Lajme

Foreign Policy: Pse Lufta e Tretë Botërore mund të nisë nga Letonia

Postuar në 18 Nëntor, 2016 10:29

Paul Miller, asistent profesor i studimeve të sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington, i cili ka shërbyer si drejtor i personelit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara për administratën Bush dhe Obama katër vjet më parë parashikoi ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Iran, ekspozohet një skelet i mumifikuar para 7500 vjetësh

Postuar në 18 Nëntor, 2016 09:38

Skeleti është ekspozuar në qytetin Arak, në Muzeun e tij dhe mendohet se paraqet gjendjen përfundimtare të varrimit, që kishte një ritual të vetin. Skeleti i përket epokës së Gurit të Ri, çka dëshmon për ekzistencën e qytetërimit në këtë vend. 

Regjistrimi II: Hajdarmataj është larguar nga puna pasi ka vendosur partia. Gënjeu ministri Beqaj?

Postuar në 18 Nëntor, 2016 01:09

Përgjimi është kthyer në kulturë te të majtët. Një ditë pasi emisioni "Stop" publikoi bisedën telefonike mes ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kreut të Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tropojës, Çlirim Hajdarmataj vjen një tjetër bisedë e zhvilluar për këtë ngjarje. Ministri tha se shkarkimi i Hadarmatajt ishte bërë për shkelje të ligjit, por nga biseda mes këtij të fundit dhe Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në këtë institucion, Metila Dylgjeri, rezulton e kundërta. Motivi është politik.

Inflacion i ulët, kërkesë konsumatore anemike

Postuar në 17 Nëntor, 2016 20:30

INSTAT-i publikoi indeksin e çmimeve për tetorin, i cili ishte vetëm 1.5% më i lartë se në tetorin e vitit të shkuar. Në shtator inflacioni me bazë vjetore ishte 1.8%, ndërsa në gusht ishte 2%.

Kjo rënie e inflacionit në dy muajt e fundit tregon se këerkesa konsumatore ka qenë anemike (kur ajo është e fortë, inflacioni rritet). Kërkesa për ushqime duket se ka qenë e lartë (ky grup ka patur një rritje vjetore të indeksit të çmimeve me 3.1%), ndërsa kërkesa për veshje dhe këpucë ka qenë e dobët (ky grup ka patur një rritje vjetore të indeksit të çmimeve me vetëm 1%)

Ngjitja ka një rekordmene 15-vjeçare

Postuar në 17 Nëntor, 2016 19:15

Ashima Shiraishi është 15 vjeç dhe është jë talente e vërtetë në ngjitje. Ajo konsiderohet si një nga sportistet me më shumë arritje në ngjitje dhe deklaron madje se "femrat kanë potencial të dominojnë sportin". 

 

http://www.nationalgeographic.com/adventure/adventurers-of-the-year/2017...

Fotolajm/Protesta e FRPD-së në Shkodër. Të shpresojmë se nuk propozohet bust për presidentin e ri të SHBA-së

Postuar në 17 Nëntor, 2016 19:05

Bojë mbi ministren Nikolla në shenjë proteste(video)

Postuar në 17 Nëntor, 2016 18:40

Disa aktivistë të "Lëvizjes për Universitetin" kanë hedhur bojë të kuqe ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, në shenjë proteste kundër reformës në arsimin e lartë. Incidenti ndodhi gjatë aktivitetit të ‘Samitit të studentëve’ që zhvillohej tek ‘Piramida’, i organizuar nga Partia Socialiste.

Jep dorëheqjen kreu i inteligjencës amerikane, James Clapper

Postuar në 17 Nëntor, 2016 16:35

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së SHBA-së, James Clapper, ka dhënë dorëheqjen. Përmes një letre drejtuar një paneli të kongresit, Komitetit për Inteligjencës ai ka bërë të ditur largimin nga detyra, një akt që nga disa media shikohet si sinjal për administratën Trump që të shpejtojë tranzicionin e pushtetit. Clapper ka shtuar se do të qëndrojë në detyrë deri sa Barack Obama të largohet nga zyra e Presidentit. 

 

Tension në Kuvend, Rama e Berisha nuk i hapin rrugë njëri-tjetrit (Video)

Postuar në 17 Nëntor, 2016 15:31

Edhe këtë të enjte në seancën plenare të kuvendit pati tension. Kryeministri Rama kërkoi të marrë fjalën jashtë rradhe, kur diskutanti i radhës ishte ish-kryeministri Berisha. Kaq mjaftoi që podiumi të pushtohet nga deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili nuk lejoi që kryeministri të dilte në foltore. Më pas nënkryetarja e kuvendit, Valentina Leskaj ndërpreu seancën.

Kleriku nga Malta, George Frendo emërohet në krye të Kishës Katolike

Postuar në 17 Nëntor, 2016 14:41

Dioqeza Metropolitane Tiranë- Durrës do të drejtohet nga arqipeshkëvi i ri, Imzot George Frendo. Emërimi i tij në krye të Kishës Katolike u bë nga ati i shenjtë, Papa Françesku, thuajse një vit pas vdekjes së Imzot Rrok Mirditës. Prej vitesh George Frendo, shërben në Kishën Katolike Shqiptare, fillimisht si përgjegjës për përgatitjen e standardeve plotësuese pas shpalljes së Kodit të Ri të Ligjit Kanonik deri në emërimin si anëtar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar. Prej Shtatorit të 2006-ës ishte ipeshkvi i Tiranës.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme