akset e parashikuara për t'u dhënë me konçesion, por pavarësisht kësaj Ministria r Transportit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar po i mbivendosin kostot para se rruga ti dorëzohet konçesionarit. Rruga është ende e papërfunduar dhe një prej zgjidhjeve ishte dhënia me konçesion me detyrimin që konçesionari të merrte përsipër përfundimin e investimit dhe mirëmbajtjen e tunelit, por ministria ka menduar ndryshe. Të mos e përfundojë rrugën dhe të shpenzojë 1 miliardë lekë për mirëmbajten e tunelit.
Shqipëria e Diktaturës/Varësia reciproke mes Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë*
“Pas muajve të pare të vitit 1984, Enver Hoxha nuk doli më në publik me pretekstin e shkruarjes së kujtimeve. Ishte e qartë se ai ishte i sëmurë dhe ishte i paaftë të luante rolin e tij si udhëheqës. Ramiz Alia mori në dorë punët e shtetit i vëzhguar rreptë nga Nexhmija.
Irani lejon ushtrinë ruse të përdorë territorin, Moska dhe Teherani aleatë në mbrojtje të Asad
Nga territori i Iranit u ngritën avionë luftarakë rusë për të bombarduar pozicionet e forcave antiqeveritare në Siri. Një zhvillim që tregon se Moska dhe Teherani po bashkëpunojnë ngushtësisht për të luftuar "armiqtë" e Asad. Siç njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes avionë bombardues Tupolev-22M3 dhe avionë luftarakë Sukhoi-34 u ngritën nga baza ushtarake e Hamedan në Iranin Perëndimor dhe bombarduan pozicione të Shtetit Islamik dhe organizatës Al Nusra në Alepo.
"Për vete dhe jo për Greqinë", nga idhull olimpik në patriot i shtirur
Shprehja që e bëri të njohur dhe shoqëroi rrugëtimin e tij si rekordmen i botës dhe kampion Olimpik ishte se çdo peshë e ngritur kishte një motiv "Për Greqinë". Pirro Dhima, djali nga Himara që i dha Greqisë 3 medalje të arta olmipike dhe shumë medalje të tjera 12 vjet pas Olimpiadës së fundit që u mbajt në Athinë në 2004 akuzohet piblikisht se patriotizmin e shiti në emër të famës dhe përfitimeve personale.
Bajden nga Beogradi në Prishtinë: Serbia, motorri ekonomik i gjithë rajonit
Zv.presidenti amerikan Xho Bajden theksoi në Beograd rolin e rëndësishëm të Serbisë në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit. “Nëse Serbia ecën mirë ekonomikisht dhe politikisht, i gjithë rajoni ecën mirë dhe kam besim se do ta bëjë diçka të tillë”, tha Bajden.
Parada e punëve botore
Ka disa ditë që kryeministri në vetë të parë, përmes profilit të vet në Facebook poston rregullisht copëza të asaj që e quan Rilindje Urbane të Shqipërisë. Shkolla të rikosntruktuara, sheshe publike në qytete të Shqipërisë ku është bërë ndërhyrje, projekte për teatro etj.. Një galeri suksesesh dhe projektesh që emfatizohen si përpjekja për ringjalljen e vlerave komunitare.
Funerali i "turpit" të një vajze*
Ngjarja e fundit në Divjakë që pari si viktimë 29 vjeçaren Jonida Çanaku e gjetur e vrarë në një apartament në Golem, hedh dritë mbi një situatë kritike të moralit të shoqërisë. Çanaku ishte e ndarë nga i fejuari dhe ishte lidhur me binzesmenin Sokrat Shano nga Krutja. Edhe Shano ishte i divorcuar dhe lidhja e tyre nuk shkaktoi asnjë dramë familjare apo divorc. Siç është raportuar Shano e ka vrarë Çanakun duke e torturuar, duke e lidhur në këmbë dhe duke e mbytur. Më tej Shano vret veten dhe lë adresën e vendit ku ndodhej viktima e tij.
Loja e vjetër me zgjedhjet, akuza KQZ-së për mosregjistrim të partive të djathta në Dibër
Partia Demokratike ka akuzuar sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të ligjit në regjistrimin e partive politike të djathta për zgjedhjet në Dibër. Sipas PD-së, përgjegjës për krijimin e kësaj situate është kryeministri, për shkak se në këto zgjedhje është vetëm me 3 aleatë.
Të “argumentosh” punën e pabërë me shkrime mediash
Për fasadën e stadiumit “Qemal Stafa” nuk ka një përgjigje ligjore. Për bazorelievin u thanë vetëm disa opinione nga kryeministri, edhe ato në Facebook, pati një deklarim nga Instituti i Monumenteve që premtonte mbrojtjen, ndërkohë që kreu i qeverisë pranonte prishjen e tij.
Denoncimi/Lukova, përtej kartolinave
Krahas infrastrukturës që lë për të dëshiruar, pjesë të bregdetit të Jugut vuajnë edhe nga higjena minimale
