Ekonomi
Fasonët drejt modelit bullgar, kosto mbi kosto për përballuar qeverinë
Vetëm për shkak të ndryshimit të vlerësimit të tarifave, fabrikat e veshjeve dhe këpucëve, raportojnë një rritje me 50% të çmimit të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, tatimfitimi është 50% më i lartë. Disa prodhues të kontaktuar nga “Monitor” tregojnë se vitin e ardhshëm kanë në plan të rrisin tarifat për klientët e tyre europianë, duke ndjekur disi modelin bullgar. Administratori i një prej fabrikave të këpucëve në Durrës tregon se i ka paralajmëruar klientët se vitin tjetër do të rrisë tarifat me 5-10%.
Frika nga defiçiti, investimet publike nën parashikim
Investimet publike vijojnë të mbeten larg planit të qeverise. Sipas të dhënave fiskale në tetëmujorin e parë të këtij viti investimet janë gati 10 % më pak se plani i rishikuar me aktin normativ të buxhetit. ABC News raporton se vlera e investimeve te parashikuara për këtë periudhë eshte 31.7 miliardë lekë, ose rreth 3 miliardë lekë më pak.
Rënie e çmimeve të apartamenteve në Tiranë
Kërkesat për blerje apartamentesh në Tiranë po rriten, por çmimet në disa zona bien. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kërkesa për blerje është rritur me 30%, por kjo ndoshta shpjegohet pikërisht me rënien e çmimeve me 15%. Sipas një vëzhgimi të “Monitor” rënia e çmimeve ka prekur “zonën e ish-Bllokut me rreth 30-35%, në qendër me 25%, në unazë me 15-20%”. Këto janë edhe zonat me çmimet më të larta. Një tjetër edhe dhënë që ka rëndësi është edhe rënia e interesit nga shtetasit e huaj.
Kujtohet biznesi, do të çojë në gjykatë konçesionin e skanimit në dogana
Konçesioni i skanimit në dogana domtë ankimohet në gjykatë. Madje deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave. “Vizion Plus” raporton se dhoma e fasonëve ka nisur procedurat për ankimin duke argumentuar se marrëveshja bie në kundërshtim me Kodin Doganor. “Dhoma e fasoneve ka nisur procedurat per ankimimin ne Gjykate te kesaj kontrate, pasi eshte ne kundërshtim me kodin doganor. Sipas kesaj shoqate, do te ndiqen te gjitha hallkat dhe nese eshte e nevojshme, çështja do te shkoje ne Gjykatën Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.
Shqipëria humb shansin, italianët ndërtojnë linjën e ballkanike të transmetimit të energjisë nga Mali i Zi
“Monitor” shkruan se kompania shtetërore italiane e transmetimit të Energjisë, TERNA është duke avancuar në ndërtimin e një linje kabllore nënujore për transmetimin e energjisë elektrike me Malin e Zi, e parashikuar për të nisur nga transmetimi i energjisë në vitin 2017.
Shpërndarja e investimeve sipas një piramide urbane
Qeveria është duke përmbyllur punën për të krijuar të ashtuquajturën Piramida urbane. Janë tre plane strategjike që do përcaktojnë hierarkinë e qendrave urbane, të cilat më pas do të lidhen drejtpërsëdrejti me investimet publike, për të përmirësuar cilësinë e jetës në rajonet, qytetet dhe zonat rurale të vendit do të jenë gati brenda këtij viti në kuadër të strategjisë së qeverisë për një zhvillim sa më të qëndrueshëm territorial e hapësinor në Shqipëri. Kështu dokumenti do të përmbajë
“Bankers Petroleum” i kërkohen 50 milionë dollarë
“Bankers Petroleum” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përballen në gjykatë. Top-Channel njofton se është kompania kanadeze ajo që ka paditur DPPT-në në Gjykatën Administrative, duke kërkuar pezullimin e një akti që i faturon Bankers 24 milionë euro. “Top Channel ka mësuar se konflikti lidhet me shumën e taksave që kompania kanadeze duhet të paguajë në institucionin shtetëror. Mësohet se pak javë më parë Tatimet i kanë kërkuar Bankers që të paguajë më shumë taksa nga sa ka deklaruar.
575 mijë euro rryshfet për një zyrtar shqiptar. Hetimi kësaj radhe vjen nga Austria
575 mijë euro i janë dhënë një zyrtari të qeverisë shqiptare në vitin 2009 nga një biznesmen austriak. Lajmi bëhet i ditur nga mediat austriake që shkruajnë se Dietmar Aluta-Oltyan, ish-kreu i “Alpine Bau” ka dhënë rryshfet ndaj një zyrtari shqiptar në lidhje me ndërtimin e rrugës Damës –Tepelenë. “Prokurorët thonë se Aluta-Oltyan i ka paguar një zyrtari shqiptar një ryshfet prej 575 mijë euro, përmes një kompanie të quajtur Ëindforce Estate Limited, me qendër në Qipro.
Miq në ekonomi, armiq në politikë. Greqia, investitor i parë në Shqipëri
Ndonëse marrëdhëniet politike janë në pikën më të ulët, ato ekonomike mbeten të një rëndësie parësore në veçanti për Shqipërinë. Statistikat e fundit të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Greqia ka stokun më të madh të investimeve të huaja në Shqipëri, në vitin 20014, me 1.16 miliardë lekë, në rritje prej 7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
