Lajme
Spekullime për “Planin Kissinger”: Njohje e aneksimit të Krimesë dhe largim i Rusisë nga Ukraina Lindore
Mediat e ndryshme në Perëndim po referojnë një raport të publikuar nga tabloidi gjerman “Der Bild” sipas të cilit Henry Kissinger, diplomat i vjetër dhe ish-sekretari amerikan i Departamentit të Shtetit, po ndërmjetëson mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Gazeta gjermane shkruan se Kissinger synon të shmangë një rivalitet të ri strategjik si ai i Luftës së Ftohtë duke sugjeruar lëshime reciproke. Nuk ka një dokument zyrtar mbi këto zhvillime, por në dy dalje të kohëve të fundit, Kissinger ka apeluar që Trump të gjykohet mbi politikat jo mbi spektaktlin elektoral.
Populli humbet tre përfaqësues për shkak të dekriminalizimit
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, që zyrtarisht njihet me emrin Elvis Roshi, nuk do të jetë më në këtë detyrë. Edhe deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami po ashtu nuk do të jetë më deputet. Bashkë me këta është edhe Dashamir Tahiri I PDIU-së. Vendimin për t’i zhveshur këta të zgjedhur të popullit nga mandati përfaqësues e ka marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili me votë unanime ka vendosur të aktualizojë efektet e ligjit për dekriminalizimin për Roshin dhe Selamin. Për Tahirin, 3 anëtarë të KQZ-së kanë votuar kundër.
Edi Rama ndryshon versionin: Për CEZ ka patur presion dhe kërcënim me veto nga Çekia
Pasi prokuroria dhe Gjykata e Lartë kanë mbyllur çështjet mbi privatizimin e CEZ dhe zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit me kompaninë çeke, kryeministri Rama i thirrur në Komisionin Hetmor të ngritur me iniciativë të opozitës, pranoi sot se ai personalisht dhe qeveria e tij ishin nën presion të madh dhe kërcënimin e palës çeke për t’i vendosur veto Shqipërisë në për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Hapet pazari për Tiranën. LSI-ja kërkon seancë të hapur për planin urbanistik
Kur e ardhmja mbetet në dorë të LSI-së së Ilir Metës. Paradoksi i këtij tranzicioni duket të mos ketë fund për qytetarët shqiptarë që sot dëshmojnë sesi Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga i punësuari i Edi Ramës, Erjon Veliaj, po zhbën atë që premtoi. Zero ndërtime në katër vjet me planin e ri urbanistic shndërrohet në ndërtime kudo ku ka hapsira. Zyrtarë të Bashkisë kanë pranuar se ndërtimet do të përfshijnë edhe njësinë nr.8 e njohur si zonë e ruajtur, meqenëse aty banorët nuk kanë të drejtë të përmirësojnë standardet për shkak se nuk u lejohet ndërhyrja. Jo më.
Trump tallet hapur: Shërbimet le të hetojnë. Por kompjuterët kanë komplikuar jetën tonë
Pasi fitoi zgjedhjet duke poshtëruar gjithë establishmentin, Donald Trump ka nisur shoën e tij të preferuar. Duke kapur titujt dhe duke qenë lajmi.Ai është shfaqur dje me Don King, figura e mirënjohur e boksit, në resortin Mar-a-Lago në Florida. Duke qëndruar te porta Trump ka folur lirshëm për Izraelin, hetimet për sulmet kibernetike të Rusisë etj..
Siria ndahet në zona autonome, Assad mbetet President
Siria do të ndahet në zona informale dhe Bashar al-Assad do të mbetet president për disa vjet. Të paktën këtë skicon marrëveshja mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit, sipas burimeve të cituara nga "Reuters". Sipas të njëjtave burime një marrëveshje e tillë, e cila do të lejojë autonominë rajonale brenda një strukture federale që kontrollohet nga alavitët e Assad është në një fazë të hershme dhe do të kërkojë kohën e vet për të bindur Assad, rebelët, vendet e Gjirit dhe SHBA.
Iran, të pastrehët flenë varre të boshatisura
Dorëzohet Soros: Zero shpresa mbi BE-në. Elitat u vodhën demokracinë njerëzve
Një botë e trazuar. Madje më shumë se kaq ndoshta. George Soros ka publikuar një opinion të vetin në Project Syndicate ku apelon për mbrojtjen e shoqërisë së hapur, që sipas tij kërcënohet nga forma të fashizmit dhe shtetet e tipit mafioz. Soros, vetë promovues i konceptit të shoqërisë së hapur që e huazoi nga mentori i tij Popper, pranon se kriza e shoqërive të sotme, edhe e modelit të shoqërisë së hapur, lidhet me dështimin e lidershipit për t’iu përgjigjr kërkesave dhe pritmërive të elektorati.
Daçiç zgjon serbët: Më mirë me Trump, por mos prisni që ai të kthejë Kosovën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në një intervistë për një television vendas, se është pozitive fitorja e Donald Trump në SHBA, por asnjë nuk duhet të presë se ai do t’ia kthejë Kosovën Serbisë.
Paradë naziste e nxënësve të një shkolle në Tajvan (Video)
Drejtori i një shkolle në Tajvan është dorëhequr pas reagimeve që shkaktoi një paradë e nxënësve të shkollës me temë nazizmin. Fotot dhe videot e publikuara në internet tregojnë nxënësit shkollës të veshur me uniforma naziste, duke tundur pankarta me kryqin nazist, në festimet për 62 vjetorin e hapjes së shkollës.
