Lajme

SHBA-BE reagojnë thatë për pezullimin e Vetting-ut nga Gjykata Kushtetuese

Postuar në 25 Tetor, 2016 19:21

Pas pezullimit të Vetting-ut nga Gjykata Kushtetuese kanë reaguar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Në një deklaratë të përbashkët SHBA dhe BE thonë se respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij. Sipas tyre Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias, ndaj dhe nxisin që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa.

Dështon sistemi i ministrisë, RASH heq nga sistemi universitetet private

Postuar në 25 Tetor, 2016 18:53

Portali i regjistrimit në universitet prej 5 ditësh nuk u jep mundësi maturantëve të njihen me kuotat e lira në universitetet private. Kompania që administron portalin i ka hequr nga sistemi universitetet private që prej publikimit të disa fotove ku vërhej se kuotat e lira ishin shumë më të larta në numër se kuotat totale. Drejtori i RASH, Arjan Çela sqaron se portali ishte konceptuar vetëm për universitet shtetërore. Kryeministri tha një ditë më parë se hyrja në universitet do të vështirësohet dhe se ai që mbaron shkollën "është shërbëtor i popullit".

"TemaTv"

Rodrigo Duterte paralajmëron fundin e paktit ushtarak me SHBA

Postuar në 25 Tetor, 2016 18:48

Presidenti i Filipineve i ka dhënë një tjetër goditje raporteve me SHBA, pasi ka njoftuar fundin e bashkëpunimit ushtarak, gjatë një vizite në Japoni. SHBA kanë kritikuar dhe shtuar presionin ndaj Duertes për shkeljet e të drejtave të njeriut në luftën e tij ndaj drogës. Kjo është një humbje e madhe gjeopolitike për SHBA, por edhe një thyerje me një vend me të cilin ka raporte historike. Mjafton të kujtojmë se një episodet më "epikë" të LIIB-së në Paqësor, ishe largimi dhe mandej rikthimi i gjeneralit McArthur nga Filipinet ku edhe kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës. 

Zaev hap listat e opozitës maqedonase për kandidatë nga popullsia shqiptare

Postuar në 25 Tetor, 2016 17:51

Faktori politik shqiptar në Maqedoni shkon sërish i përçarë në zgjedhjet zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, me dy partitë tradicionale BDI-në e Ali Ahmetit dhe PDSH-në e Menduh Thaçit  të kenë humbur kredibilitetin në popullsinë shqiptare që vijon të vuajë mungesën e kohezionit të udhëheqësve të saj sidomos për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e saj.

Ikën nga Gjykata Kushtetuese Sokol Berberi. Letra e dorëheqjes bëhet publike sot, ishte dorëzuar që më 15 shtator

Postuar në 25 Tetor, 2016 15:35

Ka dhënë dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi. Vizion Plus raporton se Berberi ka dorëzuar letrën e dorëheqjes që më 15 shtator, duke hequr dyshimin se largimi lidhet me rrëzimin sot të ligjit për vettingun.

“Po shohim mundësinë e heqjes së taksave për mbetjet që hyjnë në Shqipëri”

Postuar në 25 Tetor, 2016 15:25

Sot Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pozicionuar së fundmi kundër ligjit për importin e mbetjeve. Basha tha se rikthimi i ligjit dëshmon pafytyrësinë e Edi Ramës, cilësi kjo tanimë konsensuale në përshkrimin e këtij të fundit.

Zbulohet stacion meteorologjik në Arktik. U ndërtua nga nazistët në vitin 1942

Postuar në 25 Tetor, 2016 14:39

Shkencëtarët rusë kanë zbuluar një bazë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, ndërtuar në Arctic, e që mendohej se ishte një mit i ndërtuar mbi të pavërteta. Baza është ndërtuar nga nazistët dhe konsistonte në një stacion meteorologjik në Alexandra, 1000 km nga Poli i Veriut.

Siç raportohet janë zbuluar 500 artefakte përfshirë uniforma, municione, pajisje meteorologjike dhe mjete personale.

Pezullohet ligji i Vetting-ut, Gjykata Kushtetuese nuk ndikohet nga presioni i ambasadës amerikane

Postuar në 25 Tetor, 2016 13:37

Qeveria nuk do të marrë brenda këtij mandati frytet e reformës në drejtësi, të paktën për pastrimin e trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përkundër objektivave të ambasadës amerikane që ligji të niste menjëherë zbatimin, ky proces duket se do të marrë shumë kohë derisa të prodhojë efektet e para.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin e “Vetting”-ut, pas kërkesës së Partisë Demokratike, që e cilëson ligjin si antikushtetues, pasi i jep qeverisë kontrollin politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Patologjia e kryeministrit, mediat diskutohen me popullin. A po njoftohet ndonjë nismë e re?

Postuar në 25 Tetor, 2016 12:59

Kryeministri ka qenë në Shishtavec. Aty banorët i janë ankuar edhe për mediat!!! Dhe në bisedë e sipër kryeministri – për ata që nuk e dinë quhet Edi – e ka pyetur edhe për emrin e gazetarit. Edison Ypi ka dalë në “mbledhjen e frontit” dhe është gjykuar aty. Mundet të jetë një rastësi, mundet që banorëve të Shishtavecit u kanë mbaruar hallet dhe tani merren me reportazhe gazetash. Dhe i janë drejtuar priftit dhe hoxhës së Shqipërisë, kryeministrit, për pak drejtësi. Të vërë dorën në zemër.

Sondazhi CNN: 5 pikë epërsi e Clinton-it ndaj Trump-it

Postuar në 25 Tetor, 2016 12:00

Nga sondazhi i fundit i CNN-it, rezulton se Hillary Clinton ka përkrahjen e 49% të atyre votuesve amerikanë që, me shumë gjasa, do të marrin pjesë në votimin e 8 nëntorit, krahasuar me 44% për Donald Trump.

Trump-i udhëheq ndër votuesit meshkuj me 3 pikë, por Clinton-i udhëheq ndër votueset femra me 12 pikë.

Rreth 14% e të anketuarve që kanë deklaruar se do të marrin pjesë në votim janë shprehur se, deri në ditën e zgjedhjeve, mund ta ndryshojnë mendjen se për kë do të votojnë.

E.Z. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme