Bota

SHBA-Iran, drejt një krize të re globale

Postuar në 14 Tetor, 2017 09:47

Marrëveshja për programin bërthamor të Iranit po shfaqet si një çështje që destabilizon skenën politike globale. Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi ratifikimin e marrëveshjes nga ana e SHBA-ve me argumentin se Irani financon terrorizmin. Pas kësaj deklarata Trump u ballafaqua me kritika të ashpra nga presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, i cili foli për "akuza të pabaza", ndërsa zyrtarë evropianë i kërkuan kreut të Shtëpisë së Bardhë të rimendojë veprimet e tij.

Skandali “Metalgate”, fundoset gjigandi japonez i çelikut

Postuar në 13 Tetor, 2017 22:24

Kompania japoneze e përpunimit të çelikut “Kobe Steel” bëri me dije se  numri i kompanive që janë prekur nga skandali i falsifikimi të të dhënave në lidhje me cilësinë dhe qëndrueshmëri e aluminit, bakrit dhe 9 produkteve të shitur prej saj në 10 vitet e fundit janë nga 200 deri në 500.  Skandali ka çuar në një rënie prej 1.8 miliardë dollarësh në vlerën e tregut të “Kobe Steel” këtë javë.

Juncker: Anglishtja po humbet rëndësinë në BE

Postuar në 13 Tetor, 2017 18:20

Shaka personale, i quajti  Jean-Claude Juncker deklaratat për shfuqizimin anglishtes si gjuhë zyrtare të BE-së, pas zbatimit të BREX-it.  "Gradualisht anglishtja po humbet rëndësinë e saj në Evropë", deklaroi Juncker në një konferencë në Firence teksa fliste në gjuhën angleze dhe pastaj vazhdoi në frëngjisht, duke provokuar duartrokitje në sallë. I pyetur nëse frëngjishtja do të ishte gjuha e ardhshme e Evropës, Juncker u përgjigj në anglisht: "Është gjithmonë e rrezikshme ta thuash këtë."

"Anullimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, mund ta drejtojë Europën afër Rusisë dhe Kinës"

Postuar në 13 Tetor, 2017 08:39

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka paralajmërur se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin  mund të ketë pasoja të thella në peizazhin ndërkombëtar.

Është imperative që Europa të qëndrojë e bashkuar në këtë çështje. E duhet t’u themi amerikanëve se sjellja e tyre mbi çështjen e Iranit do të drejtojë europianët në një pozicion të përbashkët me Rusinë dhe Kinën kundër SHBA-së”, tha Gabriel në një intervistë për gazetën e grupit “RND”, citon “Deutsche Welle”.

SHBA braktis UNESCO-n, i bashkohet dhe Izraeli

Postuar në 12 Tetor, 2017 20:45

SHBA njoftoi sot se do të tërhiqet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke e akuzuar këtë institucion se ishte anti izraelit.

Shkak është bërë anëtarësimi Palestinës në këtë institucion të Kombeve të Bashkuara. SHBA do të mbajë statusin e vëzhguesit, njoftoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB-së me seli në Paris. Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO, Irina Bokova shprehu keqardhje për vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga UNESCO.

18 të arrestuar në Greqi, ngritën flamurin e Katalonjës në ambasadën spanjolle

Postuar në 12 Tetor, 2017 16:02

18 anarkistë janë vënë në pranga nga policia greke në Athinë pasi hynë me dhunë brenda ambasadës spanjolle në kryeqytetin grek në shenjë proteste për mbështetjen e pavarësisë së Katalonias.  Të arrestuarit janë pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikon”.

Jo vetëm në Serbi. Putin i preferuar edhe në Greqi

Postuar në 11 Tetor, 2017 11:36

Një sondazh i kryer nga një grup sociologësh në Univesitetin e Maqedonisë për llogari të gazetës “Kathimerini”, evidenton një klimë mosbesimi të grekëve ndaj Perëndimit dhe Europës politike, në të cilën bëjnë pjesë prej dekadash. 57.3% e grekëve mbajnë qëndrim pozitiv ndaj Rusisë dhe 67% e tyre kanë qëndrim pozitiv ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Kancelarja gjermane Angela Merkel, shikohet pozitivisht nga 40.5% e të pyeturve, kurse presidenti amerikan, Donald Trump nga vetëm 16.5% e tyre. 73% e grekëve nuk e pëlqejnë Trump, ndërkohë që për Merkel kjo shifër është 56%.

Erdogan në Serbi: “Të ndërtohet sa më shpejt rruga Beograd-Sarajevë. Nuk ka probleme në Sanxhak”

Postuar në 11 Tetor, 2017 08:50

Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdgan në Serbi ka tërhequr vëmendje jo të vogël mediatike. Presidenti turk do të qëndrojë dy ditë në Serbi dhe përpara mbërritjes ka nisur mesazhet e para përmes një editoriali në gazetën beogradase “Politika”.

Turqia dhe Serbia janë dy vende kyçe në Ballkan dhe bashkëpunimi mes tyre ka rëndësi kyçe për mbajtjen e stabilitetit, paqes dhe progresit në rajon dhe përmes tij në Europë”, citon “B92”, presidentin turk.

"Duam pavarësi me dialog"

Postuar në 10 Tetor, 2017 20:42

"Unë do ta respektoj vendimin e katalanasve mbi pavarësinë"-deklaroi guvernatori  katalanas Carles Puigdemont, duke denoncuar episodet e dhunës që ndodhën  ditën e referendumit. Ai u përpoq të dërgonte në Madrid një mesazh në favor të respektimit të vlerave demokratike, duke propozuar si zgjidhje për pavarësinë dialogun me qeverinë spanjolle.

Hakerohen planet e luftës së Koresë së Jugut

Postuar në 10 Tetor, 2017 19:06

Hakerat e Koresë së Veriut thuhet se kanë kapur një numër të madh dokumentesh konfidencialë nga Koreja e Jugut, duke përfshirë një plan vrasjeje kundër Kim Jong Un.

Siç pretendon deputeti i Koresë së Jugut, Rhee Cheol-Hee, ky informacion vjen nga ministria e mbrojtjes e vendit të tij. Dokumentet e vjedhura përfshijnë planet e hartuara nga SHBA dhe Koreja e Jugut në rast lufte. Përveç kësaj, ka informacione të rëndësishme për stacionet e energjisë dhe objektet ushtarake në vend.

Pages

Subscribe to RSS - Bota