Lajme

Vuçiç mbledh serbët e Kosovës: Politikë unike kundër shqiptarëve

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 12:51

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u ka dhënë afat përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që deri më 31 dhjetor të tërheqin vendimet e dëmshme nëse dëshirojnë të marrin pjesë në atë që quhet politikë e përbashkët e serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë.

Gjermania rikthen arin e ruajtur në SHBA dhe Francë

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 12:46

647 ton ar që për arsye historike ishin transferuar jashtë vendit do të kthehet në Gjermani  brenda vitit 2020. DW raporton se sasitë e shufrave të arit ruheshin  në Bankën Qendrore  Amerikan, (FED) dhe Banque de France ku ishin transferuar që prej periudhës së viteve 1950-1960.

Ikën edhe Bujar Lako...(Video)

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 10:59

Ka mbetur në memorien e publikut për rolet e spikatura në kinemanë e viteve ’80, ku veçohen ai i Halit Beratit në filmin “Gjeneral Gramafoni” apo Tunxhit në filmin “Udha e Shkronjave”. Bujar Lako një prej emrave të njohur të plejadës së vjetër të aktorëve shqiptarë ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Zbardhet projektvendimi, makinat para vitit 2000 çregjistrohen

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 09:17

Qeveria ka në plan të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat e prodhuara para vitit 2000, në rast se pronarët e mjeteve nuk marrin masa për arritjen e standardit euro 3  brenda korrikut të vitit të ardhshëm. Projektvendimi i përgatitur nga Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Transporteve dhe Ministrinë e Ekonomisë propozon që brenda 1 korrikut të 2017-s, të gjitha makinat e prodhuara para vitit 2000 që qarkullojnë në vend duhet të plotësojnë standardin Euro 3.

"Last Christmas" për George Michael

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 03:13

George Michael, këngëtari i mirënjohur i popit ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare. Lajmi është bërë i njohur nga publikuesi i tij dhe është raportuar fillimisht nga BBC. Michael ka ndërruar jetë në gjumë dhe sipas asaj që thuhet deri më tani “vdekja ka ardhur për shkaqe të panjohura, por jo të dyshimta”.

Ndërkohë menaxheri i tij Michale Lippman deklarois e Michael vdiq si pasojë e infarktit, “në krevat, i shtrirë në paqe”.

Ushtarë shqiptarë në kufirin greko-turk?

Postuar në 25 Dhjetor, 2016 18:32

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli thotë se ushtarët shqiptarë, në kuadrin e NATO-s, do të mbrojnë kufirin greko-turk, për të frenuar valën e pritshme të emigrantëve. Më tej Kodheli u jep përgjigje çeshtjeve të nxehta si çamët, të drejtat e minoritetin grek, etj..

2017, destabilitet dhe përplasje në sheshe

Postuar në 25 Dhjetor, 2016 16:09

Partia Demokratike duket se ka shteruar shpresat te një rotacion paqësor i pushtetit nisur nga përvoja e zgjedhjeve të pas vitit 2013. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, nënkryetari i saj, Edmond Spaho, thotë se prekja e votës do të thotë destabilitet i vendit.

60 anëtarë të korit "Alexandrov" humbën jetën

Postuar në 25 Dhjetor, 2016 15:21

Zhdukja e avionit Tu-154 ka qenë humbje e madhe edhe për korin e ushtrisë ruse, i njohur për performancat e veta. Më poshtë një nga coverat më të mirë:

AKEP propozon ulje të tarifave të telefonisë celulare

Postuar në 25 Dhjetor, 2016 15:06

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka propozuar ulje të tarifave të interkoneksionit mes operatorëve celularë. Për këte arsye, thirrjet telefonike mes kompanive të ndryshme pritet të kushtojnë më lirë vitin e ardhshëm.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme