Lajme

Presidenti raporterëve të KiE-s: Zgjedhjet në rrezik eminent. Trajtim me dy standarde për pronarët e rinj dhe të vjetër

Postuar në 27 Tetor, 2016 20:02

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mendon se zgjedhjet e vitit 2017 rrezikohen nga manipulimi. Gjatë në takimi të zhvilluar sot me bashkëreporterët e Këshillit të Evropës për Shqipërinë,  Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, në një vizitë faktmbledhëse në Tiranë, Nishani ka shtruar në diskutim problemet eventuale që kërcënojnë procesin zgjedhor.

Rilindjen e ka kapur Zjarri Bakterial (Video)

Postuar në 27 Tetor, 2016 19:19

Ben Blushi e perifrazoi situatën aktuale ku ndodhet mazhoranca me një sëmundje bimore që sipas tij ka vetëm një shërim, shkuljen nga rrënjët. “Rilindjen e ka kapur Zjarri Bakterial” tha Blushi në parlament. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit në sallën e kuvendit, Blushi tha se Rama është njeriu që mburret për gjërat që premton dhe nuk bën.

Pas sirianëve, nis ikja e irakenëve

Postuar në 27 Tetor, 2016 17:32

10 000 është numri i të zhvendosurve si pasojë e betejës në Mosul.

Josephina te mahnit me të pasmet

Postuar në 27 Tetor, 2016 16:45

HEC-et në Valbonë, Rama: Do të ketë vetëm 2, nuk do të ndërtohen diga

Postuar në 27 Tetor, 2016 16:09

Në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Rama u ndal në çështjen e HEC-eve. Rama tha se qeverisja e shkuar i shkaktoi plagë vendit me lejet e dhëna.
“Ish-kryeministri nga Valbona do ndërtonte aty 11 HEC-e. Edhe në Theth vendosi të ndërtojë 5 HECE-e. Janë plagët që ju shkaktuat me keqqeverisjen tuaj”, ka thënë Rama.
Kryeministri ka nënvizuar se, 6 HEC-et e Thethit u anuluan nga qeveria e tij, “që ndoqi të gjitha procedurat”.

Berisha me ambasadoren greke: Mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka pretendime territoriale

Postuar në 27 Tetor, 2016 15:00

Pavarësisht se është në rolin e deputetit, Sali Berisha shihet ende si faktor me peshë në diplomacinë politike aq më tepër në kushtet kur një pjesë e qeverisë po tregon një qasje konfliktuale me një fqnij si Greqia.  Ish-kryeministri u takua sot me ambasadoren greke në Tiranë, Eleni Sourani, me të cilën diskutoi mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të ardhmen e tyre.

Vizitë e një ministri, apo korrier në Ankara?

Postuar në 27 Tetor, 2016 12:27

Askush nuk di të thotë se cili është qëllimi i vërtetë i vizitës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Turqi. Sipas njoftimeve zyrtare shohim një zyrtar të shtetit shqiptar që takon homologun e tij, Cavushoglu dhe më tej, presidentin e vendit, Reccep Tayyip Erdogan. Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton ndër të tjera se në takimin me Erdogan “ministri Bushati shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë me popullin dhe qeverinë turke për angazhimin në vendosjen e rendit kushtetues në vend”.

Kërcënimi rus, Perëndimi përgjigjet me forcën më të madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohtë

Postuar në 27 Tetor, 2016 12:22

Me njësinë ushtarake më të madhe të ndërtuar ndonjëherë në Evropën Lindore që prej Luftës së Ftohtë, një forcë e blinduar, që përfshin 800 trupa britanike do të vendosen në Estoni vitin e ardhshëm, për t’u përballur me agresionin që kërcënon Rusia.

Lëvizjet janë të përcaktuara dhe menduara që të ndalojnë Moskën të shtrijë tentakulat e saj në Evropën Lindore siç ajo ka bërë me Krimenë dhe Ukrainën, shkruajnë mediat britanike.

Bie miti i njeriut që infektoi Amerikën me AIDS, mijëra të tjerë ishin bartës që prej viteve '70

Postuar në 27 Tetor, 2016 12:09

Ishte demonizuar si njeriu që solli sëmundjen e AIDS në Amerikë. Për shumë dekata francezo-kanadezi Gaetan Dugas u cilësua si "Pacienti Zero" dhe burimi i epidemisë që shpërtheu në Nju Jork në vitet '80.
Një kërkim i ri shkencor i publikuar në revistën "Nature" arrin në përfundimin se Gatean Dugas ishte një nga mijëra të infektuarit me Hiv Aids në këtë periudhë. Sëmundja u njoh zyrtarisht në vitin1981 kur tek shumë homoseksualë u shfaqën të njëjtat simptoma. Studimi tregon se epidemia e Nju Jorkut pati një rol vendimtar në përhapjen e sëmundjes më pas edhe Europë.

Takimi me Erdogan, në profilin e ministrit të Jashtëm debatohet për mungesën e flamurit shqiptar

Postuar në 27 Tetor, 2016 11:31

Pages

Subscribe to RSS - Lajme