Bota

Amerika mbyll misionin në Afganistan

Postuar në 31 Gusht, 2021 11:54

Ushtarët e fundit amerikanë lanë Afganistanin këtë të martë. Aeroporti i Kabulit, i kthyer në skenën kryesore të dramës së afganëve, është tashmë bosh. Pa asnjë aeroplan dhe i patrulluar nga talebanët me automjete të blinduara, pamjet e tij tregojnë një kontrast të thellë me përpjekjet kaotike të evakuimit që ndodhën gjatë ditëve të fundit.

Erdogan shprehet i gatshëm të ndërmjetësojë një marrëveshje të re për Bosnjen

Postuar në 30 Gusht, 2021 20:50

Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal  të Zi ka prodhuar një lloj zhvillimi diplomatik. I pyetur nga gazetarët në Stamboll, Erdogan ka deklaruar Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve nëse përfaqësuesit e tyre e dëshirojnë një gjë të tillë.

Izraeli dhe Palestina ulen në bisedime për herë të parë pas një dekade

Postuar në 30 Gusht, 2021 13:12

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, është takuar të dielën me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor. Këto janë bisedimet e para zyrtare izraelito-palestineze që kur kryeministri Naftali Bennett mori detyrën në qershor. Takimi në Ramallah erdhi disa orë pasi kryeministri izraelit Naftali Bennett u kthye nga Uashingtoni ku u takua me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse nuk fitoj një mandat tjetër, më vrasin ose më burgosin”

Postuar në 30 Gusht, 2021 08:42

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, parashikoi tre opsione për të ardhmen e tij: fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, vdekjen ose burgun.

"Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arrestohem, të vritem ose të fitoj," tha ai, në fjalimet në një takim të mbajtur të shtunën. Bolsonaro më vonë shtoi se opsioni i parë është jashtë diskutimit. "Asnjë njeri në Tokë nuk do të më kërcënojë".

Raportohet vdekja e parë e shkaktuar nga vaksina Pfizer në Zelandën e Re

Postuar në 30 Gusht, 2021 08:31

Zelanda e Re ka raportuar vdekjen e parë të lidhur me vaksinën Pfizer. Viktima është një grua, e cila ka ndërruar jetë për shkak të një inflamacioni në muskulin e zemrës.

Moska riaktivizon aleancën post-sovjetike në Azinë Qendrore

Postuar në 29 Gusht, 2021 17:29

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani është kthyer në shqetësim për Rusinë, e cila e sheh Azinë Qendrore Sovjetike si pjesë të krahut mbrojtës jugor dhe i druhet përhapjes së radikalizmit islamik.

Moska thotë se do të punojë më ngushtë me anëtarët e tjerë të një aleance post-sovjetike për sigurinë, pasi tërheqja e forcave amerikane nga Afganistani ngre rreziqe të sigurisë rajonale.

Virusi në mutacion të vazhdueshëm, një variant i ri zbulohet në Afrikën e Jugut

Postuar në 29 Gusht, 2021 14:46

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në disa vende të tjera. Studiuesit thonë se C.1.2 mund të jetë më infektiv dhe t’i shpëtojë mbrojtjes që japin vaksinat. Studimi është kryer në Institutin Kombëtar të Afrikës së Jugut për Sëmundjet Ngjitëse në bashkëpunim me Platformën e Inovacionit dhe Sekuencimit të Kërkimeve KwaZulu-Natal.

Raporti i inteligjencës amerikane: Tërheqja nga Afganistani mund të nxisë radikalizimin

Postuar në 29 Gusht, 2021 12:54

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani mund t'i shtojë gjasat për sulme terroriste brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë saj, thuhet në një raport të inteligjencës, i shpërndarë të premten në qeveri dhe agjencitë e zbatimit të ligjit.

Një tjetër dhimbje koke për Amerikën: Kina po i afrohet Rusisë për potencialin bërthamor

Postuar në 28 Gusht, 2021 16:30

Kina  po e rrit me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor dhe shumë shpejt do të lërë pas Rusinë si kërcënimi kryesor bërthamor i Shteteve të Bashkuara. Paralajmërimi vjen nga një zyrtar i lartë ushtarak amerikan. Gjeneral i Forcave Ajrore të SHBA-së, Thomas Bussiere, zëvendës komandant i Komandës Strategjike të SHBA, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të vendit, tha se zhvillimi i kapaciteteve bërthamore të Kinës nuk shkon paralel me atë që ajo pretendon publikisht.

Kinë, shteti merr kontrollin e të dhënave që mbledhin gjigantët e teknologjisë

Postuar në 28 Gusht, 2021 13:25

Qyteti kinez Tianjin u ka kërkuar kompanive të kontrolluara nga bashkia që të transferojnë të dhënat e tyre nga operatorët e sektorit privat si Alibaba Group dhe Tencent Holdings në një sistem cloud të mbështetur nga shteti.

Pages

Subscribe to RSS - Bota