Lajme
Hahn reagon për "diletantin nacionalist" Edi Rama
Komisioneri Johannes Hahn pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic u shpreh për deklarat e Rames lidhur me bashkimim e shqiptarëve ne Ballkan. "Nëse dikush mendon se mund të bëjë presion me deklarata të tilla, gabohet. Deklaratat për ndryshim të kufijve janë kundër produktve dhe të papranueshme"- deklaroi Hahn duke iu referuar deklaratave të kryeministrit shqiptar në intervistën për Politico.
Operacionet e së ardhmes
"Dita e Qametit" kaloi pa incidente
Opozita zhvilloi sot protestën e paralajmëruar duke bllokuar për 1 orë disa nga aktet nacionale të vendit. Ndryshe nga sa deklaruan eksponentë të qeverisë për rikthim të skenarëve të 97' gjithçka kaloi pa incidente.
"Shtet" i Qelepirit
Në vitin 2007, kur Edi Rama arriti fitoren e parë elektorale(jo si shumicë) në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, deklaroi ndër të tjera se “ne fituam në Shqipërinë që paguan taksa”. Ky ishte një eufemizëm i goditur, elegant, që shmangte fyerjen që sjellin frazat direkt apo ironitë e lexueshme, për Shqipërinë e qyteteteve, pse jo qytetare, të civilizuar, të legalizuar, atë që njeh dhe zabton ligjin.
FREXIT apo BE?
Zgjedhjet presidenciale në Francë kalojnë drejt balotazhit mes një socialisti - Macron - dhe një të djathi ekstrem si Le Pen.
7 vjet më parë
Qeveria socialiste është nën presionin e aksionit të opozitës për bllokimin e rrugëve dhe në kundërpërgjigje ka përdorur konferencat e policisë për të të ulur dimensionin e protestës, që sipas Bashës nuk do jetë e dhunshme. Skenari është i ngjashëm me atë të 7 viteve më parë kur militantë të Partia Socialiste të udhëhequr nga deputetë si Valentina Leskaj, apo Fatmir Toçi bllokua rrugët duke djegur goma. Sot palët kanë ndërruar rolet, ata që dje bllokuan rrugët kombëtare nën flamurin e Partisë sot janë shndërruar në ithtarë të ligjit.
BE, ndalim postimeve të urrejtjes dhe dhunës në Facebook, Twitter dhe Google
Bashkimi Evropian po shqyrton futjen e legjislacionit për të krijuar një kornizë ligjore ku ofruesit e shërbimeve të internetit, si Facebook, Tëitter dhe Google do të jenë të detyruar të fshijnë postimet me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe nxitje të dhunës, sipas një dokumenti që disponon agjencia e lajmeve Reuters.
Riprodhimi i shpejtë dhe përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe lajme të rreme në mediat sociale kanë sjellë rritjen e presionit mbi kompanitë që punojnë në këtë fushë për të hequr mesazhet me përmbajtje të tillë.
Lufta për vota, kryeministri premton Zyrë Arsimore për minoritetin
Kryeministri Edi Rama ka premtuar nga Finiqi se minoriteti do të ketë një Zyrë të posaccme Arsimore që do të kujdeset për nevojat e pakicës greke në arsim. Ai ka folur për këtëçështje nga Finiqi i Sarandës ku ndodhej për një vizitë gjatë së cilës ka vazhduar ceremonia e shpërndarjes së tapive për legalizimet.
Thirrja e Policisë së Shtetit, nul përpara një Çadre që ka flamurin dhe nis mëngjesin me himnin kombëtar
Policia e Shtetit ka dalë sot me një deklaratë përmes së cilës bën thirrje ndaj qytetarëve që të shmangin manifestimet e mundshme të ditës së nesërme, duke paralajmëruar se çdo cenim i ligjit do të përballet me ligjin.
Pas hakerave dhe propagandës mbërrin rreziku i parave ruse. Synimi: Shaktërrimi i BE-së
Fronti Nacional në Francë po goditet me të gjitha mjetet e mundshme legale pasi një fitore e mundshme e zgjedhjeve presidenciale nga Le Pen, do të thotë pasiguri totale për BE. Gazeta “Euobserver” raporton sot për një investigim të kryer nga media franceze sipas të cilit Fronti Nacional ka përfituar 11 milionë € nga Rusia, përmes skema e të ndërlikuara të transferimit të parave. Transferat janë kryer përmes Qipros nga banka apo fonde të lidhura me Kremlinin.
