Lajme
Do ta bëjmë paqen izraelito - palestineze
Presidenti amerikan Donald Trump pret kreun palestinez Mahmoud Abbas në Shtëpinë e Bardhë
Kreu i FBI, Comey: Do të merrja të njëjtin vendim për hetimin ndaj Clinton
“Pse ishte e nevojshme që 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale Ju të njoftonit hapjen e një hetimi rreth një kompjuteri të ri, pa patur dijeni se çfarë kishte në të? Pse nuk bëtë thjesht hetimin siç do të bënit normalisht?”
Qeveria nuk tërhiqet nga hidrocentralet mbi Vjosë
Edhe pse një ditë më parë Gjykata Administrative vendosi që të shfuqizojë vendimin e Ministrisë së Energjisë për të ndërtuar mbi lumin Vjosë hidrocentralin e Poçemit, Ministria e Energjisë do të ankimojë çështjen në shkallën e dytë për të kërkuar ndërtimin e tij. Zyrtarisht ky institucion, në rolin e autoritetit konktraktor, thotë për televizionin Klan se nuk është i kënaqur me vendimin dhe se në thelb gjykata nuk ka shfuqizuar asnjë procedurë të saj, por vetëm atë dhënien e lejes mjedisore, që është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit.
Pa rezultat takimi ballë për ballë, Nishani mban në këmbë dialogun
3 orë takim kokë më kokë në zyrën e Presidencën nuk prodhuan asnjë marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, por mbajnë të gjalla shpresat për një dakordësi të minutës së fundit. Nga të dyja kampet nuk ka rrjedhur asnjë informacion, ndërsa zyrtarisht institucioni i Presidentit ka përcjellë një deklaratë ku konfirmohet se s’ka produkt dhe se tryeza e dialogut mbetet e hapur.
Zgjatet me 6 muaj regjimi i kontrolleve në zonën Shengen
Komisioni Evropian pranoi kërkesën nga disa shtete anëtare për të zgjatur me 6 muaj kontrollet ekzistuese në kufihtë e vendeve të zonës Shengen. Kjo për shkak të numrit të konsiderueshëm të refugjatëve që ndodhen ende në Greqi.Në komunikatë thuhet se mbajtja e kontrolleve edhe për gjashtë muajt e ardhshëm duhet të jetë një mjet i fundit për shtetet anëtare të zonës Shengen, pasi "mbyllja" e kufijve duhet të zëvendësohet me masa të tjera për të garantuar të njëjtin nivel të sigurisë.
A është i rëndësishëm për BE-në Ballkani Perëndimor?
A shqetësohet vërtet BE-ja për Ballkanin Perëndimor? Pyetja që ka nsiur të dalë në pah si temë diskutimi në kushtet kur unioni ka braktisur shumë nga politikat e veta është shtruar për diskutim me disa ekspertë nga “Carnegie Europe”, një ndër qendrat kryesore të studimit dhe kërkimit për çështje të politikës dhe sigurisë. Pyetja ka fituar rëndësi pasi ajo reflekton dilemën e rajonit tonë që nga një anë synon integrimin, por nga ana tjetër lexon se nuk është shumë i dëshiruar. Ekspertët që janë pyetur janë nga disa vende.
Greqia dhe Serbia përgatiten për “luftë civile” në Maqedoni
Një tensionim i mëtejshëm i situatës në Maqedoni deri në përplasje civile është një skenar që po diskutohet.Në të njëjtën kohë, sipas "Ethnos" Komisioni Evropian ka ndërmarrë ditët e fundit iniciativën për të ngritur në Shkup zyrën e menaxhimit të informacionit ku përfaqësohen të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me diplomatë apo zyrtarë të policisë.
Basha kërkoi takim politik në DASH
Lulzim Basha ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësues politikë të Departamentit Amerikan të Shtetit, pas deklaratës së 20 prillit të zv. sekretarit për çështje politike në DASH, Tomas Shannon. Shannon u kërkoi partive opozitare që të merrnin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit-deklaratë që e shtyu Bashën ta akuzojë zyrtarin amerikan si mbështetës të Edi Ramës, raporton BIRN.
“Asnjë Pazar. Të shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama!”
Koço Kokëdhima, kryetar i lëvizjes “Zgjidhja”, ka menduar të dalë sot me një editorial të vetin që merret me trajtimin e krizës politike në vend. Editoriali shfaqet në ditën kur është njoftuaar takimi mes kreut të PD-së dhe kryeministrit Edi Rama, mes të cilëve Kokëdhima, duket se zgjedh të parin në funksion të kauzës së zgjedhjeve të lira.
Clinton: Nëse zgjedhjet do ishin bërë më 27 tetor, do isha Presidente. FBI dhe WikiLeaks kombinuan goditjet
Hillary Clinton është shfaqur sërish para publikut me disa kritika të forta në adresë të presidencës Trump që kaloi 100 ditët e para. Në një takim në New York, Clinton foli edhe për fushatën elektorale të vjeshtës së vitit 2016 të cilën ajo e humbi. Ish-kandidatja demokrate pranoi përgjegjësinë e plotë për humbjen, pasi siç tha ajo, “unë isha kandidatja, unë isha personi në garë".
