Bota

Irani ekzekuton me varje gazetarin që frymëzoi protestat e 2017-s

Postuar në 12 Dhjetor, 2020 10:45

Në Iran, mëngjesin e sotëm është ekzekutuar me varje Ruhollah Zam, gazetar kritik i regjimit të ajatollahut. Disidenti i internuar në Francë, i cili kishte frymëzuar demonstratat tre vjet më parë në Iran u dënua me vdekje më 30 qershor nga një gjykatë në Teheran, me akuzat e "korrupsionit në Tokë", një shkelje e rëndë e ligjit e krijuar nga ayatollah Khomeini për rastet e spiunazhit ose përpjekjes për përmbysje të shtetit.

Meksikë/ 119 kafka aztekësh gjenden nën themelet e kryeqytetit

Postuar në 12 Dhjetor, 2020 10:27

Arkeologët kanë zbuluar 119 kafka njerëzore nën qendrën e kryeqytetit të Meksikës. Kafkat u zbuluan në atë që ka qenë dikur kullë e aztekëve.

Kulla u zbulua në vitin 2015 gjatë restaurimit të një ndërtese në kryeqytetin meksikan.

Moratorium 6-mujor, Serbia heq dorë nga aktivitetet ushtarake

Postuar në 11 Dhjetor, 2020 21:16

Serbia ka vendosur të ndërpresë stërvitjet ushtarake me partnerët. Në shtator të këtij viti, këtë moratorium, ish-ministri i Mbrojtjes, e motivoi me “presionin e tmerrshëm dhe të pamerituar nga Bashkimi Evropian”.

Sony hyn në listën e gjigantëve të argëtimit, blen Crunchyroll për 1.175 miliardë dollarë

Postuar në 11 Dhjetor, 2020 10:22

Sony Corp. do të blejë AT&T Inc. Crunchyroll për 1.175 miliardë dollarë. Me këtë blerje, konglomerati elektronik synon të forcojë përmbajtjen e tij argëtuese.

53% e vaksinave janë blerë nga vendet e pasura, mjaftueshëm vetëm për 14% të popullsisë

Postuar në 10 Dhjetor, 2020 22:44

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka deklaruar se vendet e pasura kanë blerë paraprakisht 53% të vaksinave kundër CoVid-19, duke krijuar kushtet e një pabarazie në trajtimin e sëmundjes. 

Bota do të jetë një vend më i vështirë për t’u jetuar dhe më pak e ndershme pas pandemisë. Nëntë në dhjetë vende të varfra me gjasë nuk do të kenë mundësi të marrin vaksinën në vitin 2021, sepse vendet e pasura kanë blerë tashmë 53% të vaksinave të prodhuara për vitin tjetër. Dhe më ato 53%, vetëm 14% i totalit të popullsisë së botës do të vaksinohen 

Bankat amerikane zhvendosin 400 miliardë euro drejt Gjermanisë

Postuar në 10 Dhjetor, 2020 14:14

Morgan Stanley parashikon të zhvendosë drejt Gjermanisë  rreth 100 miliardë euro asete. Sipas Bloomberg zhvendosja nga Britania e Madhe mendohet të kryhet në fillim të vitit 2021.

Lëvizja vjen në kuadër të përpjekjeve të disa bankave të tjera amerikane si JPMorgan Chase&Co dhe Goldman Sachs Group që po i drejtohen BE-së për shkak të Brexit.

Video/Merkel e prekur: Shifra e 509 të vdekurve në ditë është e papranueshme

Postuar në 09 Dhjetor, 2020 14:25

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shfaqur e prekur gjatë një fjalimi të mbajtur në Bundestag teksa ka bërë një bilanc të infektimeve dhe të vdekjeve. Sipas Merkel, 509 viktima në ditë nga CoVid-19, janë një shifër e papranueshme. Më poshtë video: 

Poloni, kompania shtetërore e naftës blen një nga kompanitë më të mëdha mediatike

Postuar në 08 Dhjetor, 2020 12:39

Kompania shtetërore e naftës në Poloni, PKN Orlen, ka blerë Polska Press, një grup mediatik privat, pjesë e të cilit janë disa të përditshme dhe të përjavshme. Kjo ka ngritur shqetësimin se qeveria po përpiqet të vënë nën kontroll një botues me peshë dhe të pavarur.

Anketa në Kosovë: Shqipëria, e treta në listën e aleatëve

Postuar në 08 Dhjetor, 2020 11:53

Në Kosovë, SHBA shihet si aleati më i madh. Një hulumtim i kryer në Kosovë dhe Serbi, nga Qendrat për Studime të Sigurisë, rezultatet e të cilit u publikuan në një konferencë virtuale të organizuar nga Instituti për Politikë të Jashtme i Universitetit John Hopkins, ka gjetur se pas SHBA-ve, Kosova sheh si aleat të madh Gjermaninë dhe pas saj Shqipërinë.

Kotzias zbulon prapaskenat e çështjes maqedonase në një libër të vetin

Postuar në 07 Dhjetor, 2020 23:23

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, pritet të publikojë së afërmi një libër që trajton gjerësisht prapaskenat e asaj që quhet si “çështja maqedonase”.

Pages

Subscribe to RSS - Bota