Bota
Kryeministri Hoti: Dialogun me Serbinë e udhëheq unë. Nuk ka marrëveshje që prek territorin
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar në një intervistë për Zërin e Amerikës se do të merren të gjitha masat që të lehtësohet dialogu me Serbinë. Por siç tha ai nuk do të ketë asnjë marrëveshje që parashikoj shkëmbim territori, apo prekje të integritetit territorial të Kosovës.
I pyetur për udhëheqjen e dialogut, Hoti ka deklaruar në mënyrë të qartë se atë e drejton Ai dhe qeveria.
Musk: Koha që ndaj Amazon të Bezos të veprojë antitrusti
Monopolet janë një gjë e gabuar
Gaboi tani, gaboi edhe më 1918-ën me Gripin Spanjoll
Revista e njohur mjekësore, “The Lancet” është detyruar të tërheqë një studim të publikuar prej sipas të cilit përdorimi i hidroksilklorokinës për të prekurit nga koronavirusi shton rrezikun e vdekjeve.
Për Ballkanin mjafton ideja e demokracisë
Loja me demokraci e delegacionit të Bashkimit Europian po përsëritet në Serbi me të njëjtin regjistër retorik. Opozita serbe ka lënë të kuptohet për bojkotim të zgjedhjeve, por Aleksander Vuçiç ka thirrur në ndihmë Europën dhe standardet e saj. Kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi ka deklaruar se bojkoti i zgjedhjeve nuk është një ide e mirë.
Zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për demokracinë dhe politikanët duhet të prezantojnë platformat e tyre dhe të diskutojnë vizionet për të ardhmen
Rren-cëria/Propozon amnisti fiskale: Janë 100 miliardë fshehur në dyshek
Nuk është vetëm Edi Rama kryeministri I amnistive. Miku i tij, po aq gaztor me veten e vet, ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, propozon së fundmi të njëjtën gjë:
Ka një thes me para që rrinë të ngrira, nga 100-150 miliardë euro, në kasaforta apo poshtë dyshekut. Para që nuk I kalojnë shoqërisë. Lëvizja që duhet është që të bëhet një vetëdeklarim. Unë deklaroj paratë e mia, paguaj një taksë që ne mendojmë të jetë 10-15% dhe pastaj nuk procedohem. Kjo mund të hidhte në qarkullim 100 miliardë
Donald Trump, presidenti i parë që po përpiqet të përçajë Amerikën
Mënyra sesi administrata Trump po menaxhon protestat në vend pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, ka provokuar reagime të shumta edhe në elitën politike të vendit. Ish-seketari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka akuzuar presientin e SHBA-ve se po përpiqet të ndajë popullin amerikan.
Donald Trump është presidenti i parë në jetën time që nuk përpiqet të bashkojë popullin amerikan – as nuk pretendon se e bën këtë. Përkundrazi, ai po përpiqet të na përçajë. Ne po dëshmojmë pasojat e tri vjetëve përpjekjeje të qëllimshme në këtë drejtim
Kryepidemiologu i Suedisë pranon gabimet: Përgjigja më e mirë, mes asaj që bëmë ne dhe asaj që bëri bota
Epidemiologu kryesor i Suedisë, Anders Tegnell ka pranuar gjatë një interviste për Radion Suedia se strategjia e propozuar për tij si përgjigje ndaj epidemisë së koronavirusit kishte gabimet e veta.
Nëse ne do të përballeshim me të njëjtën sëmundje me të njëjtën njohuri që kemi sot, mendoj se përgjigja do të ishte diku mes asaj që Suedia bëri dhe asaj që pjesa tjetër e botës bëri
është shprehur ai.
Padi 5 mld $ kundër Google. Gjurmon përdoruesit edhe në Private Mode
Tashmë nuk përbën më lajm në vetvete. Google shkel privatësinë e përdoruesve. Ka shumë mënyra për këtë gjë, por së fundmi në SHBA kompania është paditur për shkelje të privatësisë edhe kur përdoruesi futet në internet me brouzerin në private mode. Sipas përdoruesve historiku i kërkimeve të tyre në profilin private mode nuk gjurmohet, por Google bën të këndërtën, sipas kompanisë gjurmimi i historikut edhe në këtë opsion kërkimi nuk është joligjor.
Pandemia/Prapaskenat e një marrëdhënieje të vështirë mes OBSh-së dhe Kinës
Një investigim i Associated Press hedh dritë mbi atë që ka ndodhur gjatë muajit janar kur bota u vendos para faktit dramatik të shpërthimit epidemik të koronavirusit.
Sipas materialeve të disponuara nga media në fjalë, Kina ka vonuar transmetimin e të dhënave për genomin e virusit me një javë dhe më shumë se kaq të dhënat klinike të poseduara prej saj për shkak se ishte vendi i parë që u prek nga epidemia.
Vendos të dislokojë ushtrinë në rrugë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të përdorë ushtrinë për vendosjen e rregullit në SHBA.
