Lajme
Eksperimenti me Lindjen e Mesme/Mediat flasin për rënien e afërt të regjimit në Egjipt: “Al – Sisi më keq se Mubarak dhe Morsi”
Ndërhyrja e koalicionit të drejtuar nga SHBA në Mosul është vlerësuar si një instrument presioni ndaj asaj që Rusia arrtiti në Siri dhe sidomos në Halep. Në përpjekje për të kompensuar humbjen në terren, perëndimorët mbyllën kufirin nga krahu iraken, duke spastruar Irakun nga ISIS dhe duke hapur rrugën për menaxhimin e situatës në vend.
Fotolajm/Sonda Schiaparelli e misionit europian ExoMars, përplaset në planetin e kuq
NASA ka publikuar fotot e vendit të rënies së sondës e cila humbi kontakt 1 minutë përpara uljes në sipërfaqen e Marsit. Schiaparelli u shkëput nga anija nënë më 16 tetor dhe nisi uljen më 19. Duket se misioni i saj quhet i dështuar.
http://www.space.com/34472-exomars-mars-lander-crash-site-photos.html?ut...
Ish-Presidenti Moisiu: “Këto që tha Rama në Beograd i thashë edhe unë para 10 vjetësh”. Kujtesë: Kosova e shpalli pavarësinë 8 vjet më parë
Edi Ramën po e marrin në mbrojtje për deklaratat e tij në Beograd; dikush flet për komplekse nga Kosova, dikush tjetër për keqkuptim, një tjetër flet për nënën e për babën, ka ndonjë që kujton cicat e Cecës, ndonjë akademik flet me paradigma të feudalizmit, nuk mungon ndonjë sulm për budallallëkun e ministrit Hoxhaj. Radha i ka ardhur edhe ish – presidentit Alfred Moisiu. Në një intervistë për Kosova Press, Moisiu “arsyeton” sesa punë të mirë ka bërë kryeministri i Shqipërisë në Beograd:
"Gjuhë të qytetërimit tonë të përbashkët”/Shqipja dhe gjuha boshnjake, lëndë me zgjedhje në Turqi
Shkollat turke do të kenë që nga viti i ardhshëm gjuhën shqipe dhe atë boshnjake si lëndë me zgjedhj. Lajmi raportohet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e cila referon “Anadolu Agency” duke shtuar se “programi dhe materialet e lëndës të gjuhës shqipe dhe boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti Trakya”.
Planeve kombëtare u shtohet edhe ai për LGBTI
Ministri i Mirëqëniës Sociale dhe Rinisi Blendi Klosi mori pjesë në lancimin e Planit Kombëtar të LGBTI në Shqipëri.mAi theksoi gjatë fjalës së tij se ky plan lufton diskriminimin dhe garanton të drejta të barabarta(TemaTv).
Jemeni, për herë të parë në garën për Oscar
Jemeni do të përfaqësohet me filmin: Unë jam Nojoom: 10 vjeç dhe e divorcuar.
Edi dhe Saliu. Saliu dhe Edi/Identikë...
Sot ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha p[ër Top-Channel:
“Nuk do të ketë një marrëveshje të re të tipit të artikullit tre, pra një marrëveshje detyruese kushtëzuese. Do të preferonim të kishim një marrëveshje të bazuar në artikullin katër, pra thjesht një monitorim dhe këshillim edhe për një arsye se reforma makrofiskale tashmë i ka njohur sukseset e veta”.
Në vitin 2013, kryeministri Edi Rama tha:
Flota ruse kalon La Manshin
Intervista/“Europës i mungojnë personalitetet që dinë të sjellin ndryshimin”
Geert Mak, gazetar dhe shkrimtar holandez flet për Europën dhe krizën e saj. Në një intervistë për “Avvenire” Mak thotë se entuziazmi i viteve ’90, ai i rënies së Murit të Berlinit ushqeu një iluzion që është fara e krizës së sotme. Iluzionin se ajo energji poIzitive do të zgjidhte problemet, një gabim që mohoi nevojën e politikave dhe praktikës që plotëson emocionet. Intervista ka rëndësinë e vet për të kuptuar atë vështrim që vjen nga brenda Europës për situatën e tanishme, “ku ka kapluar frika” që i hap rrugë nacionalizmave.
Del sërish në skenë Klement Balili i LSI-së, Gazeta “To Ethnos”: Kamioni me 1 ton kanabis u dërgua nga Escobari shqiptar
Me titullin "Eskobari shqiptar me një ton kanabis", gazeta greke to Ethnos shkruan se pas sasisë së madhe të drogës që u kap të enjten në një zonë të Atikës fshihet Klement Balili, ish-drejtori Rajonal i Transporteve në Sarandë i shpallur në kërkim ndërkombëtar si një prej krerëve të trafikut ndërkombëtar të drogës.
