Lajme

A kërcënohen raportet me SHBA? Kryeministri Edi Rama thotë që PO(video)

Postuar në 17 Nëntor, 2016 10:19

Në një intervistë për TVSh-në dje, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se:

"...do të duhet të presim administratën e re me qetësi dhe ajo çka unë do të dëshiroja të siguroja opinionin publik shqiptar është që për Shqipërinë SHBA mbetet një partner i pazëvendësueshëm, jo vetëm thjesht në planin bilateral, por edhe në këtë kënd të Europës Adriatike dhe për ne është mjaft e rëndësishme që SHBA të vijojnë të luajnë atë rol stabilizues dhe të jenë sponsorit kryesorë të stabilizimit e integrimit euroatlantik të rajonit tonë".

Një punim i Eqrem Bej Vlorës për sundimin Osman në Shqipëri(përditësuar)

Postuar në 17 Nëntor, 2016 09:36

Robert Elsie ka publikuar në faqen e tij një punim monografik të Eqrem Vlorës mbi historinë e sundimit Osman në Shqipëri. Ai titullohet: “Kontribute për një histori të sundimit turk në Shqipër” dhe Elsie e sjell në format PDF. Punimi  zgjerohet në 1200 faqe gjermanisht të shtypura në makinë, realizuar në vitet 1955-1956.

Gjykata bllokon hetimin e Prokurorisë për dosjet e pasurisë të Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt e Rakip Sulit nga ILDKPKI

Postuar në 17 Nëntor, 2016 09:17

Gjykata e Tiranës u ka dhënë dje një goditje të fortë hetimeve të nisura nga Prokuroria e Tiranës ndaj Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Në gjashtë vendime radhazi Gjykata ka pranuar kërkesën e ILDKPKI për “heqje të masës së sekuestros” ndaj dokumenteve që Prokuroria kishte bllokuar pas nisjes së hetimeve ndaj ILDKPKI.

 Në të dhënat e bëra publike prej Gjykatës së kryeqytetit, theksohet se palë paditëse apo kërkuese në vendimin e dhënë ka qenë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Tiranë.

Presidenti turk i kthehet Egjiptit. Kajro zyrtare: Erdogan dhe Al Jazeera, përpjekje për destabilizimin e vendit

Postuar në 17 Nëntor, 2016 09:03

Kemi kohë që dëgjojmë informacione dhe deklarata nga pala turke për largimin e bizneseve të Fetullah Gulen nga Shqipëria. Madje në këtë drejtim, qeveria shqiptare nuk ka munguar të hyjë në veprime konkrete. Por nuk jemi vendi i vetëm që jemi në shënjestër të presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan për këtë çështje. Egjipti është një vend tjetër. Në një intervistë të javës së kaluar për rrjetin “Al Jazeera”, Erdogan doli hapur kundër qeverisë egjiptiane, duke deklaruar madje se “Turqia do të vazhdojë të mbështesë luftën e popullit egjiptian për demokraci”.

Krimenë për Kosovën, a mund të funksionojë pazari Putin – Trump për Europën Lindore?

Postuar në 17 Nëntor, 2016 08:45

Rusia ka folur shpesh në mbrojtje të rendit ndërkombëtar dhe normave që burojnë nga dokumentet kryesore. Mbi këtë bazë është kundërshtuar zyrtarisht prej saj edhe pavarësia e Kosovës, një shtet i ri që aktualisht po ecën drejt njohjes nga shumica e vendeve të OKB-së. Mirëpo ky qëndrim mund të shkëmbehet nga Rusia me pavarësinë e Krimesë, rajoni I shkëputur nga Ukraina dy vite më parë, e mbi të cilin Moska shpalli aneksimin e plotë.

Mos vallë Ilir Beqaj meriton dëmshpërblim për shqetësimin e krijuar?

Postuar në 16 Nëntor, 2016 22:36

Përgjimi i ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk është ndonjë gjë e madhe. Ai është si të thuash, lajm darke, ndryshe nga lajmet rutinë. Jo vetëm se nga Ilir Beqaj mund të presësh të tjera thagma, por sepse në fakt në atë telefonatë zbulohet ai realitet mbytës ku partia vendos për çdo gjë. Këtë e dimë të gjithë dhe nuk na befason.

Është pra një akt normal i një situate anromale me të cilën bashkëjetojmë prej kohësh. Por kur ministri në fjalë, reagon duke thënë se personi është hequr për shkelje ligji, atëherë kjo kërkon një tjetër qasje.

Çmimi për energjinë nga HEC-et, prodhuesit pa garanci për investimin

Postuar në 16 Nëntor, 2016 22:27

Shqetësimit të investitorëve në sektorin e energjinë e rinovueshme për garancitë kontraktuale që lidhen me çmimin e shitjes së energjisë Ministria e Energjisë iu përgjigj me sqarimim se do të ketë një trajtim të veçantë pёr të gjithë prodhuesit ekzistues me përparësi të energjive të rinovueshme, duke garantuar blerjen e energjisë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, me anë të një çmimi i cili siguron vetëshlyerjen e plotё tё impiantit

Ka vetëm një Ilir Beqaj, bruto dhe neto. Dhe ai të uron "suksese në jetë"(audio)

Postuar në 16 Nëntor, 2016 20:55

Emisioni "Stop" ka publikuar sot një diskutim telefonik mes ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-drejtorit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Çlirim Hadarmataj. Ky i fundit është shkarkuar, siç thotë vetë, pa asnjë paralajmërim dhe shkelje. Biseda është interesante, pasi aty mund të kuptosh se Beqaj është i sinqertë: Partia, Ministria, pastaj të tjerat.

Dështimi i sistemit e-tax, edhe ambasadori austriak ngre supet

Postuar në 16 Nëntor, 2016 20:14

Merr pjesë në një aktivitet për luftën kundër korrupsionit, por nuk ka asnjë të dhënë për shpërdorimet që dyshohet se i janë bërë fondeve të dhëna nga qeveria e tij, ambasadori austriak në Tiranë, Johan Satler ka deklaruar për “Tema TV” se nuk ka asnjë informacion mbi ecurinë e projektit e-tax, një sistem që ka kushtuar 16 milionë euro e që duhet të lehtësonte procedurat e deklarimit të biznesit. Për muaj të tërë është folur për probleme në sistem, për mosfunksionim të tij. Por asgjë nuk ka lëvizur nga vendi.

LSI kërkon që fondet e rrugëve të mos shpërndahen me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Vërejtje: A e auditon KLSH-ja këtë të fundit?

Postuar në 16 Nëntor, 2016 18:31

Një debat tjetër që pasqyron rivalitetin mes PS-së dhe LSI-së në qevrisjen e vendit është zhvilluar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Në prezantimin e buxhetit, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka folur për rritjel të tij, por ka vënë në dukje se vetëm 9% do të përdoret për rrugë të reja.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme