Bota

Irani flet për potencialin e një lufte botërore. SHBA vë në pikëpyetje sovranitetin e Sirisë

Postuar në 29 Prill, 2016 16:55

Siria vijon të mbetet një nga pikat kryesore të tensionit në botë, ku edhe mosmarrëveshja mes dy fuqive kryesore, SHBA-së dhe Rusisë është më serioze. Një ditë më parë, media iraniane “PressTv” raportonte se në konferencën për Sigurinë Ndërkombëtare, zhvilluar në Moskë, ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral Hossein Dehqan, deklaroi se politika me dy standarde që ndjek SHBA, rrezikon një luftë të re botërore. “Për ruajtjen e interesave të veta, Washingtoni po vë në punë standarde të dyfishta apo të shumëfishta për çështjet kryesore që janë burim i prishjes së stabilitetit dhe sigurisë.

Ligj për të penguar fluksin e të varfërve nga Europa

Postuar në 29 Prill, 2016 10:32

Qeveria gjermane ka për qëllim të reduktojë në mënyrë drastike qasjen në përfitimet e mirëqenies sociale për emigrantët nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian,  duke sinkronizuar hapat me Britaninë. Drafti, i cili është kritikuar me forcë nga opozita parashikon që emigrantët evropianë në Gjermani të cilët janë të papunë nuk mund të marrin ndihmë sociale nëse ata nuk kanë pesë vjet qëndrimi të ligjshëm në vend.

Politika e Gjermanisë, kërcënim për Bashkimin Europian. A mund të marrë një rol të ri Italia?

Postuar në 29 Prill, 2016 01:00

Anatole Kaletsky, kolumnist i njohur i “Times”, “The Economist”, “Reuters” etj., si dhe autor i një libri me ndikim me titull: “Capitalism 4.0: Lindja e një Ekonomie të Re si Rezultat i Krizës”, trajton në një opinion të vetin në “Project Syndicate” temën e lidershipit në Europë. Kaletsky i bashkohet zërave kritikë ndaj politikave gjermane të Angela Merkel, që i cilëson “dogmatike dhe konservatore”, duke shkuar më tej në përfundimin se rendja pas kursit gjerman do të çojë drejt shkatërrimit të Europës.

Miratohet me konsensus në Kongresin amerikan, kontroll e-mailit vetëm me mandat

Postuar në 28 Prill, 2016 15:16

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar dje me konsensus Aktin mbi Privatësinë e E-mail-it. Ai u miratua në mënyrë unanime duke i kthyer në një nga aktet më konsensuale të Kongresit. Akti është një hap përpara në ruajtjen e privatësisë në komunikimin elektronik që mund të hapë një dritare për përshtatjen e tij edhe në vende të tjera, ku përgjimi, survejimi dhe aksesi në të dhëna është kthyer një problem real.

Ndihma ushtarake për Izraelin/SHBA drejt miratimit të paketës më të madhe në historinë e vet

Postuar në 27 Prill, 2016 23:17

Marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Telavivit zyrtar nuk janë në ditët e veta më të mira, por kjo nuk pengon që shteti i vogël në Lindjen e Mesme, të përfitojë një ndihmë të madhe nga SHBA.”Time of Izrael” raporton se SHBA po planifikojnë rritjen e ndihmës ushtarake vjetore për Izraelin duke shkuar në një shifër që është më e madhja në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, me mbështetjen e një numri të madh senatorësh amerikanë.

Irani deklaron se ka kapacitet për të prodhuar raketa ndërkontinentale

Postuar në 27 Prill, 2016 16:09

Irani deklaron se ka krijuar kapacitetet shkencore dhe teknologjike për prodhimin e raketave ndërkontinentale. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm për Çështjet Politike në Ministrinë e Jashtme, Hamid Baeidinejad në faqen online “Basirat” e afiluar me Trupat e Gardës Islamike Revolucionare. “Fuqia jonë shkencore na ka krijuar mundësi për të prodhuar deri edhe raketa ndërkontinentale”, ka deklaruar ai. Baeidinejad ka shtuar se doktrina ushtarake iraniane është me natyrë mbrojtëse dhe ka për qëllim neutralizimin e kërcënimeve që vijnë nga jashtë.  

Gara republikane në SHBA: Trump fiton 5 shtete në 5 që ishin në garë

Postuar në 27 Prill, 2016 04:16

Sonte natën dolën rezultatet (pothuajse të plota deri në këtë moment, siç duket amerikanët kanë nevojë për QKR-në tonë) e garës republikane dhe asaj demokrate në SHBA. Për momentin fitorja e Hillary Clinton në kampin demokrat duket e sigurtë ndërsa ajo e Trump ndër republikanët duket në konfirmim e sipër. Duhet pasur parasysh që Trump akoma nuk gëzon mbështetjen e "establishmentit" të Partisë Republikane. Por ai po avancon në votimet, sidomos në dy javët e fundit, duke fituar Neë York para një jave dhe sonte, 5 shtete nga 5 që ishin në garë.

Nga do të shkojë Serbia, me SHBA, apo me Rusinë?

Postuar në 26 Prill, 2016 18:54

Fitorja e Alexander Vuçiç në zgjedhjet e fundit parlamentare ka vënë në lëvizje Rusinë e cila e shikon vendin ballkanik si shpresën e një kufiri gjeopolitik mes Lindjes dhe Perëndimit. Kjo është një ide që gjen përkrahje të gjerë përderisa për të ka folur edhe kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve të Rusisë, Vitaly Likhachev, i cili ndodhet në një vizitë pune në Beograd.

Goditja e radhës e ISIS në Europë, shërbimet sekrete paralajmërojnë rreziqe në Britani, Itali dhe Gjermani

Postuar në 26 Prill, 2016 16:02

Njësi të Shtetit Islamik janë aktive në Europë dhe ato kanë fituar kapacitet për t’iu shmangur monitorimit nga shërbimet sekrete perëndimore. Kreu i Sherbimit Kombëtar Inteligjent në SHBA, James Clapper ka deklaruar dje se njësitë janë operative në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në Itali dhe se ato po përpiqen që të sulmojnë civilët në këto vende. Clapper ka folur në një takim të organizuar nga “Christian Science Monitor” dhe sipas asaj që rezulton, shërbimet perëndimore nuk kanë ndonjë ide se kush është objektivi i radhës.  

 

Një botë policore – 3.5 miliardë dollarë më shumë në tregun e pajisjeve të kontrollit të protestave

Postuar në 26 Prill, 2016 14:27

Po shkohet drejt një bote politike me natyrë përherë e më shumë policore. Aparati represiv i shteteve kryesore po njeh financime të mëdha, tashmë jo vetëm në përmbushje të objektivave ushtarakë, apo të Politikës së Jashtme, por edhe në funksion të përmbajtjes, kontrollit dhe dominimit të tensioneve sociale që sa vijnë e bëhen problematike. Një raport i realizuar nga “sandlerresearch.org” jep disa vlerësime për atë që quhet Tregu i Sistemit të Kontrollit të Protestës Globale, që për periudhën 2016-2020, mendohet të rritet me 5.3%.

Pages

Subscribe to RSS - Bota