Lajme
Hashashi, ekonomia e “stabilitetit”
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dha shfaqjen e fundit e cila duket se ka konsensus politk. Në fillim me Tim Judah, gazetarin britanik dhe më tej me disa deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ai u shfaq në disa ara të mbjella me hashash ku u asgjësuan disa rrënjë. Natyrisht mesazhi kuptohet: është luftë e vështirë, por policia po e bën punën e vet.
Tërmeti në Itali sipas Charlie Hebdo
Hashashi "merr pashaportizimin" edhe në Tiranë
Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot mbjelljen e hashashit në Larushk pranë Rinsit. Sipas tij janë 50 000 rrënjë që ruhen nga kreuni bashkisë Krujë, Artur Bushi.
Edhe Republika e Ajatollahëve preket nga korrupsioni
Tensioneve serbo-kroate u shtohet edhe një histori spiunazhi
Tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë kanë arritur një tjetër moment kritik, pasi Agjencia Serbe e Informacionit dhe Sigurisë ka arrestuar një qytetar me shtetësi serbe dhe kroate, i cili akuzohet për spiunazh për favor të Zagrebit zyrtar.
“B92” referon ndërkohë një portal kroat, “index.hr”, sipas të cilit, personi në fjalë ka jetuar deri në vitet ’90 në Kroaci e mandej është zhvendosur në Serbi.
Berisha: "Qeveria kineze ka nisur hetim për rrugën e Arbrit"
Ish- kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot gjatë një prononcimi për gazetarët se qeveria kineze po heton praktikën e ndjekur për rrugën e Arbrit, ku u përfshi edhe Exim Bank, bankë investimesh shtetërore në vendin aziatik.
Ka vdekur apo jo presidenti uzbek, Islam Karimov?
Burime qeveritare flasin për gjendje kritike, por burime diplomatike thonë se Karimov ka ndërruar jetë.
Nxjerrja e kartëmonedhave nga tregu, Prokuroria nis hetimin ndaj Bankës së Shqipërisë
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për nxjerrjen e kartëmonedhave nga tregu do të jetë bazë për hetim penal nga Prokuroria e Përgjithshme. “Vizion Plus” raporton sot se Prokuroria ka marrë një kallëzim nga KLSH dhe pritet që të marrë në pyetje drejtuesit e Bankës së Shqipërisë në vitet 2010-2014.
Akademia e Shkencave - kryeministrit: Kritikat drejtoja vetes dhe programit që premtove për shkencën
Këshilli Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave i është përgjigjur me një letër kritikave të kryeministrit, i cili një ditë më parë apeloi për reformim dhe e cilësoi sjelljen dhe situatën e Akademisë si absurde. Këshilli i kujton kryeministrit se nuk është bërë thuajse asgjë për programin e premtuar për shkencën. Më poshtë letra:
Vdekjet në Sharrë nuk janë njësoj...
Vdekja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës është prej ditësh në qendër të vëmendjes së mediave, por edhe politikës. Arditi 17 vjeçar vdiq aksidentalisht për të zbuluar me fatkeqësinë e tij një dukuri të errët ku përfshihet edhe Bashkia e Tiranës. Punën në të zezë me lejen e autoriteteve shtetërore, nën hundën e tyre për fitim dhe llogari të kompanive private. Natyrisht askush nuk e ka dashur vdekjen e Gjoklajt; ajo është nga ato që qeveritë shqiptare i klasifikojnë si “aksidente”, me prapashtesa të tipit “teknologjike”.
