Bota
Doli kundër linjës zyrtare për Shqipërinë e Maqedoninë, Kotzias pezulloi ambasadoren e përhershme të Greqisë në BE
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është vënë në qendër të kritikave pas daljes në dritë të përplasjeve mes tij dhe ambasadores së përhershme të Greqisë në Bashkimin Evropian, Aleksandra Papadopulu. Gazeta “To Vima” shkruan se kjo përplasje është vetëm maja e ajsbergut të problemeve që po kalon ministria e Jashtme greke, si pasojë e vendimeve të ministrit Kotzias.
Siplomatja greke ka marrë urdhër të lërë misionin e saj në Bruksel dhe të kthehet në Athinë për të qënë në dispozicion të Ministrisë së Jashtme greke.
SHBA e gatshme të pezullojë sanksionet ndaj Iranit
Presidenti amerikan Barak Obama kërkoi zyrtarisht sot nga qeveria amerikane të përgatisë raportin për pezullimin e sanksioneve kundër Iranit. Ky vendim vjen pas arritjes së marrëveshjes mes dy fuqive të mëdha për programin bërthamor të Iranit të nënshkruar në korrik 14 të këtij viti. Kjo ditë shënon fundin e një periudhe prej 90 ditësh pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të një rezolute që miratoi marrëveshjen diplomatike mes dy vendeve.
Rusi-Greqi, projekt për një gazsjellës të ri
Greqia vijon të mbajë kontakte me Rusinë lidhur me ndërtimin e gazsjellësve që dalin në Europë. Mnistria e Jashtme greke njofton për një takim mes Giorgos Tsipras, sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Ekonomike dhe ministrit rus për Energjinë, Alexander Novak. Në takim është folur për atë që pala greke e quan: Gazjellësi Jugor Europian dhe siç njoftohet është rënë dakord që të vijohet puna. Bëhet fjalë për një projekt të ri që pason disa të tillë që i janë refuzuar Rusisë dhe duket se Greqia është e gatshme që t’i mirëpresë.
Shenjtorë familjarisht
Vatikani shpall sot shenjtorë edhe një çift burrë e grua dhe kjo ndodh për herë të parë. Bëhet fjalë për francezët Louie Martin (1823-1894) dhe Maria Azelia Guerin (1831-1877), prindër të Santa Teresa di Lisieux (që vdiq nga tuberkulozi vetëm 24 vjeç dhe ështëb kanonizuar më 1925). Të dy personat në fjalë janë përzgjedhur me motivacionin: “për dëshminë e jashtëzakonshme të spiritualitetit familjar” do të shpallen sot shenjtë bashkë me katër të tjerë.
Ban Ki Moon viziton refugjatët në Itali: Situata, krizë e solidaritetit global
Ban Ki Moon, gjatë një vizite në vendstrehimin “Saint Egidio Community” në Romë tha se situata e emigrantëve dhe refugjatëve është një “krizë e solidariotetit global”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, u takua me refugjatë dhe fëmijët e tyre.
Hamas kërkon ndërhyrjen e Rusisë në ndaljen e “agresionit izraelit”
Grupi islamik palestinez “Hamas” deklaron se ka kërkuar nga Rusia që të ndërhyjë në frenimin e atij që e quan agresioni izraelit ndaj popullit palestinez. Lideri i grupit Khaled Meshal ka komunikuar për këtë çështje me zv.ministrin e Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ku raportohet se është përcjellë version palestinez i ngjarjeve: rebelimi i tanishëm i palestinezëve lidhet me shtypjen nga Izraeli dhe përpjekjet e këtij të fundit për të dëmtuar xhaminë Al-Aqsa. Meshal kërkoi që Rusia të bëjë presion ndaj Izraelit që të ndalë agresionin fillimisht në Eëst Bank dhe në Jerusalem.
Video/Dhuna në Izrael. Hiqet si gazetar dhe tenton të vrasë ushtarin
Rusia do të ndërtojë bazë ushtarake kundër ISIS, me dronë godet 49 objektiva terroriste
Moska synon të ndërtojë një bazë ushtarake në Siri për të luftuar grupin Shteti Islamik (ISIS), deklaroi zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm rus, Andrei Kartapolov, në një intervistë për tabloidin rus “Komsomolskaya Pravda”. “Baza do të përfshijë përbërës të forcave detare, tokësore dhe ajrore”, vazhdoi ai.
Fluksi i migrantëve/ Sërish viktima në Egje, në Slloveni mbërrijnë 600 refugjatë
Sërish 4 migrantë, tre fëmijë dhe një grua, humbën jetën në përpjekje për të arritur në Evropë kur varka e tyre u përmbys në detin Egje, njoftuan sot në mëngjes rojat bregdetare greke. “Të katër migrantët, identiteti i së cilëve nuk është saktësuar ende rezultojnë të mbytur pranë ishullit grek Kalimnos”, saktësoi i njëjti burim. Njëmbëdhjetë persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtën varkë u shpëtuan, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë u vunë në kërkim të një fëmijë që rezultonte i zhdukur.
Kissinger mendon se SHBA duhet të vendosë për rolin e saj në Lindjen e Mesme
“Situata aktuale është shenja e fundit e dezintegrimit amerikan në vendosjen e rregullit në Lindjen e Mesme, i prishur që nga lufta e vitit 1973”, shkruan në një opinion të tijin ish-sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger botuar në gazetën “Wall Street Journal”. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për një strategji të re dhe për prioritetet të tjera në këtë pjesë të botës”, theksoi ai. “Uashingtoni duhet të vendosë për rolin që duhet të luajë në shekullin XXI dhe padyshim që Lindja e Mesme do të jetë prova jonë e parë dhe ndoshta më e vështirë.