Lajme

Surprizat e Bashkisë Tiranë/Nis tarifimi për parkimin në 71 rrugë. Kartat e rezidentit deri më 31 dhjetor. Mandej karta të reja kundrejt pagesës!

Postuar në 27 Shtator, 2016 15:39

Parkimi me pagesë në rrugët e Tiranës tanimë është realitet. “Tirana Parking” ka nisur aplikimin e tarifave për 71 rrugë në kryeqytet, pas vendimit të marrë nga Bashkia për këtë çështje. Mirëpo në 71 rrugë që po aplikohet ky sistem pagese, mungon zbatimi i të drejtës që kanë rezidentët për parkim falas në lagjet apo rrugët e zonës së tyre. “Abc News” raporton sot se kartat e rezidentit ende nuk janë bërë dhe për këtë ka tërhequr edhe prononcimin e një zyrtareje.

Kolumbi, paqe mes qeverisë dhe FARC. 220 mijë të vdekur në 52 vjet

Postuar në 27 Shtator, 2016 14:59

Marrëveshja u firmos nga presidenti Juan Manuel Santos dhe lideri i FARC, Rodrigo Londoño Echeverri, me një stilolaps që imitonte në pamje një fishek. 

Spektakli i vullkanit Kilauea në Havai

Postuar në 27 Shtator, 2016 14:56

AKIP: Ligji për mbetjet, nuk janë grup interesi vetëm pronarët e fabrikave. Protestë më 1 tetor

Postuar në 27 Shtator, 2016 13:02

Kryeministri Edi Rama dhe disa deputëtë apo ministra pas tij po e mbrojnë ligjin për importin e mbetjeve duke dhënë garanci për listën e mbetjeve që dontë riciklohen dhe me faktin se kështu do të ketë efekte pozitive edhe mbi mjedisin. Po kështu kryeministri ka theksuar disa herë se ky nuk është i njëjti ligj me atë të vitit 2011, por po verifikohet se këto argumente nuk po bindin shumëkënd. Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka shpërndarë një deklaratë pas takimit që Rama zhvilloi me kompanitë e riciklimit.

Debati për mbetjet: Na keni çarë trapin për 25 vjet(video)

Postuar në 27 Shtator, 2016 11:56

Ka qenë i ashpër debati në emisionin "Njerëz në fokus" në News24 ku diskutohej për ligjin e mbetjeve. Një aktivist, Klodi Leka, është përplasur me deputetin socialist Besnik Baraj, ndaj të cilit nuk ka kursyer fyerjen.

Blushi: Rama nuk do ta lejojë referendumin për importin e mbetjeve

Postuar në 27 Shtator, 2016 11:38

Kur debati për ligjin e importit të mbetjeve po orientohet drejt një referendumi popullor, opsion që ka marrë së fundmi mbështetjen e opozitës, deputeti Ben Blushi thotë se kryeministri Rama nuk do të lejojë referendumin për këtë çështje.

BB: Ngjarje fatkeqe dhunimi i biznesmenit Fadi Mitri

Postuar në 27 Shtator, 2016 10:55

Përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahseen Sayed reagoi për dhunimin e biznesmenit libanez në Tiranë. Ajo e konsideroi një ngjarje fatkeqe dhe kërkoi që Shqipëria të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror.
"Incidenti me biznesmenin libanez, një ngjarje fatkeqe. Shqipëria duhet të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror” deklaroi ajo për dhunën që iu ushtrua investitorit libanez me pasaportë amerikane, Mitri.
Më pas përfaqësuesja e Bankës Botërore është ndalur te rritja ekonomike e Shqipërisë, kriza e vendeve fqinje dhe rritja e pagave dhe pensioneve.

Debati/Trump: Deklaroj të ardhurat e mia kur Clinton të zbardhë 33 mijë emailet e fshira

Postuar në 27 Shtator, 2016 04:50

Trump dhe Hillary Clinton janë përballur në debatin e parë për zgjedhjet presidenciale në ShBA. Të dy kandidatët kanë njolla në biografinë e tyre, të cilat kandidati republikan Trump i ka përmbledhur në deklaratën se: "Do të zbardh të ardhurat e mia kur Clinton të zbardhë 33 mijë emailet që janë fshirë". Akuzë kjo për shpërdorimin e kërkesave të sigurisë që Clinton ka bërë gjatë kohës së drejtimit të Departamentit të Shtetit.

Obama merr një dhuratë nga indianët e Amerikës

Postuar në 27 Shtator, 2016 00:00

Luftë propagandistike për Halepin. Ushtria siriane në ofensivë të gjithanshme

Postuar në 26 Shtator, 2016 23:36

Pas përballjes së ashpër dhe akuzave për krime lufte në Këshillin e Sigurimit në OKB, Rusia dhe Perëndimi kanë vijuar kundërshtitë edhe në frontin mediatik. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” ka shpërndarë sot një video që tregon sipas saj “rikthimin e jetës në zonat e Halepit të çliruara nga ushtria siriane”. Në videon e regjistruar në lagjen Ramouseh duken dyqane të hapura, njëfarë rregulli urban dhe njerëz apo makina që qarkullojnë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme