Lajme

Vettingu në seancë. Nuk ka as bojkot të opozitës dhe as konsensus

Postuar në 30 Gusht, 2016 13:25

PPartia Demokratike nuk do të bojkotojë seancën e sotme plenare ku do të diskutohet dhe votohet projektligji për vettingun. Seanca është paraprirë nga një konferencë e kryeministrit, zhvilluar në mediat sociale, përmes së cilës, Edi Rama, ka deklaruar se ligjet do të votohen edhe pa konsensusin e PD-së. Nga konsensusi si kushtëzim ka hequr dorë edhe LSI-ja e cila luajti rol thelbësor gjatë miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Gjithsesi PD-ja do të jetë në seancë dhe kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të saj.

Vdekja e parë në Sharrë më 26 nëntor/Myrvete Duka humbi jetën duke punuar. Shoferi vetëm një javë në burg

Postuar në 30 Gusht, 2016 11:51

Myrvete Duka ishte viktima e parë e Landfillit të Sharrës. Ajo ka ndërruar jetë më 26 nëntor të vitit 2015 pasi u godit aksidentalisht nga një automjet që punonte në landfill. Tema tv ka biseduar këtë të hënë me familjarët e 46-vjeçares të cilët kanë treguar sesi ka ndodhur ngjarja tragjike.
Myrvete Duka, nënë e katër fëmijëve humbi tragjikisht jetën më 26 nëntor të vitit 2015 teksa punonte në Landfillin e Sharrës.

Ajo u godit aksidentalisht nga një automjet dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjehershme.

Rrufeja vret 300 drerë në parkun e Hardangervidda në Norvegji

Postuar në 29 Gusht, 2016 23:33

Viktima tjetër në landfillin e Sharrës, një histori e mbajtur larg medias, muaj përpara vdekjes së Ardit Gjoklajt

Postuar në 29 Gusht, 2016 20:25

"Myrvetja 40 vjeçare", kështu e quan Tema Tv, gruan që humbi jetën në Sharrë. Një intervistë me familjen e saj transmetohet nesër e që zbardh një ngjarje që vetëm këtë heshtje nuk meriton.

Ishte vetëm një Lazarat dhe mediat europiane ulërisnin për “Kolumbinë e Europës”. Sot kemi Kolumbi reale dhe kemi një foto- suksesi

Postuar në 29 Gusht, 2016 19:01

Gazetari Tim Judah ka qenë sot në Tragjas të Vlorës në shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, me të cilin ka vëzhguar asgjësimin e 2 500 rrënjëve kanabis. Ministri e ka shpërndarë këtë foto suksesi në Facebook, duke i bërë vetes qokën e radhës. Paralelisht vetëm sot në Memaliaj u njoftua asgjësimi i 13 mijë rrënjëve, ndërkohë që para disa ditësh lajmi e çonte hashashin dhe kultivuesit në Skrapar.

Foto/Protesta për vdekjen në landfillin e Sharrës e kërkon përgjegjësinë tek Erjon Veliaj

Postuar në 29 Gusht, 2016 14:20

Sabit Brokaj “rrëzon” Katovicën e Servet Pëllumbit. Dokumente nga Moska erdhën që në vitet ’82-83, por ato i “vaksinonte” Sulo Gradeci

Postuar në 29 Gusht, 2016 14:06

Sabit Brokaj, mjek i Enver Hoxhës dhe ish-ministër Mbrojtjeje, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama”, ku flet për periudhën e fundit të regjimit komunist në Shqipëri. Brokaj del me një “tezë” që sipas tij i përgjigjet të dhënave zyratare që ai thotë se i ka lexuar përmes azhanseve që i shkonin Enver Hoxhës. Në cilësinë e dëshmitarit, mjeku i Hoxhës thotë se dështimi i socializmit si praktikë dhe komunizmit si teori ishte vlerësuar nga institute studimi në Moskë që në vitet ‘82-83.

Vetëm qeveria nuk reagon për oligopolin në sigurime. Konfindustria kërkon ndryshime në legjislacion

Postuar në 29 Gusht, 2016 11:48

Atë që mediat e kanë denoncuar që herët, e konfirmon së fundmi edhe Konfindustria, që është grup interesi i biznesit.

Fjala është për rritjen e sigurimit të makinave që zbulon qartë situatën oligopol në të ashtuquajturin treg të sigurimeve, e për të cilat Konfindustria thotë se nuk ka reagim nga qeveria, pse kompanitë kanë lobuar për heshtjen.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme