Lajme
Kokëdhima: Ligji i mbetjeve me kosto për PS-në, nuk ka mbaruar përpjekja e mafias për të depozituar ndotje të rrezikshme në Shqipëri
Koço Kokëdhima, përforcon dyshimet se pas nismës së mazhorancës për të lejuar importin e plehrave qëndrojnë segmente të mafias. Gjatë një interviste në emisionin Oktapod, Kokëdhima thotë se situata, niveli i institucioneve dhe aftësia e tyre i japin akoma më shumë të drejtë shqetësimit të shoqërisë civile.
Bushati: “Ambasadorja greke, e pafamiljarizuar me dosjen shqiptaro-greke. Ligji i luftës(të cilin Soruani nuk e përmendi fare), origjina e problemeve”
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka folur dje gjatë një interviste në “Zëri i Amerikës” edhe për deklaratat e ambasadores së re të Greqisë në Tiranë, Eleni Soruani.
Berisha thotë se në Elbasan janë sjellë mbetje radioaktive. Shashkë apo e vërtetë?
Sikur të mos mjaftonte ajo që ndodhi me miratimin e ligjit për importin e mbetjeve, Sali Berisha, ish-kryeministër shkruan sot në komunikimin e tij në Facebook se në dy vitet e fundit në Elbasan janë sjellë mbetje radioaktve, ndërsa në Durrës mbetje toksike. E vërtetë apo thjesht një shashkë për të nxehur gjakrat? Kjo vështirë të merret vesh, por deklarime të tilla nuk janë shaka, ndaj për çdo rast ose Berisha duhet të mos merret seriozisht, ose diçka duhet të sqarojë qeveria. Për aq sa mund të besohet edhe kjo e fundit.
Reforma në drejtësi, Komisioni i Reformës vendos uljen e pagave për magjistratët
Rrogat dhe shpërbimet për magjistratët do të ulen krahasuar me atë që ishte parashikuar më herët në kuadër të ngritjes së institucioneve të rejë të drejtësisë. Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka rënë dakord që pagat të shkojnë nga 330 mijë lekë në 250 mijë lekë, ardhur kjo si kërkesë e Ministrisë së Financave.
Pasojat e heroinës/Nëna humbet ndjenjat pranë së bijë 2 vjeçare
Shfaqet ambasadori amerikan, Donald Lu i shqetësuar për drogën dhe Partinë Demokratike
Pas disa javësh në heshtje, ambasadori amerikan, Donald Lu është rishfaqur me një qëndrim për situatën e trafikut të drogës dhe qëndrimit të Partisë Demokratike lidhur me ligjin e Vetingut. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Gazetarisë, i pyetur për situatën në Shqipëri dhe debatin politik të kohëve të fundit, diplomati amerikan tha se çështja e kuktivimit të kanëbisit në Shqipëri është shqetësuese, duke folur edhe për implikim të politikës.
Përpjekje për të spostuar vëmendjen/Ikën Shehaj e Tatimeve dhe Pranvera Fagu e Doganave
Është shkarkuar sot nga detyra drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj. Në vend të saj është emëruar Vasilika Vjero, njeri i Aeprben Ahmetajt. Bëhet e ditur se është larguar nga detyra edhe drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu. Dy lëvizje që priteshin, por që janë bërë në një ditë kur ka shumë debate për ligjin e mbetjeve.
Much Nano: "Edi Rama, kryeministër i korruptuar dhe i kapur peng nga delinkuentët. PS-ja ta largojë, me hir apo me pahir"
Komentet Nano i bëri gjatë një interviste në "TemaTv". Më poshtë video:
Kërcënohet Adriatik Llalla. Largon familjen nga Shqipëria
Top Channel informon sot se Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është kërcënuar çka e ka detyruar të largojë familjen jashtë vendit.
Një rol prej viktime që nuk pi më ujë
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme, pas votimit të ligjit të mbetjeve për të reaguar rreth asaj që ndodhi, debatit, diskutimit, akuzave dhe arsyet së ligjit. Thotë Rama:
