Ekonomi
ALBTV, PLATFORMA MË E PLOTË TELEVIZIVE NË RRJETIN FIKS DHE ATË CELULAR NË SHQIPËRI
Sa efektive kanë qenë investimet e qeverisë Berisha?
Një nga gjërat për të cilat u dallua qeveria Berisha ishte rritja e ndjeshme e investimeve publike çdo vit, në krahasim me vitin 2005. Dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse borxhi publik u rrit ndjeshëm gjatë 8 vjetëve të qeverisjes së Berishës.
Por sa efektive kanë qenë investimet publike në periudhën 8-vjeçare të qeverisë Berisha?
Investimet publike, duke qenë mjeti kryesor fiskal në dorë të qeverisë për nxitjen e rritjes ekonomike, ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e prodhimit të sektorit të ndërtimit, si dhe tërthorazi, në të gjithë sektorët e tjerë.
Marrëzia e një udhëzimi - 37 milionë euro penalitete për 100 tonë sheqer pa faturë!
Ministria e Financave po përgatit udhëzimin “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 24 DATË 02.09.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR, i cili do të shërbejë si bazë për zbatimin e ndryshimit të ligjit të procedurave, që hyri në fuqi në 12 nëntor dhe që parashikon ashpërsim të ndjeshëm të gjobave dhe penaliteteve ndaj bizneseve me shkelje.
Shqipëria, në hartën e 90 vendeve që do japin informacione bankare për britanikët
HM Revenue and Custom, autoriteti britanik i taksave ka hartuar një listë prej 90 shtetesh, të cilat brenda janarit të 2016 duhet të ndajnë informacionet bankare me to. Shqipëria gjendet në këtë listë…Kjo iniciativë, e shoqëruar me një fushatë, për të cilën prestigjiozja The Telegraph shkruan se po bëhet me qëllim për të “kapur” shkelësit në të gjithë vendet, nënkupton shkëmbimin e informacioneve bankarë nga këto shtete, vetëm për shtetasit britanikë.
Bankers Petroleum kërkon zbatimin e vendimit të Arbitrazhit, ose do të ndërpresë prodhimin e naftës
Bankers Petroleum ka deklaruar se do të ndërpresë punimet nëse shteti shqiptar nuk zhbllokon llogaritë e saj. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit i dha të drejtë kompanisë kanadeze, e cila operon në shfrytëzimin e puseve të naftës dhe prodhimit të saj në zonën e Patos Marinzës. ““Bankers” thotë se javën e kaluar ajo eksportoi vetëm 85 për qind të sasisë së prodhuar, pasi nuk mund të financonte më tepër transportin për shkak të bllokikmit të llogarive nga Tatimet.
Refrenit “Fajin e ka Saliu” i ka mbaruar karburanti
Në dy vjetët e para të qeverisjes, qeveria Rama ka shpenzuar 1.2 miliardë dollarë për të shlyer detyrime të prapambetura të qeverisë së “Saliut”, si dhe interesa të borxhit të akumualuar ndër vite. Për këtë, ka marrë 900 milionë dollarë borxhe të reja dhe 300 milionë dollarë i ka marrë nga të ardhurat korrente të buxhetit (që mund t’i kishte përdorur për investime të së ardhmes, në vend që t’i shpenzonte për të mbuluar gropat e së shkuarës).
Marrëzia e Konçesioneve
Bizneset shqiptare të cigareve dhe karburanteve transferuan këtë vit si çmime fundore ndaj konsumatorëve rreth 20 milionë euro të krijuara si kosto shtesë nga koncesionet e markimit, skanimit dhe pullës fiskale. Vala e re e koncesioneve 200 milionë euro në një vit në shëndetësi dhe projektet për rreth 70 koncesione të reja rrisin skepticizmin tek ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare. Banka Botërore lajmëron për rreziqe që vijnë nga këto projekte.
Situata monopol në tregun e sigurimeve
Drejtuesja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati, sqaron në një intervistë për “Tema Tv” situatën monopol në tregun e sigurimeve. Situatë që ka ardhur për shkak të deformimit të funksionimit të tregut nga vetë operatorët. Kështu përqendrimi i shitjeve në një broker të vetëm çon në konkluzionin se operatorët kanë bërë rregullimin e brendshëm të marrëdhënieve për të krijuar virtualisht një sportel prej nga ku u merren paratë qytetarëve. Lati thotë se sistemi “bonus malus” do t’i jepte zgjidhje problemit në fjalë.
Për rrugën Durrës-Kukës duhen edhe 160 mln euro. Konçesionari merr përsipër shfrytëzimin e rrugës, por jo financimin
“Ka thithur nga paratë e shqiptarëve rreth 1,4 miliardë deri më sot dhe nuk ka mbaruar. Në një përllogaritje paraprake që ka bërë Komisioni Europian për ta standardizuar segmentin Durrës-Morinë, duhen të paktën edhe 160 milionë euro”, është shprehur ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë raportimit në komisionet e kuvendit. Qeveria po tenton, që mirëmbajtjen e rrugës t’ia kalojë me koncesion privatit, por sipas Ahmetajt, as kjo nuk ka për ta zgjidhur mungesën e financimit.
Punë pa lekë në biznesin e familjes
Shqipëria ende po ecën me ritme te ngadalta për punësimin ku një numrër i lartë i të rinjve punojnë pa pagesë në bizneset familjare. Fenomen që tregon për varfërinë e përhapur dhe për një ekonomi gjerësisht rurale.
Sipas shifrave të raportit të INSTAT, vihet re se 43.8 % e të rinjve punojnë në biznese familjare, por pa pagesë. Aty ku vihet re një ndryshim është në aspektin gjinor. 40.1 % e meshkujve të moshës 15-29 vjeç janë të punësuar pa pagë në biznese familjare, ndërsa femrat janë 49.2